top of page

“Thurje e pakryer” është tregim psikologjik


Astrit Lulushi

Thurje e pakryerështë tregim psikologjik

Astrit Lulushi


Thurje e pakryer” (lexo) është tregim psikologjik, rrëfim nga zona midis botës reale dhe asaj imagjinare, ku njeriu ndalet, si në kufi, përpara të panjohurës, por me vështrim prapa. Mendimi i tij stepet, si një makinë që ndryshon marshin, para se të marrë rrugën drejt kryqëzimit të paradokseve për të gjetur zgjidhjen; aty ku perceptimi dhe arsyeja takohen

Tregimi i Terziut është ngjarje shqiptare e kohës sonë, ku gjithëkush përpiqet të shërojë plagët e shkaktuara, nga anonimë sigurisht, sepse të gjithë ankohen se kanë vuajtur. Por personazhet e kapshëm, që Terziu krijon, janë vetëm dy; nënë e bijë, viktima të ostracizmit shoqëror e politik disa dekadash, dhe që tani përpiqen te integrohen. Ka edhe të tjerë si ata që enden natën; shohin, shkelin e lenë gjurmë të thella, por nuk shihen.

“Ai ia la celësat në tryezë…..e iku drejt derës..pa e kthyer kokën…Zhurma e përplasjes së saj krijoi një kërcitje. Pastaj një jehonë pushtoi tërë kubenë e dhomës” Ky mund të quhet “hija” që lë pas gjurmë, në shpirt.

Çfarë fillon si një një histori dashurie shndërrohet në një seancë heshtjeje shëruese, e dhimbshme, komunikuese nëne e bijë.



Terziu e fut lexuesin në një botë që duket joreale, ku Amanda ka hyrë pas dashurisë së pafat. “ -Ç’ka ndodhur? -Gjak, mama, gjak...-Ku ke gjak, ku...? -Nga gjoksi, mama, nga.. Po jo moj bijë të bëjnë sytë” (Terziu)

Në këtë dialog të shkurtër. Amanda zgjuar, e ndjente veten si në gjumë. Në mes të ankthit ajo thërret për ndihmë a perpiqet të ikë për të shpëtuar - por sikur të ishte në gjumë duke pare një ëndërr të keqe - ajo nuk vrapon dot.

Shtrohet pyetja në c’botë jeton ajo? Cila është Amanda e vërtetë? Eshtë ajo që sheh veten me gjakun që i rrjedh në lavaman? Apo është ajo që e ëma sheh; Amandën pa plagë në trup, por vetëm të tronditur a në krizë nevore?

Dhe ndërsa shihte Amandën diçka e mundonte.“ Dhe sytë i ngecën tek lëmshi me të cilin thurrte trikon."(Terziu) Proces pa fund është puna e nënës. “Eh, tha me vete, sa punë duhet që të thurret një triko….Po kjo e imja duket një thurje e pakryer”. (Terziu)

E pakryer vërtet. Ashtu si një rreth që kur rritet pafund, nuk është më rreth por vijë e drejtë.


48 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page