Ditëlindjet! E në ditë të tilla ua dyfishojnë gëzimin vetë Krishlindjet. Në Elbasan, e ashtuquajtura „bukuroshja esmere Marilyn Monroe“, Shani Shllaku, ka ditëlindjen e saj. Në Pejë, avokati që i ka dhënë frymë shumë padrejtësive në kohëra të ndryshme, dhe lëvrues i penës, Minush Hoxha, gjithashtu është në këtë atmosferë. Në SHBA, Prof. Dr. Eshref Ymeri, njeriu intelektual jo vetëm që guxon, por dhe që jep mesazhin më të qartë të shqiptarit të denjë ngre dollinë me familjen e tij dhe me zonjën e nderuar Hava.
Me ditëlindje të tilla të shtrenjta jam ndeshur kur bëja kërkimet e mia shkencore në Britani të Madhe, dhe ndërsa po shkruaja Disertacionin, me emrin e Stuart Hall, i lindur po në këtë datë të shënuar në vitin 1929, Stuart Hall, autor dhe studiues britanik, personalitet i radios dhe televizionit, emër i cili më dha mundësinë të krijoj një vizion të qartë për botën me të cilën ndoqa me vëmendje figura të tjera të shqura në një ditë të tillë të shënuar holifike. Dhe kështu gërmova dhe mësova më tej. Më sova se si është të jesh një fi lindur për Krishtlindje. Dhe ja që ndodh, ndaj dhe duhet mësuar nga eksperienca e të tjerëve në një datë të tillë të madhe, se është një avantazh që kur dikush ju thotë urime ditëlindjen, ju keni përgjigjen e gatshme ‘Gëzuar Krishtlindjet’.
Dhe kështu që çdo Krishtlindje pas lindjes kujton në raste të tilla se këta emra dhe qindra të tjerë të lindur në këtë datë të shënuar e të mjaftfestuar në kohërat moderne, janë ‘dhurata më e mirë e Krishtlindjes’ që prindërit kanë marrë ndonjëherë. Në vite, por dhe këtë vit emra të nderuar uruan figura të tilla me përzemërsi. Shkrimtarja Vilhelme Vrana Haxhiraj uroi Prof Dr Eshref Ymerin nga Vlora duke e shpërndarë urimin e saj në listat online një ditë më parë, ku shkruante midis të tjerave „I dashur dhe i nderuar miku ynë, Eshref ! Ju urojmë nga larg, Gëzuar këtë vit Jubile! Jetë të gjatë aktive mbushur me suksese dhe të papritura të këndshme shkencore! Kalofshi vite të bukura bashkë me Havanë, fëmijët dhe bashkëshortët e tyre si dhe nipat me mbesën! Gëzuar Ditëlindjen dhe Vitin e Ri 2024! Fite, Vili dhe 9 zemrat tona. Në veçanti Raini Ju uron dhe ju shpreh mirënjohjen për këshillat tuaja të vyera. Nderime! Familja Haxhiraj; Vlorë, 25.12.2023“.“
Një emër tjetër Kujtim Mateli shtroi urimin e tij publik për Prof Dr Eshrefin duke shkruar midis të tjerave „Ka një shpirt luftarak që do t`i shkonte moshës rinore, një kthjelltësi mendimi si atëhere, kur ishte i ri dhe me mijëra studentë të tij e dëgjonin me kureshtje dhe vëmendje. Prof. dr. Eshref Ymeri përfaqëson mençurinë dhe guximin e trevës së Labërisë, bir i së cilës është dhe e ka përfaqësuar vendlindjen e tij me dinjitetin e një atdhetari dhe shkencëtari të përkushtuar. Vitin e kaluar krahas veprës së tij madhore në fushë të gjuhësisë, ka botuar dhe studimin tjetër në fushë të historisë : ’’Shqiptarët Përballë Politikës Rusomadhe’’, ku qartësohet politika e Kremlinit si një politikë antishqiptare në këta dy shekujt e fundit, që e parë në një plan më të gjerë është një politikë antievropiane. Analiza të tilla në fushë të gjuhësisë dhe atë të historisë, e lartësojnë profesorin e nderuar si një shkencëtar i përmasave evropiane. Ne krenohemi me profesorin e nderuar Eshref Ymeri, krenohemi me kombin tonë që ka nxjerrë dijetarë të krahasueshëm me ata të kombeve të tjerë“ (K. Mateli; urimi online në lista).
Dhe kështu me siguri ka ndodhur edhe me Shanin, me Minushin, natyrshëm po e po me Profesorin dhe mikun tim më të mirë, Eshrefin, e me qindra të tjerë, që festuan ditëlindjen në Krishtlindje. E festimet natyrisht kanë dhe një bindje. Kanë ëndërrime. Jo si ato ëndërrat me akademi organizatash, apo me sallata të tjera nderi nëpër qoshka interneti, por me vlera të vërteta sikurse kanë brë dhe kanë lënë për brezat, sikurse vetë Krishti u sakrifikua për të gjithë. Dhe zërat festivë natyrshëm sot, po aq dhe nesër do të gjenë ku të mbështeten tek këta emra. E para dha në skennën e Elbasanit, i dyti në rastin tim të shënuar, në drejtësinë e kohërave të vështira në Kosovë, i treti në mrekullinë e mbrojtjes së Gjuhës Shqipe, në Fjalorët e tij të mëdhenj e tejet profesionalë për brezat, e në mbrojtjen e zërit të së drejtës Kombëtare. Dhe jo vetëm kaq. Na dhanë shenjën e mençurisë dhe respektit madhor për brezat. Ja në fakt kështu…
Ndonjëherë ëndërrojmë për festën e ditëlindjes që të gjithë të linduri e Krishtlindjeve mund të organizojnë së bashku. E ata i bashkon një dhuratë e madhe Hyjnore e një dite të tillë të madhe. Dhe ja, pra Annie Lennox do t'i jepte zërin e saj eterik proceseve (një version veçanërisht i dëshiruar i "Why?" ndihet i përshtatshëm). Jimmy Buffett mund të mbledhë një grup të fortë margaritash dhe Sir Isak Njuton, i pangushëllueshëm për mungesën e besimit tonë në shkencë, mund t'i kthejë ato prapa. Clara Barton do të lëvizte pranë për ta ndërprerë; është ajo që ajo bën. Humphrey Bogart do të shihte nga përtej dhomës dhe do të bërtiste: "Ja po të shikoj, shok i Krishtlindjeve". (Është shakaja jonë e brendshme.) Do të përgëzoja me Kenny Stabler dhe Ricky Henderson për të qenë foshnja të Krishtlindjeve dhe atletë mëngjarash në përrallat e gjysheve dhe gjyshërve të mbetur në dheun amë në Labëri, Kosovë e në trojet etnike, ku lindën figura të mëdha po kaq sa këta që janë në emra të tjerë, perëndimorë në këtë rast.
Dhe kështu në këtë pikë do ta pyesja vetë Justin Trudeau nëse ai kishte një linjë në ndonjë pronë në Kanada, vetëm në rast se dikush do të kërkonte të transferohej, le të themi në fund të vitit 2024. Ryan Seacrest, natyrisht, do të ishte nikoqiri dhe ai do të bënte një intervistë të larmishme me të ftuarin surprizë të nderit, Jezu Krishtin. Po a do të kujtohej ndonjë njeri më shumë për këta tre emra që përmenda?! Të paktën jashtë atyre që shkruan në lista. Nga zemra pena dhe urimi im shkojnë vetëm tek Ditëlindja. Gëzuar ditëlindjen miqtë e nderuar, Shllaku, Hoxha dhe Ymeri. Gëzuar!
Sëpari një falenderim të përzemërt z. Terziut. Më pas një nënvijzim që e detyron gjentilenca e elokvenca e tij tek uron publikisht-bile në mjetin e informimit publik, personat të cilët i vlerëson dhe i respekton. Dhe, tek e bënë këte apostrofon deri në dukje vlerat jo vetem prej krijuesi, jo vetem prej drejtuesi, jo vetem prej atdhetari, po edhe ato të nikoqirit tradicional i cili ,,ia di rendin" dhe e zbaton ate kujdesshëm. Në bazë të të sipërmes por edhe pa apostrofimet sipër, z. Terziut urimet me të përzemërta për të gjitha festat e funditvitit me dëshirat me të mira për te e familjen e tij. Me shëndetë e gëzime.