top of page

Sylejman Salihu: Kur nisem për Kosovë


Sylejman Salihu: Kur nisem për Kosovë

 

Kur nisem për Kosovë,

Bulëzon dashuria dhe lumturia del nga skutat e errëta të pikëllimit,

Ku është prangosur nga prangat e rënda të hekurta e të ftohta dhe lind ringjallja nga honet e errëta,

Të dheut gjithandej,që Adami me Evën e prekën me këmbë si mëkatarë pendestarë.

 

Nisem dhe nga ekzaltimi i këndoj ode dhe himne Tokës së Shenjtë,

Dhe të shtrenjtë,

Atje ku lind dielli,

Atje ku me rrezet e tij lahet qielli.

 

Imagjinata hap krahët dhe më merr në fluturim,

Thotē eja se rrugēn do ta bëjmë bashkë, si dy dashnorë tē lumtur që ëndërrojnē,

Që dashurojnë,

Dhe s' ka kush tē na ndajë,

Me asnjë çmim.

 

Pastaj rrugës për në Kosovë qoftë me avion a veturë, qoftë edhe me anije, madje le të jetë edhe në këmbë do të ecim bashkë përplot fantazi,

Dorë për dore me dashuri,

Duke kaptuar male dhe fusha,

Edhe dete e oqeane,

Bashkë me tundimin që na kaperthen,

Se kur do të tē shkelim  më shpejt nē Iliri.

 

Kur nisem pēr Kosovë rrugës fillojnē të çelin trëndafila të bardhë si vet liria dhe të kuq,

Po, po,edhe  të kuq,

Tamam si gjaku i dëshmorëve dhe heronjëve tē Kosoves,

Që edhe ata në varre të  gëzohen,

Sepse i mbyti pikëllimi i gjatë për ata qē si pa kry nga Toka e Shenjtë përditë mëngjeseve pa çelë drita si në faj ikin dhe largohen.

 

Kur nisem për Kosovë,

Rrudhat e fytyrës ikin nga unë se thonē mos ta trembim nga trishtimi shtëpinë,

Që pret e vetmuar kur do t' i kthehet i zoti,

Se gjithmonë e mbytë mendimi nga frika se mos e ka tradhtuar,

Se mos e ka harruar.

 

Kur nisem për Kosovë fillon jeta dhe blerimi,

Çilet horizonti,

Dhe gëzimi ia zê vendin trishtimit,

Paqja e shpirtit galdohet gjithandej nē lundrim,

Dhe si njē lunderz e vogel lundron nëpër lumenjtē e dalldisur të gjakut tim.

 

Kur nisem pēr Kosovë ëndrrat thonë na lërë të pushojmë pak,

Pa andrralla,

Diku në një skaj të kësaj toke,

Dhe shihe tokën tënde vet o zoti im me sy,

Dhe thuaj me të madhe sa të dëgjojë edhe toka me qiellin perplot lavdi:

Kjo është dashuri,

Kjo është lumturi,

O njeri!

51 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page