top of page

Tre buste në Muzeun e Sulit




Muzeumi i Sulit ka një emër të dëgjuar në fushën e trajtesës historike, klauzolës së definuar identitare dhe fenomenit përfshirës në të. Tre nga bustet që përfshihen në këtë muze kanë emrat sikurse vijojnë. Busti i parë i dedikohet figurës orthodokse të Markos Botsaris (1790-1823). Markos Botsaris (greqisht: Μάρκος Μπότσαρης, rreth 1788 – 21 gusht 1823 dhe shqip Marko Boçari) thuhet në këtë muzeum se ishte një hero grek i Luftës Greke të Pavarësisë dhe pranohet që ai ishte dhe kryetar i suliotëve. Botsaris është ndër heronjtë kombëtarë më të nderuar në Greqi. Pas vdekjes iu dha titulli gjeneral, thuhet në këtë muzeum.

Busti i dytë i përket Fotos Tzavelas (1770-1809), që thuhet se ishte i biri i Lambros Tzavelas dhe Moscho Tzavelas, që ishte babai i Kitsos Tzavelas (Kiço Xhavella). Si djalë i ri ai u kap nga Ali Pasha së bashku me të atin dhe 70 Suliotë të tjerë në një kohë kur pashai po rrethonte Sulin. Ali Pasha e liroi babanë e tij, duke mbajtur peng Fotos, që ishte një djalosh i ri, duke besuar se Lambros Tzavelas do t'i bënte suliotët të dorëzoheshin për të shpëtuar të birin. Lambros Tzavellas, megjithatë, u kthye në Suli dhe i shkroi Ali Pashës, se nuk do të dorëzohej kurrë dhe se nëse i riu Fotos nuk do të ishte i gatshëm të vdiste për kauzën e lirisë, ai nuk ishte i denjë për emrin Tzavellas. Fotos përfundimisht u lirua nga Ali Pasha dhe u bë udhëheqësi i suliotëve pas vdekjes së babait të tij. Fotos u tregua i denjë për emrin Tzavellas pasi u bë i njohur për trimërinë e tij. Suli ra në duart e Ali Pashës në 1803 dhe Fotos mori me vete 2000 luftëtarë dhe kaloi në Kerkyra ku u bashkua me ushtrinë franceze si oficer i legjionit grek. Ai u vra nga agjentët e Ali Pashës në 1809.

Busti i tretë ka më pak të dhëna në muzeum, por është një prift martir i lindur në vitin 1803, në kohën e Luftës së Sulit. „Ky prift ishte nga Piqerasi“, thotë Timo Mërkuri në një mesazh të dërguar tek unë. Por, të tre këtyre figurave të nderuara e të respektuara në këtë muzeum u jepet theksi i të qenit orthodoks, e pos kësaj vetë orthodoksia i delegon në timbrin e theksuar të heroit, apo martirit grek. Muzeumi në planin. Eparë duket se bën me përpikmëri detyrën. Etij, pasi funksioni kryesor i muzeve ka qenë tradicionalisht i rrotulluar rreth mbledhjes, ruajtjes, kërkimit dhe ekspozimit të objekteve. Në 50 vitet e fundit, një theks më i madh i është vënë ekspozitave, interpretimit, mësimit dhe audiencës, që natyrisht kjo me të dyja thekset patriot e orthodoks e kalon në një kënd tjetër këndvështrimi.

Dihet që Suliotët, ose Sulotët (greqisht: Σουλιώτες Souliótes) ka qenë një komunitet shqipfolës ortodoks nga krahina e Sulit, sot në Epir, Greqi, i cili ishte dhe mbetet shumë i njohur dhe që hyri në një konflikt edhe me osmanët në rastin konkret me Pashallëkun e Janinës, që drejtohej në atë kohë nga Ali Pasha. Pra në atë kohë për të gjithë orthodoksit shqiptarë apo grekë, qëllimi ishte i njëtë, pasi armiku ishte i njëtë dhe me këtë rast thelbi identitar shkon në debat, kur për më shumë shihet feja si një formim identitar. Për këtë na duhet të sqarojmë.


Feja mund të jetë një pjesë qendrore e identitetit të dikujt. Fjala „fe“ vjen nga një fjalë latine që do të thotë „të bindesh, ose të lidhesh së bashku“. Fjalorët modernë e përkufizojnë fenë si „një sistem të organizuar besimesh dhe ritualesh që përqendrohen në një qenie, ose qenie të mbinatyrshme“. T'i përkasësh një feje shpesh do të thotë më shumë sesa të ndash bindjet e saj dhe të marrësh pjesë në ritualet e saj. Kjo do të thotë gjithashtu të jesh pjesë e një komuniteti dhe, ndonjëherë, e një kulture. Fetë e botës janë të ngjashme në shumë mënyra. Studiuesi Stephen Prothero i referohet këtyre ngjashmërive si „ngjashmëri familjare“. Të gjitha fetë përfshijnë ritualet, shkrimet e shenjta dhe ditët e shenjta dhe vendet e grumbullimit. Çdo fe u jep ndjekësve të saj udhëzime, se si duhet të veprojnë qeniet njerëzore ndaj njëri-tjetrit. Për më tepër, tre nga fetë e botës, Judaizmi, Krishterimi dhe Islami, kanë një origjinë të përbashkët. Të treja i gjurmojnë fillimet e tyre në figurën biblike të Abrahamit.

Ekziston një diversitet i jashtëzakonshëm brenda çdo feje për sa i përket mënyrës se si anëtarët i përcaktojnë lidhjet e tyre me të. Për disa, besimet teologjike të një feje dhe ritualet e adhurimit janë qendrore në jetën e tyre. Të tjerët janë më të tërhequr nga komuniteti dhe kultura e një feje sesa nga besimet dhe ritualet e saj. Shumë madje ndihen pjesë e kulturës së një feje, por zgjedhin të mos marrin pjesë fare në ritualet e saj. Disa njerëz ndjehen të lirë të zgjedhin një fe për veten e tyre, ose ta refuzojnë fenë tërësisht si pjesë të identitetit të tyre. Të tjerë mendojnë se kanë lindur dhe janë rritur në një fe të caktuar dhe nuk duan ose nuk janë në gjendje ta ndryshojnë atë. Disa qeveri i japin privilegje një feje dhe jo të tjerave, ndërsa qeveri të tjera mbrojnë lirinë e qytetarëve për të ndjekur çdo fe pa privilegje apo ndëshkime.

Kjo bëhet e tillë, pasi dihet që Identiteti fetar është një lloj specifik i formimit të identitetit. Veçanërisht, është ndjenja e anëtarësimit në grup në një fe dhe rëndësia e anëtarësimit në këtë grup pasi i përket vetë-konceptit të dikujt. Identiteti fetar nuk është domosdoshmërisht i njëjtë me fenë, ose me religjiozitetin. Atëherë ku qëndron thelbi me termat martir dhe hero në këtë kontekst të orthodoksisë së tre busteve të lartcituar?

Pas humbjes së luftës së suliotëve në vitin 1803, suliotët ishin të detyruar të shpërnguleshin në drejtim të Greqisë, dhe shumë prej tyrë luajtën një rol të dorës së parë në Luftën greke të Pavarësisë duke filluar që nga 1821, ku u dalluan me udhëheqës të shquar si Marko Boçari dhe Kiço Xhavella. Suliotët në fillim flisnin një nëndialekt të dialektit çam dhe me kohë u bënë përdorues të dy gjuhëve greke dhe shqipe. Pas asimilimit të tyre, një ndryshim i gjuhës në drejtim të greqishtes ndodhi, ndërsa dialekti çam i Sulit u zhduk.

Origjina e fjalës Suli është e pasigurt dhe një shumëllojshmëri e mendimeve të dijetarëve dhe të tjerëve ekzistojnë për etimologjinë e fjalës. Në tekstin më të hershme historike për Sulin, shkruar nga Kristofor Perevos në 1803, një traditë gojore të lokaleve është incizuar. Sipas kësaj, kolonët e parë të Sulit ishin barinj të cilët kishin ardhur nga një fshat i quajtur Kardhiq (i Paramithisë) duke u përpjekur për të shmangur shtypjen osmane. Një mysliman i caktuar („turk“ në tekstin) me emrin Suli, u përpoq ti dëbojë Suliotët të parë nga atje, por ato rezistuan me armë. Mësohet kështu se në betejën në fjalë, Suliotët e vranë Sulin, dhe që atëherë rajoni u quajt Suli.

Duke analizuar toponimet e rajonit Suli, dijetari Arbëresh (Arvanit) Petro Furiqi thotë se shumë nga emrat gjeografikë dhe fshatrave lokale Suliote rrjedhin nga gjuha shqipe. Për shembull: Qafa, Vira ose Bira, Breku i vetetimesë (Bregu i vetëtimës), Gura, Dhembes (Dhëmbës), Kungji, Murga e Fereza (Fiereza). Si ashtu, Furiqi thotë se Sul me prapashtesën i, është fjalë shqiptare dhe rrjedh nga fjala shqipe shul, qe do të thotë trung i drurit a lisit apo në instancën e fundit shtyllë. Kështu edhe akademiku dhe politikani greke Jorgo Babinjoti, jep shënime se Sul rrjedh nga fjala shqiptare s(h)uli, e cila fjalë kur transpozohet mbi terren malor që do të thotë është majë malore e mprehtë. Kurse, historiani greke Konstantinos Pantazis dhe grekët e tjera si poeti Andreas Kalvos thonë se rajoni i Sulit ishte emëruar ose ka lidhje me një fis i vjetër greke quajtur Σελλοί/Selloí, që jetonin në Epir i lashtë. Suli ishte një komunitet malor i banuar nga njerëz të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën sundimin osman. Në kohë të gjatë, emigrantë nga vende të tjera, të tërhequra nga privilegjet e autonomisë në Sul, u asimiluan dhe u emëruan gjithashtu si Suliote. Luftëtarët Suliote shqipfolës sunduan dhe i mbronin fshatarët greqishtfolës (në lindje dhe veri të Sulit) ortodokse të cilët punonin tokën Suliote (po jashtë dhe afër Sulit) dhe fshatarët shqipfolës (në perëndim, jug, dhe juglindje të Sulit) që dalloheshin nga emri i fshatit në të cilin ata banonin. Fisi, klasa sociale dhe emërtim territoriale kishte rëndësi si feja ortodokse. Në vitin 1730, krahina Suli nuk kishte më shumë se 200 burra që mbanin armë. Banorët e fshatrave përreth iknin në male për të shmangur sundimin Osmane dhe në këtë mënyrë popullsia e Sulit u rrit.

Sidoqoftë Muzeumi i Sulit ka një vlerë mbi të gjitha që mban gjallë emra të nderuar të një zone me mër në historinë. Eluftërave të të dy kombeve kundër një armiku të përbashkët shekullor. Duke marë parasysh këtë fakt, dhe tërsinë e shpjeguar më sipër, rëndësi tjetër është edhe faktori shpjegues që muzeumet kanë dhe duhet të marin nëtë dy anët. Kjo do të bënte më të afërt realitetin dhe gjuhën me të cilën do të formësonin mesazhet historike të figurave historike.

39 views1 comment

1 comentario


fahri dahri
fahri dahri
15 jun 2022

Respekte z. Fatmir për sjellje në kujtesë të trojeve tona.Lidhur me shkrimin po përcjell dhe një tjetër variant.

Në shkrimet shqiptare, thuhet se suliotët ishin banorë të krahinës Mat-Mirditë dhe mbas vdekjes së Skënderbuet u larguan për të shpëtuar nga osmanllinjtë dhe u ngulën në Sul. Emri Sul vjen nga fakti që ai komunitet erdhi dhe nguli "Shulin" në atë vend. Pra në Shul = Sul.

Fahri Dahri. L. 15/06/2022.-

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page