..." Ti me fale thermija dashurie, me nuk gaboj..."!!!
...Ajo ecen qete qete, cdo dite ne rruget e Liqenit. E menduar ajo ecen ngadale. Ne syte e saj dallohet trishtimi, brenga, mundimi i shpirtit. Ja edhe sot u kthye nga shetitja e gjate dhe u ul ne tavolinern e preferuar. Veshtrimi i tretur diku larg. Ju afrova dhe me miresi e pershendeta. Nuk e kishte mendjen. Kur pa hijen time permbi kokes se saj u permend. Ngriti syte e medhenje te menduar, me ato rrathe te medhenj. I kerkova leje te ulesha. Porosita edhe une nje kafe. Filluam te bisedojme. Ne nje moment i thashe: -Ju shikoj shpesh ketej ashtu te menduar, gjithmone vetem. Besoj e ke brengen tende I kerkova te rrefehej, te nxirret sado pak ate vrer qe kishte shume shpirti i saj. U mendua nje here, percolli peshtymen dhe filloi me nje ze te ulet sikur fliste me vete: Isha e re, e bukur me hov , me gjallerine qe te jep mosha. Njoha dhe une nje djale, mu duk i bukur, po vertete i bukur ishte, por jo ne shpirt. Ju fala njehere. Disa here, duke shpresuar ne dashurine e madhe te bukur. Por e kuptova qe ai donte trupin tim, as mori mundmin te hynte thelle ne shpirtin tim. Jo nuk mund ta pranoja. Ai me perdori si nje monedhe dhe kur une u zhvleftesova ne syte e tij, me hodhi tej pa vlere. E pyeta veten time: Ku po shkon keshtu, jo nuk mund te vazhdoja me. E mblodha mendjen e hodha tej ato ndjenja dhe friken time e zbrita ne stacionin e pare larg tij. Fillova te kuvendoj me veten time: -Me fal e di qa gabova rende, por do te jem e forte heren tjeter,nuk do te jem kaq e dobet para atij dikushi. E di qe do te qaj sapo te mbyllet ajo dere. Bera analizen time te brendeshme: -Me ka dashur valle dhe si e ka shprehur ate. -Nga ty kam marre vetem therrime dashurie jo dashurine e plote te merituar nga Ty. Lexohet ne syte e mi qe ate dashuri e kam grisur fije fije, nuk kam nevoje per ato therrime dashurie. Me fal zemer qe nuk e dije se ku po shkoja. Nje dite buze mbremje, ndjeva trokitjen e njohur te tij. U drodha, dyzova mos valle. Pyeta veten time: Ta hap dhe kete here. U nisa por e mblodha mendjen dhe i thashe me ze te plote vetes time: -Mos guxo, ai me hodhi poshte si monedhe pa vlere, nuk qesha asnjehere. Jo, mos guxo. Trokitja u fashit, kembet matane u terhoqen zvarre dhe u larguan. Iku hija qe me mbante mua mberthyer.. Qava pas deres mbyllur. Jo ,kete here do te jem e forte, nuk do te gaboj me...
Comentarios