top of page

Sylejman Salihu: Shtrati


SHTRATI

 

Kishim një shtrat në fëmijëri,

Të gjithë ne vëllezërit bashkë,

Një shtrat të bukur për mrekulli,

Dhe shtrati ish me kashtë.

 

Dhe përmbi kashtë kish një qilim,

Të bukur  kuq e zi,

Që e kish' sjellë nëna për pajë,

Si nuse në shtëpi.

 

Ajo  çdo ditë e shpupuriste,

Të butin shtrat me kashtë,

Dhe n' mbrëmje u hidhte një jorgan,

Gjithë djemve të saj: gjashtë!

 

Dikush nga ne qeshte në ëndërr,

Dikush nga ne fliste përçart,

Dhe dikush tjetër fantazonte,

Përrallën e peshkut të artë!

 

Tashmë nuk është shtëpi e vjetër,

Nuk është as shtrati i parë,

Nuk është as nëna me shami të kuqe,

As babai me plis të bardhë.

 

Por gjurmët e tyre te unë kanë mbetur,

Si një kujtim n'fotografi,

I ruan kujtesa sikur në letër,

Gjithë mallë e nostalgji.

19 views0 comments

Komentarze


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page