top of page

Trikoja e basketbollistit shitet për ...


Trikoja e basketbollistit Elvisi Dusha shitet për 200 stërlina në Ebay

Trikoja e basketbollistit Elvisi Dusha, që është basketbollist profesionist shqiptaro-britanik për Plymouth City Patriots të Ligës Britanike të Basketbollit është shitur për gati 200 stërlina në Ebay. Lajmi vjen menjëherë pasi tifozët dhe dashamirësit e tij në Plymouth kanë marë vesh se ai do të rikthehet këtë sezon tek ta. Një media online ka deklaruar se ky është një gëzim dyfish për fansat e tij. Plymouthlive shkruan „Njoftimi përfundimtar i shtatë nënshkrimeve nga Plymouth City Patriots këtë javë, do të sjellë gëzim për tifozët Patriots në të gjithë Plymouth dhe në të vërtetë tifozët e basketbollit në të gjithë vendin. Elvisi Dusha, veterani ndërkombëtar shqiptar dhe i Ligës Britanike të Basketbollit (BBL), do të rikthehet në Plymouth për sezonin e tij të dytë me Patriots, duke e bërë atë një dekadë mbresëlënëse të basketbollit në BBL„

Elvisi Dusha, luan për kombëtaren e Shqipërisë. Është i lindur në Londër, dhe ai njëkohësisht ka luajtur edhe për Surrey Scorchers, Plymouth Raiders, Ëorcester Ëolves dhe Prishtinën.

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page