top of page

TRE LIRIKA NGA MYSLIM MASKA


TRE LIRIKA NGA MYSLIM MASKA


ËNGJEJT’’…


Më vranë

Nuk e di pse…


Vajta në Kishë,

Në xhami,

Në Teqe

Askush nuk më tha përse!


Kur më percollën me arkivol

Dëgjova një zë

Ashtu kot,

Ëngjëjt s’duhet të rrojnë

Në këtë botë…


KUR DITA VDIQ


Kur dita vdiq,

Nata e ngushëlloi

Me miliarda qirinjë yjesh…

Të dashuruarit u marramendën,

u puthën.


Të nesërmen,

Lindën skllevër të rinj,

Por më të bukur…

Dhjetor, 2021, Athinë.



MUA MOS MË QANI…


Mua,

Mos më qani kur të vdes!

Do më qajnë milingonat,

Lulet, zogjtë që i desha shumë,


Nënë Esmaja do ngrihet nga varri

Dhe do më puthi në ballë

Siç e putha unë…

28 Dhjetor, 2021, Athinë.

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page