E shtrydhi fort leckën në lavaman e pasi e shkundi fort, mori edhe njëherë fundin e legenit me të , e vari në kalorifer in e banjës dhe u nis drejt ballkonit.
Uf, i mbarova më në fund,pëshpëriti me vete dhe mori frymë thellë. Shtëpia shkëlqene nga pastërtia dhe ajo ndjehej aq mirë. Të paktën plaku nuk më ngacmon, është njeri i mirë. Jo si ca e ca që të binin në qafë. Pleq të ndyrë, iii sa të liq. Su vjen turp. Shfrytëzojnë rastin. Kështu kishte dëgjuar gratë,. burrat e më të mëdhenjtë,që flisnin e përflisnin për plot raste të tilla.
Mori lekët mbi tavolinë i palosi mirë e mirë e kënaqur, dhe bëri ti fuste në xhep kur u ndje çelsi i derës së jashtmje në bravë që rrotullohej pa mundur të hapej.U step dhe i hodhi një sy të shpejtë orës.Ishte 12 e drekës, fiks.
Zakonisht ai nuk vinte brënda, shkëmbeheshin tek hyrja e pallatit duke u përshëndetur ashtu nxitimthi.
Ajo nuk dinte asgjë për të veç që ishte një i moshuar rreth të 60, i vetëm,ndoshta ishte i ndarë,ndoshta i kishte vdekur gruaja ,ose edhe mund të mos qe martuar kurrë.
I ranë qeset e marketit mu përpara derës, dhe ai mënt ra shakull,por arriti dhe u mbajt pas derës e cila u hap dhe e mori zvarrë.Teksa ajo iu afrua dhe e kapi nga krahu duke e ndihmuar për të gjetur ekuilibrin ai i mbylli sytë nga kënaqësia dhe kafshoi buzën kur ajo iu afrua më tepër dhe e mbajti të përqafuar ,derisa ai hapi sytë.Kishte parkison.Edh pse i hapi sytë, edhe pse mbahej nga ajo ai akoma dridhej i tëri dhe kur e pa që ajo u step dhe u tërhoq mënjanë i tha:
-Mos ki frikë prej meje , kurrë nuk do të të bëja keq.Ajo uli kokën, rregulloi çantën që e kishte hedhur në sup dhe u ul të mblidhte sakulat gjysëm të zbrazura nga sheshi. Ai kapi bastunin dhe çalë -çalë u drejtua nga tryeza për t’u ulur në karrigen që ajo i afroi.
-Zoti Kosta , je më mirë tani, i tha ajo e trëmbur dhe për t’i treguar se duhej të largoheji hodhi një vështrim të shpejtë orës.
Më fal që të vonova, por këto ushqime nga marketi për ty i kam blerë.E di që ke nevojë dhe je në vështirësi ,ashtu si të gjithë në këtë periudhë të keqe.Kaq kam mundësi dhe unë.Merri , dua të të ndihmoj.... dhe i hodhi një vështrim dashamirës.
E pushtoi një zjarrm dhe ashtu e përskuqur nga turpi e falenderoi dhe u drejtua për nga dera duke ngritur qeset e marketit.
E mbylli derën ngadalë dhe ashtu pas dere nuk dinte në duhej të gëzohej apo të mërzitej.Po ushqimet pse i morri ?Pale që i shkoi mendja për keq për një moment kur e kapi për beli zotin Kosta dhe e mbajti derisa ai qëndroi drejt mbi këmbët e tij. Jo vetëm iu duk sikur ai i mbylli sytë nga kënaqësia por sikur ndjeu dhe një farë frike, ndaj i hoqi duart nga trupi i tij dhe i drejtoi bastunin.
-Sa njeri i mirë i shkreti, mendoi ,po mendja në të keq të vete. Ai i shkreti edhe ushqime më mori ,ngaqë e di që jam në hall, e ndarë nga burri kjo,ka thënë ,ta ndihmoj.
**
Të nesërmen ,sapo i ra ziles , dera u hap, thua se ishte pas dere e mezi po priste .Hyri në ashensor dhe u pa në pasqyrë.E shtrëngoi llastikën e flokëve kapur bisht dhe u drejtua për nga dera Dera ishte hapur dhe zoti Kosta po e priste me një buzëqeshje të madhe në hyrje.Po ky këtu do të rrijë sot, në këmbët e mija , shfryu ajo gjithë tërsëllimë kur e pa që dera u mbyll , dhe ai nuk doli si zakonisht për të shkuar në kafenio derisa ajo të mbaronte punët.
Hapi çantën dhe u drejtua për në banjo të ndronte rrobat .E mbylli derën fort dhe pasi u sigurua se ishte në rregull, filloi të zhvishej.Hoqi bluzën ,dhe u pa në pasqyrën e tualetës. Gjoksin e ndjente të fryrë, si dukej do i vinin periodat. I ngriti sytë nga pasqyra dhe pa veten në sy.
-S’pate fat , ky qe fati yt , i tha vetes dhe i mblodhi shpatullat si për t’iu justifikuar tjetrës para pasqyrës me gjoksin që derdhej nga sytjenat e zeza.
Sikur ndjeu bastunin e zotit Kosta pas dere, por e bindur që derën e kishte mbyllur mirë , i hoqi xhinet dhe veshi tutat e punës. Me siguri po bëhet gati dhe ai për të shkuar në kafenio me shokët,mendoi dhe hapi derën e banjës.
Mori legenin, klorinin, vitekset e nderura mbi kaloriferin e banjës dhe u drejtua për nga ballkoni i sallonit kur syri i kapi zotin Kosta në cep të sallonit të madh mbledhur një grusht.Po ky nuk do dalë sot si zakonisht , ç’pati, si e ka hallin,mblodhi turinjtë ajo.
Ai sikur t’ia kishte lexuar mendimin,i tha:
-Sot nuk do të shkoj në kafenio. Do të rri këtu në një cep e nuk do të të pengoj.
-Ku të duash mund të rrish, zoti Kosta ,po për ju që të mos mërziteni, se unë do bëj punë. Do hap dyer e dritare,mos ftoheni....u përgjigj ajo disi e pakënaqur dhe e shqetësuar.Por kur pa fytyrën e tij aq të gjorë, dhe vetë atë trup të mbledhur një grusht në polithronën e tij i erdhi vërtet keq dhe i erdhi turp nga vetja që kishte menduar keq për zotin Kosta.
Kishte kohë që punonte tek ai , rreth një vit , por ai jo vetëm që se kish cikur me dorë, por asnjë fjalë si kish hedhur, as nuk i kishte rënë më qafë.Ia linte lekët mbi tavolinë e përshëndeste dhe ikte .Edhe kur rastiste të shkëmbeheshin në hyrje të pallatit ai as në sy nuk e shihte ,e përshëndeste dhe priste derisa ajo largohej tutje. Vonë ajo e mësoi që ai ishte i çalë i lindur, gjithmonë mendonte se ai mezi ecte nga ndojë sëmundje dhe sidomos për shkak të moshës.
Nga xhami i ballkonit të sallonit shikonte që ai rrinte i strukur në polithronë pa lëvizur fare.Ndoshta dremit, tha ajo me vete, dhe fshiu këmbët fort pas pecetës , mbylli derën e ballkonit dhe hyri në dhomën e gjumit. Dhoma ishte shumë e rregullt këtë radhë.Çdo gjë ishte në vendin e vet:pixhamat e varura, shapkat në vend dhe krevati i rregulluar si jo më mirë.Uli kokën poshtë krevatit pët të parë se mos kishte gjë,para se të vinte fshesën me korrent.Në shesh poshtë krevatit ishte i hedhur një prezervativ. E mori në dorë dhe po e shikonte .Nuk ishte i përdorur, as i hapur .Fringo i ri,poshtë krevatit,çudi.
Po ky prezervativ, çdo këtu?!Ba,ba, bravo zoti Kosta.Nuk dinte se çfarë të bënte , ta linte poshtë atje ku e gjeti, apo ta linte mbi komodinë. Ç’ne prezervativ. Po tani, ti ketë rënë apo ta ketë vënë kastile për ta parë ajo?!Çdo me thënë kjo???
Pa rreth e rrotull dhomës se mos vinte re ndonjë gjë tjetër ku të vërtetohej se zoti Kosta ka kaluar një natë me ndonjë femër në dhomë.E ngriti kuvertën dhe e hodhi në shesh, por çarçafët ishin akull të pastër e të pa zhubrosur, siç ia kishte shtruar ajo.Ishin po të njëjtët çarçafë me trëndafilë.E rregulloi prapë krevatin,i shtriu dhe çentrot mirë e mirë mbi komodinë dhe hapi dollapin e rrobave.Të gjitha ishin në vendin e duhur, asnjë këmishë nga ato që kishte hekurosur ajo nuk qe ngacmuar.Edhe pantallonat qëndronin të varura me atë vijën thikë në mes .Peshqirët nga krahu tjetër qëndronin të vendosur një mbi një ,të paprekur gjithashtu.Ta ketë lënë kastile prezervativin, për ta parë ajo. Po ai asnjëherë nuk e kishte provokuar dhe nuk të jepte përshtypjen pa le që ai i merte ilaçet me grushta , me bastun po ashtu ishte , i moshuar ishte.E moj korbë, iu drejtua vetes, siç e ke në mendje ti atë gjënë, që ke kaq kohë pa rënë në krevat me një mashkull, kujton se e ka dhe ai plak i gjorë.Kushedi,tha ajo me vete ,dhe me prezervativin në dorë u drejtua për nga salloni për ta ngacmuar me shaka .
Zoti Kosta akoma ishte i strukur në polithronë , por i kthyer për nga muri,ishte mbledhur një grusht aq shumë sa vetëm koka dhe majat e shpatullave i dukeshin, që i dridheshin me shpejtësi. Për momentin u shtang,ngaqë nuk dinte se ç’të bënte por e mblodhi veten dhe u turr për nga polithrona,për t’i ardhur në ndihmë .I shkoi në mendje gota me ujë,,... se mos po i bie ndonjë trombozë,ndonjë hemoragji celebrale.....E zeza se mos po më vdes tani ,
Asaj i rra nga dora prezervativi dhe ...
-Mos , aty rri , iu drejtua zoti Kosta..
Po ajo nuk e dëgjoi i doli para dhe bëri ta kapte nga krahët, për ta sjellë në vete .Kur ç’të shihte!
Ai kishte futur të dyja duart brënda në mbathjet e vet dhe përpiqej, përpiqej duke iu marrë fryma. Me sytë e mbyllur nga kënaqësia e duke u dridhur i pëshpëriti.
-Ja ,sa ta nxjerr pak, ....edhe pak, edhe pak...
Mes pëllëmbëve mbante zogun e tij të vogël , të pulitur , që e fërkonte me tre gishtat e tij me shpejtësi. Më në fund zogu i tij e nxorri pak kokën dhe diçka të ujshme nxorri nga goja. Sikur volli ushqimin që kish mbajtur kaq vite brënda.
Gulçoi për herë të fundit sikur dha shpirt dhe hapi pak sytë. Kur pa fytyrën e saj një grusht nga habia e tmerri me ngrohtësi i tha :
-Mos ki frikë, nga unë. Kurrë nuk do të të bëja keq. Një fatkeq jam dhe unë si puna jote. Po ti të paktën ke rënë me burrë në krevat, kurse unë s’kam shkuar me grua kurrë. Siç e sheh jam sakat..... I mbylli sytë e fjeti për gjithmonë.
Ishte njeriu më i vuajtur që kish takuar në jetë që donte të ndihmonte të tjerët më çfarë të mundte , por kurrë s’kishte guxuar të kërkonte ndihmë. Të jepje e merrje një pjatë gjellë ishte e moralshme. Po të ndaje krevatin me dikë që e kishte aq të nevojshme ishte e pamoralshme. Këto mendonte ajo kur po e përcillnin për në shtëpinë e tij të fundit.
Comments