top of page

Tomorr LELO: SKËNDER TRAGJASI PISHTAR



 

SKËNDER TRAGJASI PISHTAR

80 vjetori rënies.

Dr. Skënder Muçua (1904 – 1944), Dr. Yzeir Alimerko ( 1901 – 1944) dhe Zako Mezini (1917 -1944), ishin luftëtarë antifashistë dhe bashkëpunonin me misionet anglo-amerikane të dislokuara në Karaburun. Për këtë, ata  u arrestuan nga Gestapua gjermanë më 10 gusht 1944 dhe pas tortuarve më 12 gusht 1944, u pushkatun në Bubulimë të Lushnjës,

 

1.

Vitet shkojnë pa kuptuar.

Dallgët me tërbim godasin,

Liderin emërdëgjuar,

Viganin Skënder Tragjasin.

2.

Namëlarti major Alemi,

Frymëzimi i vegjëlisë,

Nur i dha këtij zgalemi, 

Në rrugën e diturisë.

3.

Doktor i jurisudencës,

Që njëzet e gjashtë vjeçar,

Në kurorë të ekselencës,

Me gjak trimash në damar.

4.

Me detaje i zbërtheu,

Marrëveshjet me Italinë ,

Erën e pushtimit ndjeu,

Ngriti në këmbë parësinë.

5.

Për të shpëtuar vatanin,

Ngriti Ballin Kombëtar,

Me Mid’hat Abdul viganin,

Skënder Muçua Elitar.

6.

Të dy bashkë me Azis Çamin,

Në Konferencën e Pezës,

Hallet e mëmëdheut qanin,

Pro të bardhës, jo të zesës.

7.

Çetën “Shqiponja” e ngritën,

Me shumë trima luftëtarë,

Ndër beteja u kalitën,

Kundër fashizmit barbar.

8.

Aftësitë i domonstroi,

me gjuhët që zotronte,

Aleatët dakortësoi,

Shqipërinë ta përfaqësonte.

9.

Në Tragjas forcat fashiste,

Dhe shtëpinë ia përvëluan,

Aleanca komuniste,

Pasuritë sekuestruan.

10.

Për të përmbushur misionin,

U përball me çdo shtërngatë,

Retë e zeza e përgjonin,

Skënder Muçon ditë e natë.

11.

Të shiturit tradhëtorë,

Me nazistët bashkëpunuan,

Pranë urës në Izvor,

Vetë i tretë e arrestuan.

12.

Me profesor Yzeirin,

I Alimerkoj namlartë,

Dhe me Zako xhevairin,

Zako Mezinin vlonjat.

13.

Barbarisht i pushkatuan,

Ndanë rrugës në Bubullimë,

Për lirinë sakrifikuan,

Deri në të fundit frymë.

14.

Nderohen nga Kombi mbarë,

Heronj, simbol të lirisë,

Skënder Tragjasi pishtar,

Në kurorë të Shqipërisë.

         --- oOo --- 

 

Tomorr LELO

“Mjeshtër i Madh”

22 views1 comment

1 Comment


Guest
Jul 11

Tomorr Lela

Fjalë e Lirë nëpër botime,

Në portale në postime.

Syshqiponjë në fluturime,

Meriton adhurime.

Nga Vlora ke falënderime,

Nga Çipini përqafime.

Nga Kënga Labe Bekime,

Jua shpërblefshim në gëzime. 🙏🏻🇦🇱🌹🤝❤️

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page