top of page

Tetor: Takimet Letrare në Ditën e Letërsisë Dibrane


Tetor:Takimet Letrare në Ditën e Letërsisë Dibrane.

Realizuar ky takim nga Kryetari i Intelektualëve Dibranë z. Shpetim Cami të cilin sërish e përgëzoj dhe e falenderoj me shumë respekt që bëri të mundur fokusin e Bashkisë Bulqizë për rëndësinë që duhet të ketë kjo nismë ,ndoshta për të ndihmuar më shumë talentët,edhe për të pasuruar një bibliotekë pothuaj të varfër në libra,të asaj treve,por me fëmijë të kohës internetit,ama që e duan librin ,e lexojnë nëse e kanë dhe e kërkojnë për ta pasur pjesë të së përditshmes…

Personalisht edhe pse shumicës së fëmijëve ua dija arritjet dhe dëshirën për dije e kulturë qytetare ,të cilën edhe e shprehën qoftë nga qëndrimi kurioz ndaj çdo dëgjese të autorëve të pranishëm,qoftë nga niveli i pyetjeve të ndërtuara dhe kurioziteti i tyre për të ditur më shumë. Si ish-mësuese e tyre i falenderoj për vazhdimësinë e rezultateve dhe ju uroj suksese e rrugë të ndritura në udhët e dijes e të formimit të tyre.

Ky ishte impakti im i kënaqësisë së veçantë që mora nga ai takim si poete e origjinës,që di shumë mirë çfarë ecën e ku ngecën… çfarë është arritur e çfarë duhet bërë akoma për të rinjtë dhe frymën që duhet përçuar,që ata të mos ngurojnë të thonë fjalën e tyre në vendimmarrje,në kërkesa ndaj prindërve dhe institucioneve,të guxojnë,të bëhen të denjë për të mposhtur patriakalizmat dhe kodet e vjetra që mbajnë mbërthyer zonat rurale kudo nëpër Shqipëri.

Pashë gjithashtu dhe bisedova me ta se ardhja e aktorit të madh Bujar Asqeriu në atë takim i kishte emocionuar shumë …mezi e kemi pritur më thanë,madje më falenderuan që isha unë arsyeja për ta sjellë pranë tyre…gjithmonë na ke entuziazmuar o mësuese ,m’u drejtuan mua…Ndjeva po aq emocion sa ata,saqë sytë më janë përlotur për mallin e ndërsjellë me ta,por edhe sa nevojë kanë për raste të tilla kënaqësie,artistike-kulturore të mirëfillta,që i ndihmon në rrugën e dijes dhe jo sa për të hequr qafe një punë apo të ashtëquajtura aktivitete…Të rinjtë në zona të tilla rurale duhen motivuar,duke ju krijuar kushte që edhe ato të integrohen denjësisht.

Pika tjetër e atij takimi ishte entuziazmi i shumë banorëve që takova,dashamirësia e tyre për arritjet e mia në krijimtari,kërkesa pafund për dy librat që kam botuar pas largimit që aty dhe ftesa që unë të gjendesha më shpesh për aktivitete të tilla.

Por më vjen keq ta theksoj fort madje,edhe pse jam bijë e atij vendi,pashë një ftohtësi mikpritjeje të institucionit ndaj jabanxhinjve.

”Bulqiza e ka hapur konakun për çdo mik e mysafir” Pas atij eventi nuk lëvizi askush qerpikun, për të shtruar një sofër buke për dy miq të mëdhenj” Një zotëri shkrimtar nga Vlora ardhur enkas dhe që citoi ”Vlora s’të nxjerr nga shpia pa drekë”, por edhe për njeriun e dashur të të gjithë shqiptarëve legjendën, aktorin Bujar Asqeriun, që doli nga kufiri i Bulqizës për të drekuar jashtë formatit të atij aktiviteti, pikërisht e privatisht në Klos. Sinqerisht nuk më erdhi mirë dhe nuk më vjen hijshëm ta them, sepse po të kisha tim atë gjallë do më thoshte ”Bijë, ai ka ardhur për neve… ”Bukë e kripë e zemër në shtëpinë tonë”…por dal edhe tek thënia e aktorit disa herë në tavolinë me të”E vërteta duhet thënë edhe pse dhemb”.

Ndërsa nuk do citoj asgjë tjetër…me apo pa shije takimi u realizua …Unë thashë edhe shumë fjalë tjera në kohën që mu caktua…thashë çfarë mund të thotë urtë e butë një bijë sa e përmalluar,aq edhe e lënduar,aq edhe duke u lutur që njerëzit aty të jenë mirë,të jetojnë në harmoni e të realizuar,pa i bërë të keqen njëri-tjezrit.

Uroj për pjesëmarrësit aty,autorë librash,shkrimtarë dibranë e bulqizakë ,për realizuesit e atij takimi letrar,për banorët e asaj treve,për të rinjtë e të rejat,,suksese të mëtejshme me më shumë frymë arritjesh e përpjekjesh për ta zhvilluar Bulqizën,Dibrën…akoma më shumë si zonë,në çdo këndvështrim…

Kur i yti ta thotë fjalën troç,të mirë e të keqe,pastër dhe pa dredhi e servilizma,dije që të don.

Unë e dua Bulqizën dhe rininë e asaj zone. Dua më të mirën e të mirave për to larg duarve dhe sjelljeve arrogante,larg prapambetjes,larg varfërisë,drejt dritës,paqes,dashurisë dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin,drejt dijes dhe dashurisë për librin si i vetmi institucion që të lë larg injorancës.

Zoti e bekoftë Bulqizën dhe ata që mundohen për të mos e lënë pas dore atë vend të pasur,të përvuajtshëm,atë krahinë ku janë veshur nëna,motra e shumë gra me të zeza,atë qytet madhështor me bukuritë e rralla që i ka falur natyra.

Zoti i bekoftë ata njerëz që punojnë e sakrifikojnë me ndershmëri e devotshmëri për Bulqizën!

Respekte e mirënjohje nga zemra…bija juaj me dashuri për ju,por gjithmonë “rebele” në kritika çdoherë përballë ngecjeve tuaja dhe çdo padrejtësie për vendlindjen time. Ju dua me Zot…ju dua me zemër

Faleminderit!

Më poshtë ju ofroj vidio të fjalës sime mbi librin e fundit”Fjalë të palexueshme”

nrm mbërthyer nga emocione si për herë të parë në një audit të tillë në vendlindjen time!

Respekt për çdo ndjekës ,për çdo dashamirës!

Mirëkuptim…Mirënjohje

37 views0 comments

Σχόλια


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page