top of page

TORA E ROTERDAMIT


TORA E ROTERDAMIT

TORA E ROTERDAMIT

Nga Luan Çipi


Kalëroj në lartësi,

Mbi një tore tjetër lloj,

Sodis gjatë, në thellësi:

Gjelbërim e ujë dalloj

Dhe godina me shumë kat.


Të mahnit pamja nga xhami,

Delta e lumit shtrihet gjatë,

Port i madh, ky Roterdami!

Anijet lundrojnë të qeta,

Në Evropë lumenjtë të çojnë,

Kudo pasurohet jeta,

Naftë e mallra transportojnë.


Tymi del përmbi oxhakë,

Ngjitet e plekset me retë,

Viti i Ri, troket në prag,

Shënon “Dymijenjëzet”!

Po, ç’kanë Franca dhe Holanda,

Pse se duan Shqipërinë?


Thjeshtë se nuk ua ka ënda...,

E harruan historinë?

Kohën kur, Gjergj Kastrioti,

I vu gjoks Evropës mbarë

Dhe, i dërguar nga Zoti,

Priu për mbi shqiptarë?!

*

Qielli ndrit nga fishekzjarrët

Dhe në shpirt na lind mendimi,

Do gëzojnë bashkëatdhetarët,

Gjallon shpresa dhe besimi!


Roterdam, 5 Janar 2020



15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page