top of page

Sytë në dashuri


Sytë në dashuri

E di, që do të habitesh të më arsyetosh, e di e di, se gjithmonë kur vjen pyetja, dhe kur vjen puna e di Dante e përshkruan këtë, era vërtitet në sy.


Këmbët janë të ndjeshme, ata s’mund të ikin as të rrinë është një metaforë që e mbush me nur poezinë gjithnjë vjen, dhe kur vjen puna e di kjo është një kushtetutë vetëm për dashurinë, një kod magjik që zbërthehet vetëm në sy.


Era i bart sytë si këmbët atje ku duan të shkojnë, megjithatë, duken të ashpër për të huajt që u ngulen me helm, janë si një dritë: gjithmonë vjen, dhe kur vjen puna ata e dinë është kjo dritësi, për të fiksuar dhe për të mos lënë të shkojë dëm të gjithë xixëllimin që lind dhe prodhon dashurinë.


Nga pesha e dashurisë dridhemi në këmbë në zemër e zjarrmojmë, me sytë e bekojmë.


E di, që do të ngutesh të më gjykosh, e di e di, se gjithmonë kur vjen pyetja, dhe kur vjen puna e di Dante e përshkruan këtë, era dridhet në sy.


68 views1 comment

1 Comment


Luan Lumeka Kalana Nje pene shqiptare e skalitur ne mergim,z.Fatmir Terziu,shkrimtar i shquar,Lideri i letrave Shqipe ne Angli,mirenjohje vargut tuaj ,respkte Familjarisht.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page