top of page

THIRRJA  E  RRËNJËVE


THIRRJA  E  RRËNJËVE

 

 

Pemë kujdesuni për ne me çadrën tuaj mbuluese,

Mos u zhvishni në sy të diellit të na lini lakuriq!

Se zbret ai nxitimthi e në saç na pjek e djeg

Dhe juve pa oksigjen,  do ju thahen mushkëritë.

 

Kujdesuni për ne acareve,

Gunë leshi të dhirtë përsipër na hidhni!

Nëse doni që me ngricat e akullta dhe juve

Të mos jua ngrijë në damarë gjakun dimri.

 

Kujdes, nëse s’kujdeseni për ne, dhe, zbuluar,

Në mëshirë të kohës së akullt a zhegut përvëlues na lini

As një thithak nga tonat rrënjë  kurrë më s’do të lindi

Dhe ju do të ndjeni se si urith do ju brej kalbëzimi.

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page