top of page

Së paku për mua


Beatriçe Balliçi

Së paku për mua


Nuk duhet asnjëherë të trishtohesh, Së paku për mua Në mos për veten tënde. Duhet të jetosh sa më shumë, Së paku për mua, Të jetosh deri në frymën e fundit Tani që i mundëm barbarët.

Duhet të qëndrosh në këmbë I dëlirë e i fortë si pelegrini që vështron Veç faltoren e zotit.

Shpirtpastër të ndjehesh si fëmijë Për fjalën e ashpër në revoltë Për fjalën nganjëherë të pambrojtur, Jo për fajin tënd Por për frikën e të tjerëve Që s'qëndruan dot Dhe u përbaltën Që kurrë s'të zgjatën një dorë miku Në çaste vetmie e rreziku.

Sfidant ke qenë dhe je përsëri Me gjithë luftërat që kurrë s'i deshe, Goditjet pas shpine s'të lëkundën nga kodi yt i burrit e i burrërisë, I mikut e i miqësisë.

Shpirt i pagjumë, i paqetë Për të ikurit e tu shpirtplasur, Për të vdekurit e tu pa varr, Qetësohu, ka një gjyq hyjnor që s'fal!

Miku im, ti kurrë s'i tradhtove shokët Edhe kur të tradhtuan, S'i braktise ëndrrat Bohem i lirisë e i dashurisë, Aspiratë ishte gjer dhe frymëmarrja jote..

Në duart e tua fytyra ime U rrethua me qiell, me pafundësi, Të mrekullueshme kanë qenë ditët tona me diell, Dhe perëndimet të ndritshme, gjithsesi!

#Beatriçe #Balliçi Nga libri " Ajo melodi e ne të dyve", 2009

12 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page