top of page

Turma është “clique” do të thoshte


G. K. Chesterton

Turma është “clique” do të thoshte Chesterton

Dr Fatmir Terziu


Esteti i famshëm francez, i viteve nëntëdhjetë, Marie Joseph Robert Anatole, Comte de Montesquiou-Fezensac, që ishte edhe një poet simbolist, deklaroi se “poeti i cili është i admiruar nga poetët, duhet të jetë më i madhi i poetëve”. Ndërsa shkrimtari anglez G. K. Chesterton duke marë guximin shkoi më tej të dyshoj për këtë deklarim. Chesterton e rrëzoi atë deklarim dhe tha se një deklarim i tillë fliste ndryshe, dhe dihej kuptuar kjo më qartë, pasi “poetët në fakt po bashkëpunojnë me poetin”. Sipas tij “Bukuria që ata shohin në punën e tij është pjesërisht edhe puna e tyre, po aq sa dhe puna e tij. Ashtu sikurse poetët mund të shohin më shumë se të tjerët në çdo shkurre ose përtej një reje, kështu dhe të tjerët si vetë poetët mund të kuptojnë më shumë në çdo epitet ose metaforë.” Përtej këtyre deklarimeve, ajo që vjen dhe vlen në mjedisin shqiptar, ndoshta si një risi pak më e komplikuar, është se poetët e këtij mjedisi letrar i përkasin kohërave të ndryshme krijuese dhe zakonisht “shkollat” kohore poetike kanë dhe shijet e tyre përkatëse.

Nëse poetët janë nga brezi i një “shkolle” të periudhës totalitare, natyrisht kanë mjaft arsye të mos jenë parë dhe shijuar me një sy. Dhe këtu ka shije të ndryshme që ndikohen nga dhjetra arsye të tjera (janë thënë disa herë arsyet e ndikimeve dhe udhëzimeve partiake në letërsi dhe në arte, ato të quajtura “Direktiva?!”). Si shembull mund të merret jo vetëm ana propagandistike e fenomenit të asaj kohe, por një simbolikë e thjeshtë të cilën Chesterton e kishte paracaktuar kështu: “në qoftë se poetët janë të shkollës së veçantë të poezisë, ata do të marrin me mend diçka nga ajo që ai thotë me epitetin e çuditshëm, apo metaforën e çmendur”. Pra që nënkupton një lloj simetrie të plotë mirëkuptimesh mes grupeve të tilla që kanë thuajse një arsye më shumë të kuptojnë dhe të nënkuptojnë njëri-tjetrin. Por nëse poetët janë krijues të kohës së pas viteve nëntëdhjetë, natyrisht kanë një peshë më të madhe në “mirëkuptime”, madje akoma më tej kur poetët e dy kohërave kanë pikëtakim mes vetes. Dhe kjo ndodh edhe kur dikush nga palët hesht, dhe kur palët bëjnë sikur “mirëkuptohen”.

Shumë prej tyre janë ankuar dhe janë vënë në siklet poetik nga klishetë në botën letrare. Ata kanë të drejtë për një arsye të veçantë, edhe pse unë nuk jam i sigurt se ata e dinë dhe e kuptojnë atë arsye (dikush, “mjek” që lexonte natën në turnin e tretë kur rrënkonin pacientët e tij, apo dhe tashmë duke ndërruar bebelinat e nipërve dhe mbesave kërkon të japë mend për letërsinë dhe udhën e saj, e më së shumti atyre që fatin e paracaktuan mes më të avancuarve të Perëndimit). Kjo e veçantë është tek pakënaqësia. Pakënaqësia, si shumë prej pakënaqësive, ka një disavantazh të caktuar, që nuk bën dallim midis shqetësimeve normale të jetës njerëzore dhe shqetësimeve të veçanta të jetës moderne. Nën kushte “të lira” krijuese, të gjithë duhet të jenë në mënyrë të barabartë në kontaktet krijuese me njëri-tjetrin, ose shpërndarjen e letërsisë ashtu qetë dhe pa tambure në çdo qenie njerëzore (lexues dhe jo lexues), si ditën më të mirë të vlerave. Por a ndodh kjo? Natyrisht që jo. Sikur e kemi thënë promovimet janë dhe ato mbi bazë mundësish, grupimesh, madje dhe mbi bazë miqësish, ku më së shumti mbushin sallat njerëzit që s’kanë lidhje me librin, që nuk kanë lexuar një libër, dhe jo më të kenë ndonjë ide për poezinë apo letërsinë. Dhe kamerat në mjaft raste televizive shtojnë duartrokitjet dhe pamjet e sallave si në video-montazhet e fushatave politike të partive. Kjo mbetet baza ku pakënaqësia bën rolin e saj, pasi këtu lind dhe vetvetiu pakënaqësia. Tjetra është se vetë Institucioni i librit është palë e kësaj pakënaqësie, pasi ai nuk është një strukturim, ku vihen emrat e letrave shqipe, sigurisht ata që përditë e më shumë shtojnë në nderin e krijimtarisë shqiptare nga një vlerë.

Por në fakt të gjitha këto fjalë dhe probleme nuk duket se janë plotësisht kuptimi kryesor i asaj që duhet kuptuar, i asaj çfarë kuptohet. Nëse poetët janë kështu, janë këtu në këtë mjedis të sotëm shqiptar, që ka gjeografi të gjerë, dhe që nuk ka kufinj, ata natyrisht e kanë më të vështirë e më të lehtë njëkohësisht të shohin këtë pakënaqësi, apo vetë epitetin e çuditshëm dhe metaforën e çmendur. E thënë më shkurt, asnjë poet, apo krijues nuk e ka bërë udhëtimin e tij (pelegrinazhin) nga parajsa në pikën ku ai jeton dhe krijon (u kërkoj ndjesë atyre që e kanë stërbërë këtë pelegrinazh në krijimtarinë e tyre) pasi një padukshmëri magjike, më e ndjeshme se pakënaqësia, ka marrë udhën dhe ka nisur prej kohësh me një mënyrë selektive dhe të stërholluar të takojë “baballarët” e poezive, lirikave, epikave e ku di unë (shumica janë në kuadratin e sekreteve të tyre) për tu thënë se ju ishit, jeni dhe do të mbeteni, për sa kohë vazhdoni të mos treteni në mesin tonë letraro-poetik. Por kjo ka mbetur në mes të udhës. Është ndeshur sërrish me epitetin e çuditshëm dhe metaforën e çmendur, që kërkon një turmë përkthyesish të mirëkualifikuar për ti shpjeguar ushtrisë pafund të poetëve të sotëm atë që mungon në lidhjen mes poezisë dhe lexuesit. Turma është “clique” do të thoshte Chesterton.

Dhe kjo ‘turmë”, si një grup i vogël i ngushtë-thurur nga koha e ikjes prej letrave, prej njerëzve të cilët nuk janë të gatshëm të lejojnë të tjerët të bashkohen me ta, natyrisht ende lufton me të madhe dhe kërkon deri në pikën e fundit epitetin e çuditshëm dhe metaforën e çmendur. Sidoqoftë kjo nuk është gabim në plan të parë, pasi procesi i tillë është një proces i vërtetë i perfeksionimit të shprehjes së lirë njerëzore. Dhe ata që shkruan e vazhdojnë të shkruajnë marrin mrekullinë në heshtje të këtij procesi. E kishin dje? Ky është paradoksi i vërtetë i “cliques”. Ende vazhdon të hamendësohet e pashkruara me të shkruarën. Prandaj është i gjithë biznesi i letërsisë, në një fushë të tillë me të mbjella me pak të korra, ku është e vështirë të prashitësh tërë atë zullum në këtë fushë të infektuar me vite.


10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page