top of page

Teuta Sadiku: LAKIMI



 

Metamodernismi një tjetër –izm që bën të rishikojmë rrënjët e traditave,rrënjët e asaj që përcaktojnë qenien tonë në  botën .

Pas perdes së modernitetit, që i jep gruas në letër gjithë lirinë e mundshme, rri gjithmonë në pritë një burrë. Budallallëqe letrare!

Taçi me romanin ‘’Lakimi’’ po vë në provë edhe këtë herë pritshmëritë e lexuesve,duke përdorur inovacionin dhe eksperimentimin ,duke përzier së bashku stile të ndryshme në arkitekturën e romanit..Në këtë mënyrë u jep lexuesve një orientim të ri, këndvështrime të reja për të kritikuar fazat e ndryshme kulturore,përmes  vetë-reflektimeve përsëritëse.


Kujt dhe çfarë të besojmë. Dhe pse.


Romani Lakimi  si një roman meta Modern  negocion mes modernizmit dhe postmodernizmit.

-Dialogu metamodern i romanit thjesht thekson opinionet kontestuese për shumë çështje , si ato fetare, gjinore,martesa, dallimet në orientimin seksual .

Romani i Durim Tacit konfirmon se dyshimet e pafundme  të post modernizmit nuk ofrojnë këshilla por   as ngushëllim për njerzit që kërkojnë kuptimin e botës .

-Elira ,e përfshirë në krizën martesore tenton  një lidhje romantike një javore ,një gjendje midis  dhe përtej ironisë,optimizmit dhe dyshimit,naivitetit ,relativizmit dhe së vërtetës.

-Realja  vendoset në këtë roman si një rast i kundërt me atë që nuk është reale.Disa ide parashtrohen në roman si objektivisht  të vërteta për karakteret edhe  pse ata e dinë shumë mirë që ato ide nuk janë universalisht të vërteta.

Në roman prozatori na ka dhënë realitetin e grupeve shoqërore si në mesjetë dhe në jetën moderne  [ontologjia sociale ] Jason Storm ; Metamodernism The future of Theory.2021.duke i zbërthyer  këto grupe shoqërore për të  arritur në përfundimin se ndërveprimet e karaktereve , personazheve nuk çojnë në siguri,por nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga siguria,ne mund të mbështetemi në atë që njohuria të bëhet bazë e sjelljes .

Kanë kaluar 5000 vjet dhe qëllimi i shkencave njerëzore a e ka arritur  atë që të bëhet një mënyrë jetese e drejtuar drejt lulëzimit njerëzor .

Po, ata jemi ne, mbase të bërë edhe më të këqij gjatë këtyre mijëvjeçarëve.D.Taçi. fq. 34

-Në roman hidhet poshtë ideja e një të vërtete të vetme objektive.

-Në roman Taçi jep me finesë dykuptimësinë,nocionin se e vërteta është relative dhe e varur  nga konteksti.

-Romani jep këndvështrime dhe interpretime të ndryshme për njohuritë, për historinë dhe botën në përgjithësi.

-Romani ‘’Lakimi’’ nuk është vetëm një refuzim i modernizmit ,por një fenomen kompleks kulturor që përfshin një gamë të gjerë çështjesh, si gjinia, indentiteti, kultura,historia dhe gjuha. Romani është  haptazi sa kritik  aq dhe politik ndaj strukturave të vendosura të pushtetit.Taçi e ndërton realitetin përmes gjuhës,kulturës dhe persprektivave individuale duke theksuar subjektivitetin.

-Taçi në këtë roman riinterpreton dhe ripërvetëson elemente nga e kaluara, nga historia dhe vë në dyshim  idenë e një progresi historik linear dhe vlerëson riciklimin e referencave kulturore.

Kërkimi për autenticitetin bëhet vendimtar,herë edhe më intensiv sesa përfshirja në eksperimente apo lojra gjuhësore.[referimi në Leonard Shlain[1937-2009]

-Ai huazon nga stile dhe burime  të ndryshme duke përzier historitë, kulturat duke sfiduar nocionin e origjinalitetit.Në roman përfshihet ironia,parodia dhe stili pastiçe .

Taçi ka marrë përgjegjësinë për t’i bërë lexuesit të angazhohen ,gjen mënyra që e lejon lexuesin të përfshihet në ngjarje duke hyrë në psikologjinë e personazheve,herë herë ngjall dhe dhembshuri për ta.Taçi përpiqet për një formë komunikimi midis viktimës dhe vrasësit,...gjë që është e paimagjinueshme në një botë postmoderne ,të prirur ta përjetojmë historinë nga sytë e viktimës.

Durim Taçi është romancier i cili gjen mënyra krijuese për të krijuar narrativa të reja,çka lejojnë rikthimin e atyre temave në rrethana specifike duke mundësuar  shkuarjen përtej postmodernizmit.Të gjithë akademikët,studjuesit dhe kritikët  këtë e quajnë post-postmodernizmi,një lëvizje e lindur në Sh.B.A ku metamodernizmin e shohin si një përzierje e sinqeritetit modernist  dhe ironisë postmoderniste.

Absurditeti është një truk magjik që e bën të pamundurën të duket e mundshme.

Metamodernizmi u rrit në epokën dixhitale dhe romani ‘’Lakimi’’ mëshiron më së miri faktin, sa të largët nga njeri tjetri e  ndjejnë veten personazhet.Pothuajse karakteret janë sa të huaj me njerin tjetrin ,po aq dhe afër. Epoka dixhitale i rrëzon dhe i afron distancat,Intimiteti i rremë i mesazheve mes Elirës dhe Robertos e ngatërronte aq shumë Elirën sa e bënte të vështirë të mendonte qartë se ishte në një mardhënje njohjeje me Roberton aq sa arrinte ndonjëherë në mendimin se ai e kontrollonte me kamera.   

Lexuesi në romanin ‘’Lakimi’  has kompleksitetin dhe larmishmërinë e jetës,bota  aty është një përzierje e përvojave, kulturave dhe ndikimeve të ndryshme .Duket e çrregullt, kaotike por edhe shumë argëtuese dhe mrekullisht e paparashikueshme.

 

...Tema e Kohës dhe Hapësirës..

 

Autori luan me konceptin magjepsës të  kohës dhe hapësirës në rrëfim duke kapërcyer periudha të ndryshme,duke kaluar herë në njërën  e herë në tjetrën ,madje vendos histori nga perudha të ndryshme në të njëjtin vend .

Në metamodernitet, njerzit janë të mbytur me informacione,teknologjia është bërë një fokus qendror dhe të kuptuarit e reales ndërmjetësohet nga simulimet e reales .

Në roman narrativa  bashkëjeton me gjendjen emocionale,

ku  vërejmë luhatjen  e gjendjes si lavjerrës të karaktereve mes gjendjeve të kundërta të mendimit.

Elira zgjedh të jetojë ‘’sikur ‘’ ndryshimi pozitiv do t’i sjellë gëzimin edhe kur në fakt ajo e shikon se në çfarë kaosi dhe rrëmuje ndodhet.Elira nuk pretendon se do të shpëtojë botën,thjesht shpreson për të shmangur dëshpërimin nga  martesa me Arbenin.

Taçi përmes metanarrativës personale të Elirës  e ndihmon atë t’i shpëtojë dëshpërimit .

Në kuptimin e tij eksperimental,romani ‘’Lakimi’’ karakterizohet nga jolineariteti i tij dhe nga retrospektiva në të kaluarën,një teknikë rrëfimi ku sekuenca kronologjike prishet për të krijuar kompleksitet dhe rezonancë tematike.Taçi në këtë mënyrë e fton lexuesin të bashkojë vetë ngjarjet,duke rindërtuar me vëmendje kronologjinë e ngjarjeve dhe rrëfimit.Reflektimet, kthimet në kohë,vende  e histori nga e kaluara përdoren nga romancieri për të eksploruar dhe ofruar përvoja unike rrëfimi, identitete dhe natyra subjektive në shërbim të imagjinatës. Rrëfimi në romanin ‘’Lakimi’’ jepet i fragmentuar me ngjarje e histori jashtë rendit kronologjik duke sfiduar normat konvenciale të rrëfimit.

Robertoja e bombardonte me histori të ndryshme.

..e kishte nisur me ngjarjet në aktualitet-ndërkallja e rrëfimit të trilluar në jetën reale.

...Ai fluturonte në mesjetë e i propozonte një histori tjetër.D.Taçi

Protagonistët vlerësojnë jetën e tyre në mënyrë filozofike për të arritur në konkluzione të gjendjes aktuale ku ndodhen, ,natyrën e jetës dhe kushtet e saj.

E kemi kuptuar se dashuria, ky udhëtim vetmitar,fillon dhe mbaron tek sytë,njësoj si leximi.fq190

Robertoja është ai i cili rrëfen  historitë e mesjetës mes mesazheve , nga këndvështrimi i tij.

Romani ‘’Lakimi’’ bën një rreth të plotë duke përfunduar aty ku fillon.Elira personazhi kryesor kthehet në shtëpi,pas  peripecive një javore .Realizimi i këtij  rrethi është i sukseshëm ,një arritje e sukseshme e autorit, pasi Elira kthehet në shtëpi e vendosur ,pasi ajo ishte e bllokuar në lidhjen martesore me bashkëshortin e saj,Arbenin.Elira përballet vazhdimisht  me situata, gjendje e histori sa nga jeta reale aq dhe nga e kaluara historike ,gjatë këtij udhëtimi njëjavor. Në këtë  vijë të  lakuar lexuesit rishqyrtojnë ngjarjet historike para 5000 vjetëve në dritën e zhvillimeve të mëvonshme , bashkëkohore,duke nxitur  mendimin e thellë analitik.

Në roman  Taçi thekson idenë se ngjarjet dhe përvojat e Elirës, janë pjesë e një tërësie më të madhe.Në këtë strukturë rrethore autori përcjell njohuri të thella filozofike rreth të vërtetave të ekzistencës ,komuniteteve e kulturave të ndryshme, duke reflektuar ndërlidhjen dhe ecurinë e jetës në historinë e njerëzimit.   

 

Hapat që ka ndjekur romancieri në realizimin e rrethit.

 

1.Historia fillon në shtëpi dhe Taçi tashmë një shkrimtar efektiv do të shtrojë kuptimin dhe simbolikën e shtëpisë.

2.Elira personazhi kryesor nuk është plotësisht e lumtur në shtëpi.Teknologjia bëhet pjesë e përditshmërisë

3.Elira nuk është e vendosur,

4.Ajo duhet të largohet patjetër nga shtëpia.

5.Peripecitë,aventurat,  veprimet, sfidat nëpër  të cilat kalon Elira , mjete e mënyra  që përdor prozatori në rritjen  e thellimin e  komplotit .

6.Kthimi në shtëpi funksionon me të vërtetë, pasi Elira kthehet e vendosur, e qartësuar,duke mbartur gjithë çka mësuar e përjetuar.Elira kishte nevojë për këtë ndryshim, dhe koha e shkëputjes totale larg  shtëpisë i siguron asaj këtë ndryshim.

7.Elira  kthehet në shtëpi por jeta e saj nuk do të jetë më e njëjta.Ajo nuk duhet të qëndrojë aty sepse  e presin aventura të reja.

Romani ka gjithashtu pikëtakime  postmoderne psh kur nuk i beson saktësisë së historisë.

..Edhe kjo histori nuk kuptohej në po shkonte  drejt fundit apo kishte përfunduar .

...Edhe ajo nuk besonte më në finalen e historisë.

..Kush vendoste ta shpallte të përfunduar historinë

...Duhej të ishte një etnitet Absolut D.Taçi Lakimi.fq 286

Romani Lakimi hedh dritë edhe mbi problemet e jetës,ku protagonistja shfaqet e luhatur,mes një bote reale dhe ideale,e pafuqishme e pasigurt.

E tashmja në romanin Lakimi i kapërcen kufijtë e së kaluarës,e mbushur plot marrëzi dhe gracka.

I vetmi subjekt i vetmuar pa forcë mbetet njeriu që duhet  vetëm të falet me duart lart,i dorëzuar në fatin e vet. D.Taçi.  

Çështja është se na pëlqen të analizojmë dhe t’i vendosim gjërat në kuti konceptuale të lehta për të kuptuar epokën , por realiteti nuk përshtatet ...

Po pas Meta Modernizmit .....

Vermeulen and  Robin van den Akker  ‘’Notes on Metamodernism

Metamodernism Historicity, Affect and Depth After Postmodernism

The sense of an Ending 2011 Julian Barnes

Jean François Lyotard The Postmodern Condition; A report on Knowledge 1979



Nëntor 2024

64 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page