top of page

TASHMA JO


Idea Vilariño*

TASHMA JO.

Nuk do t’ketë tashma

jo

tash nuk do t’jetojmë ma me njani tjetrin

as djalin tand nuk do ta rris

as këmishën tande nuk do ta qep

as teshat nuk do t’i laj

nuk do të t’kem pranë n’terr

s’kam me t’puth para se t’shkoj

asnjiherë nuk ke me dit se cila jam

dhe pse më kan dasht tjerët

Kurrë nuk do mund të di

përse jo, pse kurrsesi

as nëse fjalët e tua ishin t’vërteta

as cili ishe apo mendoje se ishe

as cila isha unë për ty

as si do të kish qenë të jetonim s'bashku

n’dashni

të prisnim

të ishim

Tash nuk jam ma shumë se vetja

as përgjithmonë

as ti për mu nuk do t’jesh

ma shumë se sa je tash,

as në t’ardhmen nuk do t'jesh

nuk do t'di se ku banon

as me kë

as çfarë t'kujtohet

Si at' natë kurrë ma nuk do m'përqafosh

Kurrë ma nuk do t’prek

As nuk kam me t'pa

tuj vdek.

Shqipëroi © Albana Shala

* Idea Vilariño - poete, eseiste, kritike letrare uruguajane.

I përket grupit te intelektualëve të "Generación del 45." Shkrimtarët e këtij grupi midis të cilëve Juan Carlos Onetti, Mario Benedetti, Sarandy Cabrera, Carlos Martínez Moreno, Ángel Rama, Carlos Real de Azúa dhe Amanda Berenguer përfaqësojnë denjësisht letërsinë uruguajane në Amerikën Latine dhe më gjërë.

Poezia "Ya no." (Tashma jo.) e frymëzuar nga historia e dashurisë së stuhishme të Idea Vilariños me Juan Carlos Onnetin, mendoj që tingëllon më bukur e sjellë në gegnisht.



Foto credit / oil painting "Evening Eternal" © Rachel Werner

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page