Sterjo Spasse ishte Modeli i Shkrimtarit per brezin tone. Ai kishte urtesine e Njeriut dhe Mençurine e Mendjes. Une kam shendimet e mia ne dy takime me Spassen e madh. Nje takim ne kohe adoleshente ma realizoi Jorgji Kristo nga Gollomboci, ndersa tjertin Spasse Thanasi nga Zaroshka ... Une nuk kam nje kujtim me te bukur takimi si ai me Sterjo Spassen sepse ishte e vetjma shtepi ku une tere emocione shikoja librat, librarine, Shkrimtarin Spasse ne Librat Shqip, dhe ne guzhine flitej "Gjuha e nenes"...Nuk ka "kandar" te peshoje kontributin krijues Shqiptar te Sterjo Spasses. Mbetet dhe do Mbetet....
E Dielë 29 Gusht 1976
Tiranë. Dita më e bukur. Dita me më shumë emocione. Gjithë jeta ime sikur të qe në këtë ditë Çdo gjë në qënien time pret momentin...Ja, dredhoj rrugët në Tiranë. Jam duke shkuar diku me shokun tim të mirë Jorgji Kristo nga Gollomboçi i Prespës. Ecim së bashku, emocioni zgjat sekonda e rruga tek ajo shjtëpi më duket e gjatë, e gjatë… Tek mbërritëm, një portë e thjeshtë u hap, një oborr i pastër e po aq i freskët. Më duket se jam futur në një botë lulesh. Një aromë e këndëshme lulesh që duket sikur kanë mbuluar shtëpinë përdhese gati në qëndër të Tiranës. Portat sikur happen njëra pas tjetrës. Në korridorin e parë rafte të tëra me libra, ngjeshur njëra pas tjetrit e duket sikur edhe muret janë bërë prej librash. Shumë libra rreth e qark që të sugjestionojnë. Ja dhe disa piktura si të varura në libra, Mali i Thatë, Prespa, përsëri libra...Vallë ku jam? Në një shtëpi-botë librash, plot surpriza dhe befasi. Ç’thesarë brenda një shtëpie të vogël e të thjeshtë! Ç’bukuri breda një shtëpie: Libra, piktura, lule, freski… është një shtëpi shkrimtari që kurrë nuk kam menduar se do ta vizitoja…
Shoku im ec para i sigurt si në shtëpinë e vet, unë ec pas tërë emocione e ankth pas tij. Takojmë një grua të moshuar, me plot thinja e rrudha si dëshmia e viteve. Zëri i saj na mirëpret dhe e qeshura e saj na entusiazmon. Futemi në një dhomë që më duket si qëndra e botës. Çdo gjë është gati për takimin tonë. Unë prisja atë, por askush veç nesh në atë mjedis të ëmbël. Truri dhe gjithë mendimet e mia janë përqëndruar tek momenti: Kur do vijë shkrimtari? Dridhem nga emocionet, ndërsa shoku im prespjan, Jorgji Kristo, duket fare i qetë. Dhe unë pyes: Si ka mundësi? Ai e di ai kë po presim të takojmë? Brenda meje duket sikur diçka do të shpërthejë furishëm dhe ne pressim këtë shpërthim heshtje… Presim ardhjen e tij që të shkrijë këtë ankth...Shikimin tim e kam përqëndruar tek një portret:. është shkrimtari i fëmijërisë sime. Kur do vijë? A do vijë?-pyes veten. Në prije të takimit më të rëndësishëm të jetë sime, sekondat më duken orë… Sytë i kam drejtuar tek dera. Ai pritet të vijë. “Ja, prisni edhe pak. Ai ështe duke ardhur” -na qetson zonja me rrudha në fytyrë e bardhësi në shirt… ...Hapa të lehtë, aq sa nuk ndihen. Një drithërimë e fuqishme përshkori gjithë trupin tim njomzak. Sytë u mbytën mes shkëlqimit, duart më dridhen dhe ndihem sikur jam kthyer në erë që pret diellin.Gëzimi dhe ngazëllimi i momentit duket se kanë zbritur në çdo qelizë të qënies sime. Ai duket në derë. Buzagaz e me një vështrim depërtues që sikur don të shikojë thellë në shpirtin tim. Fytyra e tij më duket si mrekullia e natyrës me atë ballë mendimtari, ata sy që shkëlqejnë e gjitha harmonia e fytyrës së tij më entuziasmon. Një fytyrë si hënë e bardhë me më flokët të lëshuara si re mbi supe.Shtëllunga mbi supe si mendime që kurrë nuk gjetën qetësi... është Sterjo Spasse përballë meje. Mendimtar, shkrimtar, filozof, gjuhëtar, i tillë është në vlerësimin tim njeriu që pres ta takoj.Është pikërisht ky autor i dhjetra librave, romaneve, e shkrimeve aq të rëndësishme. “Shoku Sterjo!..” - belbëzova dhe disi i ngirë nga emocionet zgjata dorën. Ai prap buzëqesh, ulet pranë e më pyet fije për fije. Sikur u shkrinë akujt, dhe unë përjetoj takimin e parë me një shkrimtar emri i të cilit lakohej qysh në fëmijërinë e hershme sa herë pyesnim me “pse”, përgjigja ishte e gatshme: “Pse-në nuk e ka gjetur Sterjo Spasse do ta gjemë ne…” Jam përballë këtij Sterjo dhe nuk më besohet. Më pyet për shkollën, mësimet, pasionet e mia… Ai flet dhe unë dëgjoj duke thithur çdo të thënë të shkrimtarit. Ai më foli shumë qartë e kuptueshëm e çdo fjalë bartëte për mua shumë gjëra. Ja tre porositë e tij kryesore: 1.Të lëxosh shumë dhe jo thjesht të lexosh, por të vëresh me vëmendje çdo përshrkim. 2.Të kesh durim, guxim dhe vullnet. 3.Sado prirje të kesh, ato shuhen nëse nuk i zhvillon dhe punon. “Por ju jeni akoma të rinj, tha mes të tjerash shoku Sterjo. Ju do mësoheni dalë nga dalë, veç mos u tërhiqni. Koha ecën me ju”. Fjalët e tij kishin një tingëllim të veçantë për mua, ai tingëllim ishte i ëmbël dhe të bënte për vehte, të bëntë të gjallë dhe të pyesësh veten: “Vallë kështu ka lindur ky njeri? I ditur, i mprehtë në gojë, i zoti për të bërë libra”? Kur pyes veten kështu, përfytyroj Sterojn e ri, një djalë me faqe të njoma, thatim që bredh me thes me qymyr në shpinë nëpër Korçë për të fituar diçka për vete dhe familjen e vet, siç kujton vetë shkrimatri Sterjo Sapsse. Dëgjoj këtë rrëfim dhe them: “Ja si ka qënë dikur ky njeri,vallë ka fluturuar për të ardhur deri në këtë shkallë duke u bërë shkrimtar? Puna e solli deri këtu, këmbëngulja, përkushtimi, siç e thotë edhe vetë. Po unë a do të mund të punoj kaq sa të behem i tillë?
Në moshë të herëshme kam lexue ,,Afërditen" dhe ,,Pse-hin" Dallimet midis tyre janë fare evidente dhe, gadi të papuqshme. Derisa Afërdita do dhe bënë të pamunduren të ndërtoj jeten të rënuar, Pse-hi kredhet në pyetjet filosofike tashmë të zhvatura nga Niçe, Shopenhuaer etj. Ama, për mua që gjetesha në një stad e rreth të përafërt me ate të Afërdites, ajo vendosmëria e sajë për të bërë, për të ndryshuar jeten-veçantë në Shqipëri që mbërthehej nga një po dashtem tragjizem, me ardhi si një shtys i fuqishëm dhe mirë puqej konceptualisht me Nënen e Gorkit, ...Çelikun e Ostrovskit dhe tek tuk të ndonjë krijim tjetër. Dhe këte e bëri ky person-Spasse pra, ky njeri i invencionit të hatashëm krijues, ky autor…