top of page

Stili i veçantё narrativ nё njё libёr psiko- analitik mbi ndёrkulturёn


Majlinda Sota Mullaj


Nga Fatmir Minguli


Mё pёlqen njeriu qё ka shpirtin mё tё thellё se plagёn e tij. Friedrich Nietzche

Diversiteti i kulturave ёshtё diçka qё duhet vlerёsuar e jo pёr t’u drojtur. Kofi Anan


Libri i Majlinda Sota Mullaj me titullin “Udhёtime tё panjohura” ёshtё botuar nё gjuhёn italiane “Viaggi ignoti” e me nёntitullin “Pёrshtypje dhe dialogje ndёrkulturore. Ky ёshtё libri i parё i autores e cila ёshtё njё specialiste e mirfilltё nё disa fusha tё shkencave tё edukimit, formimimit, pedagogjisё qё punon nё Itali. Ajo njёkohёsisht ka ndjekur master unversitar mbi tё drejtat e migracionit dhe ёshtё specializuar nё fushёn e ndёrmjetёsimit ndёrkulturor si koordinatore dhe fprmatore konsulente.

(Shёnime analitike mbi librin “ Udhёtime tё panjohura”

I dhashё kёto informacione sepse vlejnё pёr tё krijuar koceptualitetin e strukturimit tё librit tё saj tё ri dhe tё parё me titullin kёrshёri ndjellёs “Udhёtime tё panjohura”.

Libri “Udhёtime tё panjohura” ёshtё bazuar nё ngjarje tё ndodhura tё njё familjeje shqiptare intelektuale qё emigrojnё nё Italinё fqinje, njё nёnё dhe njё babai, njё vajze tё tyre, tё historive tё tyre tё shumta e tё mundimshme sa qё e bija, Klivia, u ka dedikuar kёtё shprehje prindёrve tё tyre:

“ I uroj tё gjithёve tё pranojnё qoftё edhe pёr njё moment tё shkurtёr, se ku mund tё çojё rruga e bashkёpunimit mes prindёrve dhe fёmijёs.”

Ndoshta kjo mund tё jetё dhe emblema e parё e librit qё nёna e kёsaj vajze dhe gruaja e njё inxhineri ka shkruar.

Po, nё libёr ёshtё historia e tё treve, familjes durrsake si e shumё e shumё tё tjerave qё kanё ndёrtuar jetёn e tyre nё Itali, njё jetё tё barabartё me vendasit. Ja, kёtu ndalet autorja Majlinda Sota Mullaj dhe kёtё histori e kthen nё njё dialog dhe impresione personale, tё denja pёr njё shkrimtare tё sprovuar. Tё mos harrojmё qё libri me 174 faqe ёshtё shkruar nё italisht dhe ёshtё redaktuar nga e bija e autores, Klivias.

Kur mbaron sё lexuari kёtё libёr, menjёherё tё lind mendimi: Ç ’gjinije i takon tё jetё ky libёr? Fillimisht tё duket sikur ёshtё libёr me pёrshtypje ashtu siç e paraqet autorja nё nёntitull, pastaj tё duket si ditar, qё ta japin pamje tё tillё emrat e kapitujve, pastaj… mua personalisht mё jep shijen e njё roamni psiko-analitik.

Eshtё njё roman, natyrisht i papagёzuar me kёtё emёr, por ideja e tё qenit roman del nga mёnyra e tё shkruarit. Ajo, autorja, pak rёndёsi i jep ngjarjes. Ajo e pёrdor ngjarjen, personazhin, vendin si njё karrem pёr tё kapur pёrshkrimin, analizёn psiko-analitike, emocionet, mёdyshjet, ngurrimet aq tё shumta qё pluskojnё nё çdo faqe tё librit “Udhёtime tё panjohura”. Madje edhe emrat e personazheve janё shkruar me shkurtimet e tyre si Tim, Bi, Kiki, Geri, Lila, Lore, etj, a thua se ia mbingarkojnё mendimin e shprehur aq gjatё e aq imёt nё kёtё libёr.

Kjo mёnyrё narrative qё pёrdor Majlinda Sota Mullaj tё kujton disi stilin e Dostojevskit, thjeshtё si njё lloj afёrsie…

Por patjetёr qё libri “Udhёtime tё panjohura” nuk ёshtё as “Udhёtimet e Guliverit” dhe as “Liza nё botёn e çudirave”por ёshtё njё udhёtim nё “Botёn e humbur” atё botё, Italia nё kёtё rast, qё sistemi komunist ua fshehu shqiptarёve pёr dekada me radhё. Dhe Majlinda shpёrthen, thёrret dhe na tregon me stilin e saj aq shumё tёrheqёs se si ishim ne shqiptarёt “Njerёzit qё koha i kishte harruar” nёse do tё perifrazoja titullin e romanit tё shkrimtarit amerikan Edgar Rice Burroughs.

Magma qё lidh mendimet dhe pёrshtypjet social- shkencore nё kёtё libёr ёshtё patjetёr vetё profesioni dhe formimi i pёrsosur qё autorja ka. Ajo e di shumё mirё dhe e aplikon faktet se kultura mё shumё se shumё shkenca tё ndryshme e udhёheq mendjen dhe jetёn e njeriut duke i dhёnё kuptim veprimeve duke sistemuar qёllimet e brendshme nё sisteme interpretuese jetёsore.

Ajo nёpёrmjet ngjarjeve dhe jetesёs sё saj dhe tё burrit tё saj nё Itali, nё ato fillime tё viteve ’90 por edhe mё vonё deri nё ditёt tona, na sjell shpirtin e njerёzve Italianё tё cilёt e kanё ndihmuar nё tё gjitha aspektet e jetёs. Kёtё shpirt, kёtё sjellje ajo e lidh me kulturёn e ndёrsjelltё, shqiptare dhe italiane, duke kapur gradientё shkallё pas shkalle duke ndёrtuar histori tё reja nё sistemin e zhvillimit tё mardhёnieve njerёzore. Me njё mjeshtri gati magjike sillen nё libёr historitё e dy popujve italianё dhe shqiptarё. mjeshtri kjo qё zbatohet me anё tё artificёs sё retrospektivёs, realizuar me njё forcё fantazie tё fuqishme.

Pasazhe pa fund do tё gjejё lexuesi te katёr udhёtimet drejt Tiranёs apo nё kapitujt e udhёtimeve me target apo me autobus. Çuditem se ku e ka gjetur energjinё pёr tё hyrё thellё nё historitё e Shqipёrisё nё kohёn e pushtimit italian, e sidomos kur jep informacione tё panjohura pёr shumё shqiptarё si psh. mbi S.V.E.A. ( Shoqёria e Zhvillimit Ekonomik tё Shqipёrisё) etj. Vajtje – ardhjet Shqipëri- Itali- Shqipëri tё lexuara ndoshta nё shumё libra tё autorёve tё tjerё, janё si tё thuash instrumentat qё ajo pёrdor pёr tё ngjizur te lexuesi nёnkuptimet shoqёrore- kulturale mes njerёzve italianё dhe shqiptar, janё “mediume” tejet tё pёrshtatshme pёr tё shprehur dashurinё njerёzore pёr Adelёn dhe italianёt e tjerё me tё cilёt ajo bashkёpunon nё mёnyrё krijuese.

Pra, edhe nёse do tё citoja pjesё nga libri i Stephen L. Brusatte : “Ngjitja dhe rёnia e dinosaurve” nuk do kishte mё vlera…pёrderi sa Majlinda Sota Mullaj na zbuloi fare bukur e magjishёm botё tё reja tё ndёrkulturёs mes popujve tё thjeshtёe qё na solli botёn europiane me shqiptarё mes tyre.

Çdo udhёtim nёpёr Tiranё, Itali, Durrёs ёshtё prè e njё ofensive pёr tё shpёrthyer thirrjet e shpirtit, brengat e mbetura nё zemёr nga shkaqe tё ndryshme, por edhe shfryrje tё psiko – analizёs. Prandaj them me bindje se kapitujt 19 ( rikthim nё Itali) dhe 22 ( rikthim nё Shqipёri) janё themele tё kёsaj psiko- analize…pёr tё shkuar nё kapitullin mё tё dhimbshёm…atё tё aksidentit fatal…


Kёsisoj libri (romani) “ Udhёtime tё panjohura” mendoj se ёshtё njё ishull tani pёr tani nё detin e librave tё tjerё qё Majlinda Sota Mullaj do tё shkruaj…e pse jo!? Ku ishte Majlinda para se tё shkonte nё Itali? Ku ёshtё Majlinda mbas aksidentit fatal!? Ku do tё jetё Majlinda bashkё me miqtё e saj kaq tё shumtё nё Itali e Shqipёri. Ne nuk dimё asgjё, por edhe mund tё dimё diçka, por nuk dimё pёr romanet qё do tё pasojnё…

Pёrshkrimet me retrospektiva zinxhir brenda njё ngjarje fare tё thjeshtё e bёjnё lexuesin qё tё harrojё ngjarjen dhe tё meditojё pёr kёto pёrshkrime tё cilat veç stilit narrative mbajnё nё brendёsi tё tyre okulten medituese, e kthejnё ngjarjen nё njё skenё teatri me monolog, aty ku heshtja flet mё shumё se ngjarja.

Autorja, qё nё faqet e para shkruan “Udhёtimi nёpёr detin e trazuar nuk ishte shumё i qetё.” Mos vallё kjo frazё flet pёr tё gjithё librin, librin qё ёshtё njё udhёtim jo vetёm i trazuar por dhe trazim nё njё botё qё pёr ne shqiptarёt ishte e panjohur, e qё gjeti mirёkuptimin e madh njerёzor, kultural mes njerёzve nё Itali.

Libri ёshtё plot figura artistike letrare tё cilat demonstrojnё njohuritё shumёanshme tё Majlinda Sota Mullaj. “Qyteti i Ostunit, kjo anije e bardhё…”, ” loja psikologjike e historisё sё mobileve ku punonte i shoqi inxhiner…” e shumё e shumё tё tjera do ndeshesh nё librin e udhёtimeve tashmё tё panjohura. Sa mё shumё zhytesh nё impresionet e faqve tё librit “Udhёtime tё panjohura” aq mё shumё rritet adrenalina, intesiteti pёr tё vazhduar leximin e pёr tё fshirё ato pyetje qё lindёn nё faqet e para. Ky libёr nuk ёshtё thjeshtё “udhёtim” nё kuptimin e ngushtё tё fjalёs, ёshtё udhёtim nё nёnndёrgjegjen e njeriut, personifikim i çdo udhёtimi shpirtёror, udhёtimi i njё gruaje nё monopatet e jetёs, njё gruaje qё inspiron pёr njё familje tё shёndetshme duke u pёrpjekur pёr tё kapur ato ideale qё mes pёr mes dashurive njerёzore qё jetojnё jetёn e tanishme duke rikujtuar tё kaluarёn.

“ Udhёtime tё panjohura” ёshtё njё libёr qё mbart magjinё e sё panjohurёs nga qё vetё subjekti ёshtё njё kaleidoskop qё i shfaq pamjet vetvetiu…kjo magji patjetёr qё lidhet me formimet e autores nё fushёn sanitare, fetare dhe shkollore, eksperienca tё gjalla qё e kthejnё okulten nё realitet.

Pak a shumё ajo ёshtё brenda sentencёs qё Umberto Eco ka shkruar:

“ Pёr mua, njeriu i shkolluar ёshtё ai qё di ku tё shkojё pёr tё kёrkuar informacion nё momentin e vetёm tё jetёs sё tij, kur ai ka nevojё pёr tё.”

Durrёs 25 dhjetor 2O20

175 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page