top of page

Thjesht një dolli!


I dashur miku ynë Përparim Muça,


Ne jemi shumë. Bëhemi aq shumë. Dhe kur na therrët Ti, na gjen menjëherë aty. Aty ku pikërisht heshtaz jeta zbret e rrëshqet si një histori… E në këtë histori ne mbetëm shokë, miq, njerëz të thjeshtë, ashtu të betuar kokë më kokë… Të tjerët janë me pushime, janë më larg se ne, por jo shumë larg syve. E ne e ndoqëm historinë e shkurtër aty poshtë Mollës së pjekur, në Kopshtin tënd të bukur, të qetë e të freskët…. E historinë e rrëfyer e lamë ta lexojnë edhe të Tjerët.

***

Një Njeri i Mirë vrapoi aq fort sa goditi kokën në barrangë aq fort sa i Zoti la mënjanë mjetet e punës që mbante në dorë, hoqi përparësen prej cope të tendosur dhe, duke iu afruar për ti lëmuar flokët me pëllëmbë. Pastaj, doli nga aty brenda, në rrugë për të parë se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj i Zoti i Barrangës pa një burrë të ulur në tokë. Burri ishte ulur në tokë dhe mbante kokën. "Çfarë ndodhi?" pyeti i Zoti i Barrangës. "Oh!" rënkoi burri. I Zoti i Barrangës u afrua edhe më shumë. E ndërpresim tregimin për të Zotin e Barrangës dhe për të Huajin dhe fillojmë një histori të re për katër miq të Kopshtit të Blertë.

***


Njëherë e një kohë ishin katër Miq të Kopshtit të Blertë. Ata ishin të mendimit se ishte e këndshme të kishe dhjetë dolli njëherësh. Në mbrëmje u mblodhën dhe diskutuan për jetën në Kopshtin e Blertë. Ata pinin raki, hapën shishe birrash të ndryshme, por diku thellë në Barrangën e të Zotit kishin edhe verë. Dikush mund të thotë se ata u dehën. Por ata nuk mund të silleshin si budallenj, duke rënë nën tryezë, si kohërave të tjera, kur të zinte rakia dhe vera, vetëm se i ndihej era. Sytë i hollën larg, veshët i mbajtën hapur, dhe një Zog i madh fluturoi dhe hodhi mesazhe nga lart. Dhe qeshën. Dhe folën si shokë të rallë. Dhe përshëndetën dhe të munguarit e tyre në atë tryezë plotë mall.

***

Në kahun tjetër kishte gjelbërim të pandarë. Ishin të ndritshme të gjitha produktet për t'u parë. I kapën fjalët njëri-tjetrit. Ke shkëmbyer fjalë respekti. Ata ndjeheshin si në Kopshtet përrallore të Babilonisë. E ndërpresim rrëfimin për ta dhe marrim një tregim të ri për birrën.

***

Kishte disa shishe që po të hapeshin mbushnin një fuçi birre. Eh, ishin katër shokë… shokë për kokë. Të mirë e të respektuar… dhe pranë tyre u ul një filozof dhe arsyetoi: “Kjo fuçi është plot me birrë, birra fermentohet dhe forcohet. Dhe unë, me mendjen time, fluturoj nëpër lartësitë me yje dhe forcoj shpirtin tim. Birra është një pije që rrjedh në hapësirë, dhe unë jam një pije që rrjedh në kohë. Kur birra mbyllet në fuçi, ajo nuk mund të rrjedhë. Nëse koha ndalon, edhe unë do të mbërthehem. Por koha nuk do të ndalet dhe rryma ime është e pandalshme. Jo, megjithatë është më mirë që birra të rrjedhë lirshëm, sepse është në kundërshtim me ligjet e natyrës që ajo të qëndrojë në vend.”

***

Dhe me këto fjalë filozofi ktheu fuçinë e i dha një skicim kazanit ku dikur zihej rakia dhe birra u derdh mbi tërë atë ëndërr që tashmë ishte bërë realitet. dyshemeja. Dhe qeshi në ëndër, sikurse qeshin burrat mes miqve të pandarë… e foli.

***

Por ne kemi thënë mjaft për birrën; tani do të flasim për daullen.

***

Një filozof u ul në një daulle dhe bërtiti: "Unë bëj një zhurmë filozofike!" Kjo zhurmë nuk i duhet askujt, madje i shqetëson të gjithë. Por nëse ai i pengon të gjithë, do të thotë se ai nuk është i kësaj bote. Dhe nëse nuk është e kësaj bote, atëherë është e botës tjetër. Dhe nëse është nga bota tjetër, atëherë do të vazhdoj ta bëj.” Filozofi bëri një zhurmë të gjatë. Por ne do ta heqim këtë histori të zhurmshme dhe do të kalojmë në historinë tjetër të qetë për pemët. Filozofi ecte nën pemë dhe heshti sepse frymëzimi e kishte lënë. E kishin marrë në dorë miqtë, shokët, e kishte marë në dorë dollia për të gjithë…. E të gjithë, mes të katërve ishin vetëm një dolli e largët e mjaft e qartë e paqët dhe e pastër: kyefjala Përparim Muça, intelektuali Aqif Neli, biznesmeni Arjan Osmani dhe natyrisht shkruesi i këtyre rrjeshtave, Fatmir Terziu.

***

Ja dhe një dolli nga të katër për të gjithë Ju miqtë tanë të nderuar! Thjesht një dolli!

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page