top of page

TRI LIRIKA NGA MYSLIM MASKA


TRI LIRIKA NGA MYSLIM MASKA

NË ËNDËRR…

Kur të putha

U mrekullova

Më bëre pak të verbër…

Kur u zgjova

U tmerrova

Ti putheshe me një tjetër…

Athinë, 3 – 10 – 2022.

U PUTHËM…

U puthëm fshehurazi

Me trëmbje.

Zogjtë që na panë

Qeshnin…

Vërtetë,

S’ka bukuri pa dhëmbje

Por ne zogjtë puthemi sheshit.

MË ERDHE…

Më erdhe, kur flija

Më puthe

Më perkëdhele

Si kotelet e vogla…

Kur pash që s’ishe ime shoqe

Më e bukur m’u duk bota…

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page