
TAKIM I RËNDËSISHËM MES KRYEPARLAMENTARIT Z. KONJUFCA DHE KRYETARIT TË LOBIT EURO – ATLANTIK SHQIPTAR Z. SHUKRI YMERI
Sot më datën 12 Shtator Kryetari i Lobit Euro - Atlantik Shqiptar, Zoti Shukri Ymeri bëri një takim pune me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, zotin Glauk Konjufca, në përpjeke për të koordinuar punën mes Lobit dhe qeverisë së Kosovës. Tema e parë që u shtrua për diskutim, ishte për masat evergjente që duhen marrë, si nga Qeveria, po ashtu edhe nga Lobi Euro - Atlantik për të koordinuat planet dhe projektet, për të mos lejuar asimilimin e gjeneratave më të herëshme të mërgatës, temë që u diskutua me interes të madh mes kryeparlamentarit Konjufca dhe kryetarit të Lobit Euro - Atlantok Shqiptar, zotit Ymeri dhe në vazhdim do të dalin, do të procedohet me masa konkrete të përbashkëta.

Temë tjetër, po kaq e rëndësishme për Kosovën dhe kudo që jetojnë shqiptarët në trojet e veta, ishte bashkëpunimi i Lobit Euro - Atlantik Shqiptar me Qeverinë e Kosovës, pra me institucionet shtetërore për tërheqjen e investitorëve nga mërgata si dhe investitorëve të huaj. Edhe kjo gjë do të konkretizohet me kordinim mes institucioneve dhe Lobit dhe do të vihen në jetë së shpejti. Kjo nismë do të ndikojë fuqishëm në punësimin e shqiptarëve, në rritjen e mirëqënies dhe pakësimin e ikjes së tyre në mërgim. Zoti Shukri, ngriti problemin e prezencës së mërgatës në Atdheun e tyre , në cilësinë e partnerit në listën zgjedhore me 5 kandidatë nga anëtarësia e Lobit. Prezenca e kandidatëve në parlamentin e Kosovës, do të mundësonte dhe do t'i bënte prezente problemet e mërgatës, por edhe për mundësinë e sjelljes së investitorëve të huaj në Atdhe, pa procedura të tepruara. Pra prezenca e kandidatëve në parlament, do të ishte si levë kordinuese mes shtetit dhe Lobit, ose e thënë më saktë, do vinte në lëvizje Ministrinë e Diasporës dhe do ta bënte atë shumë funksionale për të realizuar projektet e përbashkëta në dobi të mërgatës dhe të shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta. Në fund të takimit, i dhanë dorën njëri - tjetrit, me besimin e madh, se ky takim, kjo bisedë do të ishte hapi i parë drejt bashkëpunimit konkret. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë!
Comments