top of page

Stigma e dashurisë


Fatmir Terziu

Dy poezi:




Njohja e dashurisë


E kuptoj Harpën

në një risi të pavarur me shije muzike

se perimetri në të majtë është mashkullor

dhe në të djathtën hapësira femërore,

dhe kompromisi

është i drejtë para mesit,

ku gjendet vetvetja dhe pjesa e shpirtit,

dhe e mprehta e telit,

është në të vërtetë bashkimi i vetvetes

në njohjen e dashurisë:

ku produkti na bën të unifikuar

pas muzikës.


Stigma e dashurisë


Çorap i tjerrur,

i bërë me porosi

kopshti është i ndaluar

brenda një togfjalëshi të qëndisur bukur

me një gjemb të guximshëm në sy,

mollën e kafshuam të dy…

E një bletë në një trëndafil,

zbarkon një harkëtar të shukatur

me një përkufizim të ri të një fjale

i panjohur asnjëherë më parë:

Kujdes!

…ajo është çorape.


53 views1 comment

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Feb 11, 2020

Poezi godiste, sidomos e para. Bashkë me të ciklit për shën Valentinin janë si një buqetë e këndshme lulesh, që ermojnë dashuri. T'i këndosh dashurisë, t'i humanizosh njerëzit me dashuri është një mision drite. Urime, urime Fatmir Terziu!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page