top of page

Thoma  Goga: Ku po shkon o fukara?



Satirë

 

“Po ç’kërkon, o fukara?”,

Kështu dikush dikujt i tha.

E pse qenka fukara,

Se s'ka punë, s'ka para?!

 

Ngrihet shpejt një  fukara,

Kërkon punë e punë s’ka.

E kur s’ka punë, s’ka para,

I ka në dorë një maskara.

 

E shkon drejt te një shesh,

Ku del e flet një  budalla:

-“Do hamë me lugë të florinjtë,

U bëj të pasur me para”.

 

Pastaj në skenë ka “tra, la, la”,

Në shesh dëgjohen “ha, ha, ha”.

Familja pret, të  hajë  s’ka.

Nuk ka as bukë e as para.

 

Çudi e madhe me disa,

Vrapojnë atje ku ka “Urraaa!”.

Gënjehen shpejt me “tra-la-la”,

Barkun bosh, mendjen hava...

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page