
Timo Mërkuri: Kritika e Lumnije Thaçit për librin "Argumentum Baculinum" të Fatmir Terziut
Kritika e Lumnije Thaçit për librin "Argumentum Baculinum" të Fatmir Terziut është një analizë gjithëpërfshirëse dhe vlerësuese e veprës së Dr Fatmir Terziut, që nënvizon një mori elementesh të cilët e bëjnë këtë libër të veçantë në krijimtarinë e autorit. Kritika është e pasur me vlerësime për stilin dhe arritjet e Terziut, por gjithashtu thekson aspekte të rëndësishme për të kuptuar më mirë këtë vepër si nje veper e arrire.
1.Objektiviteti i kritikës
Në kritikën e Thaçit, ka një balancë mes vlerësimeve të arritjeve të Terziut dhe një analizë të thelluar të stilit të tij, që i jep mundësinë lexuesit të formulojë mendime të pavarura. Përdorimi i citimeve të figurave si R. Qosja dhe krahasimi me autorë të mëdhenj si J. Joyce, Th. Mann dhe M. Proust theksojnë nivelin e lartë të krijimtarisë së Terziut dhe vendosin veprën në një traditë të pasur letrare, e cila veç vlerësimit për autorin të sjellin n jë kënaqsi për bashkatdhetarin. Për më tepër, Thaçi e shikon Terziun si një krijues të pasur, si një urë mes kohëve dhe horizonteve, dhe e vlerëson për forcën e tij për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare, pavarësisht largësisë gjeografike ku ndodhet .
Kritika ka një ton që mund të shihet si admirues për Terziun, duke e lënë të qartë se ai është një autor me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, jo vetëm I lexueshëm prej autores Thaçi. Kjo mund të ndikojë në një lloj subjekstiviteti, nëse kërkohet një analizë më të thelluar të mundësive të veprës dhe të disa kritikave të mundshme që mund të dalin nga lexues të tjerë. Megjithate vleresimi i autorit nuk eshte ne asnje rast i teperuar, poe eshte ftues per vemendje e lexim te perqendruar.
2.Evidentimi i arritjeve të Fatmir Terziut
Fatmir Terziu është vlerësuar për një sërë arritjesh të rëndësishme, të cilat mund të përmblidhen në disa pika kryesore:
-Thaçi ve në duke faktin se Terziu përdor një stil të pasur dhe të ndërlikuar, që kërkon një lexues të përgatitur për të kuptuar mesazhet filozofike dhe simbolizmin e tij. Kjo eshte e kuptueshme po te kemi parasysh se krijimtaria e Terziut eshte moderniste e postmoderniste. Narrativat e shumëfishta dhe strukturat e ndërthurura janë elemente që e ndihmojnë veprën të jetë tërheqëse.
-Kritikën e Thaçit e dallon një element të rëndësishëm të veprës së Terziut, që është postmodernizmi, i cili përmbyll narrativën klasike dhe eksperimenton me struktura dhe stile të ndryshme. Vepra e Terziut, me ndikime nga filozofia ekzistencialiste dhe simbolizmi, shfaq realitetin dhe fiksionin në një mënyrë që i bën tregimet të pasura dhe multidimensionale.
-Thaçi me finesë thekson se tregimet e Terziut janë më shumë se thjesht tregime, ato në thelbin e tyre janë një analizë e thellë e natyrës njerëzore, e ndarë në kohë dhe hapësirë, dhe përshkruan trishtimin dhe tensionet e jetës. Ky aspekt filozofik dhe intelektual është arritje e rëndësishme që e bën veprën të dallohet dhe Thaç I bën një shërbim të vlefshëm me evidentimin e tij.
-Kritika e Thaçit evidenton përdorimin e pasur të figurave letrare dhe simbolizmit ne tregimet e librit, të pranishme në të gjithë veprën. Ky përdorim i figurave letrare e pasuron tekstin, ngre nivelin e tij artistik dhe e bën atë të pasur për interpretim dhe analizë.
- Më së fundi Thaçi thekson ndikimin e latinishtes dhe referencave biblike, si dhe përdorimin e mitologjisë si elemente të rëndësishme për të kuptuar mesazhin artistik dhe thelbin e veprës.
Në përgjithësi, kritika e Lumnije Thaçit është një përpjekje e suksesshme për të vlerësuar rëndësinë e veprës së Fatmir Terziut në letërsinë shqipe. Ajo është e thelluar dhe e pasur, duke e vendosur Terziun si një figurë të rëndësishme në kulturën dhe letërsinë shqiptare, veçanërisht për stilin e tij eksperimentues dhe filozofik. Kjo analizë është një pasqyrë e veçantë e ndikimit të Terziut si krijues, duke u fokusuar në aspektet më të rëndësishme të krijimtarisë së tij, që e bëjnë këtë libër të spikatur në kuadrin e letërsisë moderne shqipe. Kritika e Thaçit, e një niveli të lartë professional dalliohet për një objektivitet dhe vision të qartë të veprës së Terziut, e cila i jep velrë të shtuar kësaj vepre artsitike.
Sinqerisht e përshëndes autoren Thaçi për këtë krijim (nuk gaboj që e quaj krijim) sjellur me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme dhe që të nxit në leximin e librit. Me këtë rast përshndes dhe uroj autorin Fatmir Terziu për këtë arritje të re të tij në letrat shqipe,arritje që shërben së pari në afrimin e letërsisë sonë me atë europiane.
Comentários