top of page

Skënderbeu në mbi 500 libra të autorëve shqiptarë


Skënderbeu në mbi 500 libra të autorve shqiptarë

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Hysen S. Dizdari

Studjues i Historisë dhe Filatelisë

----------------------------------------------------------------------------------------------------Pjesë nga Hyrja e Librit:

Bibliografi - Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptarë 1480-2023

Libri Bibliografi :

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.

Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të vitin 2023.

Për lehtësi të punës kërkimore dhe studimore, kjo bibliografi ndahet në tri pjesë, secila pjesë ka nëntë kapituj dhe përshkruar tri periudha të rëndësishme historike të zhvillimit të librit në gjuhën shqipe kushtuar Skënderbeut, në të gjitha trevat shqiptare.

Pjesa e parë (1480–1944) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).

Pjesa e dytë (1945–1990) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).

Pjesa e tretë (1991–2023) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).

Kjo bibliografi fillon në vitin 1480 dhe përfundon në muajin shtator të vitin

2023.

Objektivi themelor i kësaj bibliografie është përshkrimi i librave historikë,

librave letrarë e artistikë, biografive, albumeve, katalogëve të ndryshëm kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare, pavarësisht nga vendi ku jetojnë e punojnë kudo në të gjithë botën.

Në përgatitjen për botim të kësaj bibliografie jam bazuar dhe mbështetur

në standardet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtare të katalogimit, si në

Standardet e Përshkrimit Bibliografik ISBD (International Standard bliographic

Description) dhe në Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American). Por, kam shfrytëzuar edhe përvojën pozitive në hartimin dhe në botimin e bibliografive të librit shqip nga Bibliotekat Kombëtare në Tiranë, dhe në Prishtinë.

Gjatë punës për përgatitjen e kësaj bibliografie jam mbështetur në të gjithë

skedarët elektronikë të bibliotekave shqiptare dhe të huaja dhe bibliografitë e librit shqip të botuara nga Biblioteka Kombëtare Tiranë, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut në Shkup, por edhe në hulumtime konkrete nëpër bibliotekat e universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Kalabri etj. Në hartimin e kësaj bibliografie jam konsultuar me bibliografitë e bibliografëve të njohur shqiptarë, si: Prof. Gjergji Prekazi, Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Palok Daka, Prof.Jup Kastrati, Isak Shema, Ibrahim Rugova, Kasem Biçoku, Shpëtim Mema, Afërdita Sharrëxhi, Maksim Gjinaj, Ramazan Vozga, Etleva Domi, Brunilda Tahiri, Fatmira Shalari, Daut Bislimi, Liljana Verdho, Willy Kamsi dhe me lexikomet e studiuesve të letërsisë shqiptare, si: Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Prof. Jup Kastrati, Hasan Hasani, Odhise Grillo etj.

Prandaj për çdo libër janë pasqyruar këto të dhëna: autori, titulli, nëntitulli, të dhënat për hartuesit, përkthyesit, mbledhësit, redaktuesit etj.Në pjesën e përshkrimit fizik janë dhënë: numri i faqeve, ilustrimet, formati dhe çmimi i librit. Në disa raste ku mungojnë shtëpia botuese janë dhënë, viti i shtypit dhe emrat e shtypshkronjat në vend të botuesit.

Për të ndihmuar studiuesit në punën kërkimore,shkencore por dhe për të plotësuar aparatin shkencore të kësaj bibliografie në pjesën e fundit jepen edhe treguesit bibliografikë:

- Treguesi alfabetik i emrave të autorëve;

- Treguesi alfabetik i titujve të librave; dhe

- Lista e emrave të shkurtuar.

Renditja e materialit bibliografik brenda kapitujve dhe nënkapitujve është

bërë duke u mbështetur në parimin e njohur kronologjik të numrit rendor dhe të vitit të botimit. Shpresoj që kjo bibliografi të arrijë të kryejë misionin e saj:

Për të ndihmuar nxënsit ,studentët dhe studjuesit , shqiptarë dhe të huaj që janë të interesuar të njohin historine e vërtetë të shkruar nga autorëve shqiptare të shekullin XV–XVI, të cilat i kanë jetuar, i kanë parë nga afër, por edhe kanë shkruar e lënë vepra monumentale për Skënderbeun, si: Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka, Marin Barleti, Frang Bardhi.



---------------------------------------------------------------------------------------------------Përshendes të gjithë shqiptarët me një pjese nga poema :

Historia e Skënderbeut, Naim Frashëri :

Zjente bota, tundej dheu,

u ngrit gjithë Shqipërija,

duke thën’ erth Skender-beu,

erdhi vetë Perëndia. …

Mbret i gjithë Shqipërisë

sot të jetë Skender-beu,

Erdhi ng’ an’ e Perëndisë,

të shpëtonjë mëmëdheu;....

Këndo, këndo Skënder-benë,

që s’ka pasur shok në jetë,

që lartësoj Mëmëdhenë,

kordhëtari trim me fletë! ….

Lum oj Shqipëri o lule!

që pate trim të vërtetë,

kurrë në turp nuk ungule,

të la nder të madh për jetë.

Nga Historia e Skënderbeut, Naim Frashëri, kreu VI, 1898.


298 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page