top of page

Stefan Martiko: Përsiatje rreth librit me lirika të        Myslim Maskës


100 LIRIKA ......DHE NJË QERSHI 

    

 -  Përsiatje rreth librit me lirika të

        Myslim Maskës-

      

  STEFAN MARTIKO


  Lirika domethënë shpirt i hapur ndaj çdo ndjeshmërie njerëzore. Burime e rrëkeza që gurgullojnë përbrenda për t`i dhënë jetë natyrës dhe bukurive shpirtërore të njeriut. Përshkuar tej e ndanë prej një pafajësie çarmatosëse. Jeta përkulur në gjunjë të vdekjes.

  100 lirika  dhe një qershi të Myslim Maskës janë homazh për njeriun për t`u çliruar prej skllavërisë shpirtërore, për t`i dhënë atij dinjitetin për t`u ndierë i lirë në dashuri e dhembje. Pothuaj tërë ndjesitë që çlirohen prej gjendjeve emocionale ku dëgjohet muzika e tërë instrumenteve që e ftojnë shpirtin në një vallzim ku trupat kërcejnë me hijet e tyre. Butësia dhe ndjeshmëria që e detyrojnë indiferencën të çlirohet prej mëkatit për t`iu dorëzuar ndjenjave më sublime. Pika që i bashkon tërë ndjesitë tona është shigjeta e ëmbël që poeti ka ngulur m`u në zemër të jetës. Edhe një paravrasës mund të kthehet nga udha e mëkatit. Më mirë vrisni veten  se të bukurën - duket sikur thotë poeti. Jepuani këtë bibël shpirtërore ta lexojnë ata që janë arratisur nga vetja. Mbusheni këtë kopsht mbrëmjeje me statuja të vogla si akuzë për vrasjen e shpirtrave. Myslim Maska me pincetat e në kirurgu hynë kështu në të fshehtat tona  i sigurt se diku atje thellë ka për të gjetur shprtra për t`i çliruar nga prangat e ekzistencës. Jeta që çelë si trëndafil prej hirit të saj vdekjen. Një shpërthim vrullesh të papërmbajtshëm- dashuria si faj që na ka vënë të gjithëve  në bangon e një autopsie shpirtërore. Një këngë malli në zgrip të shpirtit njerëzor të lebetitur prej realitetit të nxjerrë nga kjo shembëlltyrë e gjallë e natyrës. Vetëm një vë shtrim i thellë  mund të  clirojë të tilla energji ndjesore duke kaluar nga një gjendje në  tjetrën dhe a nuk është  vallë shpirti njerëzor ky  kopsht ku lulëzojnë   lulet e  të  katër stinëve. Lirikat e Maskës si shkurtesa poetike plotësojnë  në një  kuadër më të gjerë panoramën e lirikës  shqiptare e cila vjen prej një trashëgimnie të  begatë me emrat e saj të shquar si Poradeci, Asdreni etj. Me kë të  rast do të  në nvizoja se 100 lirikat na shfaqen si gjendje në zgrip ku fshihen dhe drama të  mëdha njerëzore që  vijnë prej zërave të  brendshëm që vetëm  lirika zbulon mënyra për ti shprehur. Prej këtij libri rrjedhin tërë burimet që gurgullojnë brenda shpirtit të njeriut. Dhe poeti në fund sikur do të thotë Me vdekjen time më vjen për të qeshur.

 
 
 

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page