Trokitje në memorje për gazetarin Agron Bala
Më 14 janar 2016 ndërroi jetë duke lënë mjaft projekte dhe përkushtime mediatike në mes. Tashmë kanë kaluar tetë vite dhe emri i tij duket se po prek memorjet e shokëve dhe miqve të tij, po aq dhe studentëve me të cilët ndau orë leksionesh. Unë personalisht e kam njohur në vite të vështira të ditëve me përkushtim demokratike dhe me të kam punuar në një kohë relativisht të shlurtër tek Radio „Kontakt“ në Tiranë. Por me të u takuam në kohën kur unë ligjërova „Shkrim në Media“ në Universitetin e Elbasanit për Degën e Gazetarisë.
Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe pedagogut të njohur Agron Bala shtëpia botuese ALBAS botoi një libër të titulluar „STATUS“. Në këtë libër u përmblodhën statuset e Agron Balës të shkruara në rrjetet sociale gjatë viteve të fundit të jetës së tij. Opinionet e shkurtra rreth problemeve të shoqërisë shqiptare flasin qartë për stilin e një gazetari vëzhgues në detaje, të mprehtë në ironi, të lirë në mendime e ndjesi, plot humor për miqtë dhe aq të thella kur ai filozofonte për jetën, vdekjen dhe dashurinë.
Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij ishin mësuar ta shihnin Agronin me vite të tëra në ekranin e Televizionit Publik Shqiptarë në programin “7x7” dhe studentët në auditorin e universitetit. Prej tetë vitesh ai nuk është më mes të afërmve, miqëve dhe studentëve të tij të dashur dhe gjithsecili prej tyre mund e kanë tashmë profesor Gonin përmes këtij libri në raftin e biblotekës.
Comments