Sa mirë jehon fjala shqipe në Shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë
Sot 31 tetor 2024 për here të pare në historin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë në Stockholm tre poet, Sokol Demaku, Rizah Sheqiri dhe Hamit Gurguri, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar iu drejtuan auditoriumit letrar suedez në lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë në Stockholm "Drottningattan" 88 duke prezentua të arriturat e tyre në lamin e prozes, pozisë si dhe të prezentimit të letërsisë shqipe për opininonin suedez si dhe letersisë suedeze për opinionin shqiptar.
Ishte kënaqësi kembimi i mendimeve, bisedave mes autorëve suedesz e shqiptar dhe se mendoj s enje traditë e tillë filluar nga këta tre pishtar të letracee shqipe ne Suedi të vazhdohet dhe që letersia shqipe të prezentohet denjësisht për lexuesin suedez.
Pra tre shkrimtar shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Suedi prezentuan një pjesë të veprave të tyre këtë mbrëmje fantastike kultore-letrare.
Rizah Sheqiri e prezentoi krijimtarinë e tij duke lexuar disa poezi të cilat ngërthenin rrugëtimin, hallet, ëndrrat e dëshirat e tij dhe të popullit që i takon për paqe e liri. E bukura e këtij rrugëtimi është dashuria për njerëzit.
Sokol Demaku ndërkaq përshkroi në mënyrë kronologjike disa nga projektet kulturore letrare që po zhvillojnë me Shkupin e Tiranën dhe lexoi disa vjersha në shqip, suedisht, kroatisht e bullgarisht. Fokus i tij, tha ai, mbetet përkthimi i veprave nga suedishtja në shqip dhe vazhdimi i projektit Katitzi.
Hamit Gurguri përmes ilustrimeve me fotografi nga vendlindja e tij Godancë dhe ballinave të disa veprave të tij e rrëmbeu publikun duke e dërguar nëpër periudha të ndryshme historike për të treguar përpjekjet e kombit shqiptarë për të mbijetuar nga aspiratat e fqinjve dhe aleatve të tyre për ta zhbërë.
Faleminderit organizatorit Lidhjes së Shkrimtareve të Suedisë, për mikëpritjen dhe intersin e treguar për letërsinë shqipe dhe krijuesit shqiptar në Suedi.
Falmnderit të gjithgë atyre miqëve dhe adhuruesve të fjalës së shkruar si dhe letersisë shqipe në Suedi.
Shpresojme se edhe në të ardhmen se baashku me Lidhjen e Shkrimtarvë të Suedisë do organizojmë mbrëmje të tilla ku do prezentojme letersinë Shqipe, poezinë Shqipe, petetë shqiptar, romasieret shqiptar dhe punetorët e padholur kulturor që angazhohen ditë e natë për të mbajtë gjallë dhe prezentua kulturën shqiptare. E një falenderim i posaqem shkon për Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” ga qyteti Borås, pjese e së ciles janë këta tre poet, shkrimtar pinoner të një nisme të madhe për letersin dhe kulturën shqiptare në Suedi
Falmnderit miq dhe adhurues të fjalës shqipe për një mbemje fantsrtike ne Shtëpin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë në Stockholm.
Comments