top of page

Thyerja me një zhurmë, e shekujve të tërë të kozmologjisë inerte


Prof Dr Fatmir Terziu

PJESA E DYTË: Thyerja me një zhurmë, e shekujve të tërë të kozmologjisë inerte



E vetmja mënyrë e sigurtë me anë të së cilës shqiptarët mund të trashëgojnë qytetërimin perëndimor, është të përfitojnë dhe të mirëkuptojnë se mund të fitojnë rolin përkatës në qytetërimin kulturor-industrial, atë tashmë që të gjithë po e kuptojnë dhe natyrshëm me synimin jo të mbeten pas, apo të jenë thjesht një udhe “copy & paste”, por pastaj me qëllimin e mirë të ecin, të kapin udhën dhe madje të mundohen, jo thjesht të “kalojnë” atë që lidhet me Perëndimin në gjithçka, që Perëndimi di ose bën, por të bëhen sikurse duhet të ishin bashkëudhëtarë të ndjeshëm të tij në një udhë që ka dhënë rezultatin e duhur me kohë.

(Unë e di që do të humbasim humanizmin tonë në rrugë, por jo para se të na nxiste, në humbjen e re, në situatimin e vjetër me një emër thjesht të ri, e parë në dominimin e padukshëm dhe të ndjeshëm të Rusisë në rajonin tonë, natyrisht përkujdesja dhe përfitimi duhet të mbetet element i pjekur dhe i vëmendshëm intelektual).

Pra, le të mos jemi aq të habitur, të ndrydhur, të fryrë nga propaganda boshe dhe ajo pa lidhje politike dhe po aq edhe të mbyllur, si shkak dhe pasojë e inercisë, por të jemi në mënyrë energjike, të jemi në mënyrë të lirshme, të mbrojtur, por jo të trysnuar nga frika dhe paqartësia jonë për atë që do të gjejmë atje (se ne jemi në një udhë, apo në një tjetër bashkë, por ende të shpërfillur e të jo-pranuar).

Le të fillojmë më mirë me një thithje të qëllimshme, të vendosur, mbushje me gjithçka që ka Perëndimi, që ne këta vite të tranzicionit jemi munduar ta kemi, ta imitojmë, por jo ta bëjmë udhë dhe realitet: diplomacia, angazhimi, larg nga çnjerëzimi dhe të gjitha, në përgatitje për të pranuar realitetin e të gjitha Luftrave, për të pranuar humbjen dhe mjaft më me fryrjet masive, kolektive të shenjës së individit, që shkëlqen në ligjësinë e urdhëresën edukative të Tjetrit.

(Kur studentët shqiptarë marrin për të studiuar me gjysmë zemër, më lëndon si zjarr ferri).

Lufta e fundit shqiptare (Lufta e Kosovës), grevat dhe protestat, demonstrimet dhe mospajtimet, amendamenti i qetë, ose i përgjakshëm, ishte i dhimbshëm por është edhe i shëndetshëm për mua. Të gjitha këto ndihmuan dhe ndihmojnë për të thyer me një zhurmë, shekuj të tërë të kozmologjisë inerte, ndihmojnë në rrënimin e moralit të qetësuar dhe të paqtuar me shtypjen dhe frikën dhe afrojnë dritë me demonstrimin e moralit të ri: përdorimet e forta të fuqisë dhe forcës për të vendosur veten në vendin meritor ose për të mbajtur veten pa marrë parasysh Perëndinë ose Allahun, apo çfarë kemi shtrydhur me e pa pakuptim në jetë. Fjala e urtë popullore shqiptare “qingji i mirë pi në dy nëna” duket se duhet ritransmetuar aty ku duhet dhe aty ku duhet të thuhet.

Fundja a duhet të jemi më me dy nëna? A duhet të pimë në dy nëna? Dhe qenkemi qingja të butë? Këto gjithashtu tregojnë se një mendje njerëzore e gjallë dhe e zgjuar gjithmonë do të gjejë mënyra jashtë ndrydhjeve dhe dilemave. (Shembujt janë pambarim!) Këto lëvizje na tregojnë gjithashtu se politikanët tanë shqiptarë nuk janë budallenjtë që marrim. Ata nuk janë kampionë të traditave dhe demokracisë shqiptare që ata propagandojnë dhe vënë jashtë fjalimeve të tyre: ata janë duke përdorur logjikën perëndimore për të përballuar problemet perëndimore. Dhe shumica e problemeve tona moderne janë edhe problemet perëndimore, problemet e urbanizimit. Shembulli në Tuz tregoi se të gjitha këto kërkojnë kategorikisht që gjithë populli shqiptar të shkojë me Perëndimin.

Në Shqipëri tashmë veshjet tradicionale janë prej vitesh e vitesh vetëm për festa e muzeume, për evenimente e kulturologji, edhe pse ato janë bashkëudhëtarë dhe bashkëjetues më dëshmues të historisë shqiptare në disa pika. Ata kanë ekzistuar para se të vinin pushtuesit e parë, dhe u kopjuan edhe nga mjaft pushtues të tjerë. (Shembulli i fustanellës, apo dolamës shqiptare të huazuar nga të tjerët). Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tivar, Podgoricë, Sofje, Beograd e mjfat vende të tjera ende ndjehet zhufka e mitit të këpucës së lëkurtë shqiptare në valle të hedhura e që hidhen mes folkut dhe shkrimit, para se të kërciste shkopi, shpata e arma armike e pushtuesit dhe urrejtësit masiv e dinak. Në mjaft vende mitologjia sjell legjenda të këmbës së kalit të Skënderbeut. Shpata e heroit tonë Kombëtar ka shkuar përtej miteve, legjendave, shkrimeve dhe ka mbetur në Austri. Heshta tradicionale është bërë shtizë në histori dhe është natyrisht e bërë prej hekuri. Çelësat dhe teknikat e hekurit dhe po kaq dhe kjo shtizë në tërë historinë e saj janë importe nga pjesa më e rëndësishme mineralmbajtëse në Shqipëri. Kaq do të mjaftonte të heshtnim akoma edhe me “shtizën” e re më të hekurt që i futet historisë për këtë pikë edhe sot?

A duhet të ngulen shtiza të tjera në këtë pikë ku importi i mineraleve vazhdon të ringulë shtiza të tjera në historinë tonë dhe kështu shkrimi dhe arti mbesin vargonj të një zinxhirri të ndryshkur e të shpërfillur. Në tërë këtë lidhje, në tërë këtë fakt dhe histori cila është “tradicionale” dhe “autoktone”? A mund të lutemi për ndikimet e importeve, a do të kemi sukses në heqjen e të gjitha “lotëve” nga qepët për të arritur në bërthamën shqiptare? (Mjaft kompani të huaja mbledhin hekurin shqiptar dhe skrapin shqiptar dhe na e rikthejnë në Made in ..., vetëm jo in Albania). Dhe nëse do të bënim, a do ta pranonim këtë fantazmë të së kaluarës sonë, që na ndjek e na përvëlon edhe sot me zjarr të dukshëm e të padukshëm dhe a do të na njohë neve kjo “hije” që e kemi trashëguar dhe do të ketë ndonjë gjë për të na thënë? Dyshoj.

Unë kam qëndruar gjatë në këtë pikë, sepse armiqtë dhe miqtë e kulturave shqiptare gjithmonë kërkojnë që ne të kthehemi në rrënjët tona për të funksionuar si artistë dhe qenie njerëzore oreksesh. Dhe pohimet e mia janë se edhe pse disa prej nesh njohin rrënjët e degës sonë, asnjëri prej nesh nuk mund të thotë saktësisht se çfarë është rrënja jonë e ku qëndron çelësi i rubinetit. Kemi pasur tentativa, kemi hasur në mendime të pjekura, kemi pasur mendime dhe zhvillime si të Çabejt të cilat na kanë ndjekur dhe thekur disi, kemi pasur dhe teorizma dhe tekste, dhe shkrime, dhe libra, por fundja pse kemi mbetur në një pikë të tillë atëherë?

Për më tepër, madje edhe kur e kaluara jonë ishte “e lavdishme”, është absolutisht e parëndësishme të na frymëzojë për vepra më të mëdha tani, nën kushte të ndryshuara. Përndryshe Egjipti do të ishte vendi i parë që do të prodhonte bombën, Greqia do të ishte ende model për një demokraci të re, Perandoria Romake (dhe jo Perandoria Papale) do të kishte mbetur e pakontestueshme.

Kur ballafaqohemi me ndonjë problem, kur duam të shkojmë në një stad tjetër, duhet të pyesim më mirë “Çfarë duhet të bëhet tani?” dhe “Ku mund t’i përshtasim mjetet dhe teknikat e duhura për të trajtuar situatën në mënyrë efektive?” The themi me krenari se jemi mbi shtatë milionë shqiptarë. Duhet të jemi krenarë!

Le ta vëmë theksin tek importet kulturore që kemi pasur për vite. Tani që po marrim pjesë në shkrimin e romanit, nëse duam të bëjmë mjaft mirë në këtë ‘import’, ne duhet të zotërojmë rregullat në mënyrë që të mund t’i mbajmë gjërat tona në botën e shtimit të romanit. Duhet të luajmë lojë, sipas rregullave, së pari, ose mos u bashkohemi. Nëse do të luajmë sipas rregullave, patjetër do të mësojmë për standardet e larta të arritura nga mjeshtrat. Dhe nëse jemi duke bërë me të njëjtën gjë, duhet të vendosim me vetëdije të konkurojmë me artistët më të mirë, artistët e pranuar ndërkombëtarisht. Miku im Vasil Vasili më shkruante se “Çdo shkrimtar i madh ka vështrimin e tij për jetën dhe estetikën, të cilën asnjë sistem nuk mund ta ndalojë. Sistemi i krijon plagë, por s’është përcaktues për veprën e tij.” E qartë dhe bashkohem me mendimin e tij, nëse një artist bën më të mirën e tij, ai automatikisht do të gjejë veten duke kryer standardet ndërkombëtare. Kjo do të thotë që një konkurrent (që thotë një vrapues-kilometër) i cili e bën më të mirën nga vetë burimi i talentit të tij do ta gjejë veten duke bërë më të mirën në ditën e garës. Por, unë pohoj se nëse ai e di që kilometri është realizuar brenda një minute, dhe praktikat janë për ta sjellë atë në rekord, do të thotë se ka liri, ka dritë, dhe do të arrijë më shumë se, në qoftë se ai do të kishte vazhduar të kërcej në errësirë. Pra, është një gjë për të përformuar, është një tjetër gjë për të përformuar për reputacion lokal, është ende një gjë tjetër për të përformuar në mënyrë që të fitohet një lavdi e humbi dhe të mbetet gjatë dhe gjatë gjithë kohës.

Kur jepte një ligjëratë për Rudyard Kipling, në aspektin krijues në literaturë (në krahasim me këngën gazetareske që i këndohej atij) shkrimtari i madh argjentinas i korrektesës, tregimeve me humor dhe me metafora të ndjeshme të thurura, Jorge Luis Borges, tha se Kipling mund të kishte qenë një shkrimtar më i madh, nëse ai e kishte ditur, sa i madh ishte ai. Padyshim që nganjëherë nuk bëjmë emër për shkak të vlerësimit tonë të dobët të aftësive tona dhe kërkesave për përsosmëri. Prandaj, ne kultivojmë mbushim libra dhe ngrejmë artefakte nëpërmjet ndrojtjes, përulësisë dhe injorancës. Ne duhet të praktikojmë, të kultivojmë besim dhe të kultivojmë kulturat e tjera të mënyrës që na mbetet fakt, se si Kosova ka bërë me këngëtarët, sportistët. Dëgjo fjalët e mençurisë nga shkrimtari i zgjuar popull: “Mos kërkoni kurrë gjëra të vogla, synoni gjëra të mëdha, edhe nëse nuk arrini gjëra të mëdha, është e sigurt që do të arrini diçka të përafërt, do të jeni të paktën të aftë për t’u përzierë me njerëz të mëdhenj.”

Literatura pioniere, kultura pioniere, ka qenë gjithmonë rigoroze, e përafërt, eksperimentale, ikonoklasike, nganjëherë e çuditshme, e vetëdijshme dhe e ekzagjeruar, zakonisht në rastin kur një intelekt i fuqishëm dhe pjellor është liruar nga prangat dhe qëndron në prag të një rruge të re. Amerika është (ishte?) çfarë është për shkak të lirimit të energjisë nga e cila Ualt Uhitman këndoi aq energjikisht. Dhe mjaft shembuj të tjerë nga më të vegjël, nga të shtypur e të denigruar. Shqipëria mund të bëhet e fortë, më e fortë, nëse deklarojmë se qëllimi ynë përfundimtar është kapja e vonuar e rrugëtimit perëndimor botëror. Të dobët, sa më shumë të flasim vetë, të fortë sa më shumë të tregohemi edhe njerëzit e fortë do të krijojnë mendime të tjera. Por kjo do punë. Në art nuk shkohet vetëm me një hallkë të zinxhirrit. Nuk shkohet aty ku duhet as me gënjeshtra dhe shpërfillje të librit. Bota shqiptare sot është ekran, internet, diplomë me ose pa vlerë, dhe... mendimi për torbën në krah. Atëherë letërsi është ajo e rrjeteve sociale? Art është ai që bëhet rrugëve? Poezi është ajo e cila zëvendëson tashmë ato botimet e Kulturës Popullore masive, ku poshtë u vihej shënimi autorial “Populli”, ku i kërkonin udhëheqësit dhe grupit në fuqi. Sot këta janë art-brejtës, në vend të art-bërës. Kjo është fushë e frikshme. Më e frikshme se të gjitha.

Cila është gjuha e progresit? Bota nuk po ecën në rrugën e gabuar, bota po shkon atje ku po shkon dhe na merr bashkë me të, nëse ne jemi të gatshëm, nëse ne pranohemi dhe jo nëse ajo na pranon. Mëshira, humanizmi, nderimi për jetën njerëzore nuk janë të qenësishme në lindjen me njeriun: këto janë karakteristika të fituara nga njeriu.

Vazhdon ....

45 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page