top of page

Strategjia e Mbrojtjes ...


Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

“Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!


Pa asnjë mëdyshje, agresioni ushtarak i Rusisë - Putiniste kundër terësisë teritoriale të një vendi sovran (Ukrainës), mbetet gjithashtu një kërcënim, sfidë dhe këmbanë e fortë alarmi për sistemin dhe instrumentat globale të sigurisë.

Përveç luftës në Ukrainë, mësimet e nxjerra nga operacionet dhe angazhimet e gjata të NATO-s në Irak, Afganistani, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, etj si dhe pesha e kërcënimeve kibernetike, etj po/do të shërbejnë si domosdoshmëri kritike për të transformuar dhe modenizuar jo vetëm institutionet e sigurise globale (UN/NATO) por edhe ato kombëtare të çdo vendi.

Nga ana tjetër duhet ta ripërsërisim se për 30 vendet e NATO-s, tërësia teritoriale mbetet përgjegjësi kolektive (Artikulli 5). Kjo është thelbësore, por kurrësesi një dhuratë e përjetshme pasi sejcili nga 30 vendet kanë obligimin të zhvillojnë kapacitete që i pëkasin për përmbushjen e misionit të përballjes së Aleancës me rreziqet konvecionale, ose sulmet ushtarake.

Prandaj çdo vend i NATO-s, por jo vetëm ato, po zhvillojnë Strategji (që harmonizon objektivat, mënyrat dhe mjetet/buxhetet) si dhe po modernizon aftesitë operacionale të fokusuara në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare.

Si parim, rishikimi perodik i Strategjisë “imponohet” nga dinamika e ambjentit te sigurisë, nga pesha e rreziqeve si dhe respektivisht impaktit të tyre ndaj interesave kombetare. Po ashtu, përtej emërtimit, rishikimi ciklik i Strategjive Nacionale mbetet si domosdoshmëri kritike jo vetēm për të modernizuar instrumentat dhe kapacitetet e sigurisë kombëtare por edhe për të reflektuar ndryshimet e konceptit strategjik të NATO-s si dhe përmbushur detyrimet në kuadër të NATO, EU, UN, etj.

Përtej modestisë tepëruar, në kapacitetin e ekspertit me experiencë në reformat e Sigurisë Kombëtare, Rajonale & NATO-s si dhe në pëgatitjen e dokumentave strategjik (SSK, SU, RSM-2013, PAZH, etj) po paraqes një vlerësim me gjetje, parime si dhe 10 rekomandime strategjike për domosdoshmërine e hartimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Interesave Kombëtare (SM&ZhIK) të Republikës së Shqipërisë:

1. Vullnet, përpjekje dhe masa gjithëpërfshirëse jo vetëm në rrafshin e vendimarrjes Politike, por në të gjitha hallkat, Institucionet, Agjensitë Shtetërore si dhe fazat e përgatitjes së draftit të Strategjisë. Për më qartë, grupi i punës nuk do duhet kurrësesi të përbëhet nga vetëm “burokrat të emëruar”, por nga personalitete të mirënjohur, shtetarë të përgjegjshëm, patriot mëndjehapur si dhe me eksperiencë të spikatur në fushën e mendimit strategjik dhe reformave të sigurisë kombëtare.

2. Gjithëpërfshirje dhe konsensus sa me i gjerë. Shpresoj që 32 vjet të kemi mesuar se një Strategji pa konsensus apo e prodhuar në frymë konfliktuale, mbetet një dokument i padobishëm, pra një dokument inventar, që dublikon “pa kurrfarë lidhje” programin e qeverisë së radhës.

Është po ashtu fakt se në shumë se 3 dekada të përpjekjeve të RSh për ndërtimin e Shtetit demokratik, të bazuar në parimin “check and balance”, një nga vlerat e gjithë-pranuara që do duhet të “gjunjëzohej/t” klasa politike mbeten çështjet e Interesave Kombëtare. Në shtesë, kjo qasje do të demostronte edhe pjekuri dhe përgjegjshmëri të klasës politike dhe po ashtu do sherbejë si një mesazh i fort pozitiv për parnerët strategjik, SHBA, NATO, BE etj.

3. Vizion strategjik, për të peshuar dhe balancuar skenaret e kërcenimeve të mundshme me interesat kombëtare. Prandaj në përgatitjen e SM&ZhIK, duhet angazhuar personalitete me ekspertizë dhe integritet të spikatur në fushen e politikës, ekonomisë, diplomacisë, inteligjencës, informacionit/IT, gjeneralë; emergjencat civile, policia e shtetit, akademia e shkencave, etj.

4. Konsultim me aktorët e shoqërisë civile, qëndrat e studimeve strategjike, akademikë të mirënjohur dhe grupet e interesit është jo vetëm një “kërkesë në modë”, por para së gjithash një detyrim dhe prove e përgjegjshmërisë shtetërore, me qëlim për ti dhënë dokumentit të Strategjisë dimension dhe garanci aplikative. Nuk është shpikje, p.sh në NATO dhe vendet perëndimore, për zhvillimin e dokumenteve strategjikë angazhojnë personalitete ose “grup të urtësh” si dhe ekspertë me peshë strategjike dhe jo vetëm grupe pune nga “burokracia/zyrtarë të emeruar”!

5. Kohezionit mbarëkombëtar. Organizimi i konferencave shkencore apo dëgjesave publike për strategjinë, duke hapur edhe një website të posaçëm, ku çdo qytetar i interesuar shpreh mendimet e veta. Me tej, produkti do duhet të konsultohet me Kolegjin e NATO-s, "Qendrën Marshall”, NDU/USA, etj për të marrë edhe “çertifikatën” e institucioneve elitare në fushën e mendimit gjeostrategjik.

E parë nga sa sipërpërmendur, çdo produkt (Strategji) burokratike, pra që do i mungonte gjithëperfshirja, konsensusi dhe konsultimi do “mbetej në klasë si dokument inventar” dhe kështu do ti shkonte shprehja Amerikane “breathing new life into dead reckoning”, ose e përkthyer, “i/e vdekur pa e lindur ende” !?

6. Mirëpeshimi rreziqeve dhe së mjedisit të sigurisë. Ukraina na tregoi qartë, se jetojmë në një realitet, ku nuk janë zhdukur përgjithmonë rreziqet konvencionale, ose sulmet ushtarake ndaj integritetit territorial. Ndërsa po ashtu Krimea, Kosova, Bosnja, etj na kanë treguar, se kërcënimet po sofistikohen nëpërmjet përdorimit të formave të reja si referendumet e mbështetura nga jashtë, fondamentalizmit fetar, destabilitetit financiar, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, qeverisjet e dështuara, etj.

7. Anëtaresimi në BE, të riKonfirmohet jo vetëm si mision dhe opsion i vetēm por edhe si një projekt që i bashkon mbarëshqiptarët, rreth vlerave perëndimore, të drejten e jetës, fjalës, pronës dhe tregut të lirë. Ose e thënë më mirë nga një mëndje atërore, si Profesor Sami Repishti: “integrimi në bashkesinë e vlerave Euroatlantike (BE me 450 milion banorë) mbetet shprehje e aspiratës dhe Fat i bardhë i të ardhmes së Shqiperisë dhe Kosovës"!

8. Moderizimi i kapaciteteve operacionale për përballjen me emergjencat/fatëkeqësit natyrore, industriale dhe njerëzore. Ndërsa mbetet ende të përmirësohen mekanizmat e kontrollit civil demokratik të strukturave/agjensive përgjegjëse, për të mos lënë hapësira të devijimit nga misioni Kushtetues, si dhe për më tepër, për të shmangur shpërdorimit nga klientet e pushtetit të burimeve të mbrojtjes kombëtare.

9. Objektivat strategjike do duhet të shoqërohen me një Plan/Matricë veprimi me aktivitete, përgjegjësi shtetërore të matshme si dhe mbështetje me financa adekuate.

Thënë këtë, do duhet paraprakisht të ngrihej Agjensia e Sigurise Kombetare (ASK), e cila do të shërbejë për t’ju siguruar në kohë reale, Autoriteteve të larta shtetërore, pikturën dhe peshën e kërcënimeve ndaj interesave Kombetare, si dhe do të luajë një rol thelbësor në formulimin e dokumentave baze te Sigurisë Kombëtare, përgatitjen e paketës ligjore, monitorimin e realizimit të objektivave sipas matricës së detyrimeve ndërinstitucionale, etj !

10. Përmbushjen e detyrimeve dhe përmirësimin i kredibilitetit të RSh në NATO dhe parnerët Strategjik (USA). Ndërkohë, 14 vjet pas anëtarësimit, Shqiptarët e kanë tejkaluar perceptimin e NATO-s si “bank alienësh” që garanton falas paprekshmërinë teritoriale të 30 vendeve anëtare! Thënë këtë, RSh i duhet të arrijë Buxhetin e Mbrojtjes në 2% të GDP-së, që për vitin tjetër, 2024.

Në shtesë, do t’i riKëshilloja publikisht aktorët politik dhe faktorët institucional nltë Tiranës dhe Prishtinës që për interesat jetike kombëtare: “të përulen në gjunjë para përgjegjësive shtetërore, duke projektuar dhe zyrtarizuar një qasje të drejtë dhe të mënçur (Dy shtete sovrane një komb i vetëm) që përfshin sovranitetin por fokusohet në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarëkombëtare. E ritheksoj se kjo “qasje e fortë por e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë dhe garanci shtesë për paqen afatgjatë dhe axhhenden Euroatlantike të rajonit. Për të tejkaluar edhe një “kujdes diplomatik”, sjellim shembullin e vendeve skandinave (Norvegji, Suedi, Finlandë); Balltike (Lituani, Letoni, Estoni); të Vishegradit, qasjen zyrtare të Turqisë dhe Greqisë në raport me Qipron, rastin USA me Islandën, etj.

Me këtër rast, ri-konfirmoj, se: “mbetem sa i përkushtuar aq edhe i përulur për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike në përgatitjen e Strategjisë së Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë” !

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Anëtar i Bordit të “Izraleli House”, si dhe Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page