THIRRJE KRISHTIT * "... dhe dije se unë do jem me ty gjithmonë, gjer në fund të botës"
JESUS CHRIST
Nga Përparim Hysi
Po vjen dimri dalngadalë Do ketë acar, dëborë e shi Nesër JU do shfaqeni i gjallë Sado i gjallë ke qenë gjithnji.
Po mbushen dymijë e njëzet vjet plot Dymijë e njëzet vjet plot që bota nuk ka qetësi Është kokolizur keq kjo botë
Dhe ca më keq,e imja SHQIPËRI!
Ke lënë pas shumë "urata" Ke lënë dishepuj,por dhe xhelatë Ke lënë të ligj, me shpirt të zi si nata E keqa është se ligësia jeton gjatë.
Ca lakmimtarë, majmur si derra
Nuk ngopen fare: si të jenë luvgji
Të shumtët s'kanë, kërkojnë në plehra
Punojnë, robëtohen dhe nuk kanë,PERËNDI!
Ti vjen,mes nesh dhe i shikon
Që hiqen shenjtë ca batakçinj
Të lutem shumë, këta ndëshkomë
Se e grabitën, të bukurën SHQIPËRI!
Mos ji i butë dhe zemërbrishtë
Fajtorët të gjithë kanë një surrat
Të bie në gjunjë e të lutem,KRISHT!
Mbi politikanët lësho tuajin mandatë.
SHQIPËRIA! Vendi më i bukur në botë
Cili vend,veç SHQIPËRISË, ka kaq shumë resurse?
Politikanët që zihen fare kot
Ia prishin imazhin, të bukurës, si nuse!
Të gjitha vendet përparojnë dhe veç ecin përpara
Veç në SHQIPËRI nëpërkëmbet ligji dhe drejtësia
Që në SHQIPËRI të vijnë vitet e bardha
M'i ndëshko KRISHT se JU, jini PERËNDIA!
Comments