top of page

SKËNDERBEU –EPOPE

Updated: Jul 3


SKËNDERBEU –EPOPE

Shkruar nga shkrimtari e poeti, Kristo Flloqi.

----------------------------------------------------------------------------------------------------Nga: Hysen S.Dizdari // Tiranë me, 2,korrik 2024

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Kristo Flloqi ishte ,jurist,shkrimtarë ,darmaturg, por dhe një poetë i madh.

Pas 86 vitesh doli,me 1 korrik 2024, nga shtypi ,poema, “Epopeja e Skenderbeut”,e shkruar nga shkrimatari e poeti i madh,Kristo Flloqi .

Kristo Floqi-(1872-1951)

 Ishte jurist i shquar, avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, shkrimtarë, dramaturg ,komedian por dhe poetë i madh.

Kristo Floqi lindi në Korçë,në vitin, 1872. Mësimet e para, i mori në shkollën, në qyteti e  Korçë, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi, ku familja e tij, ishte shpërngulur. Përfundoi shkollen e lartë , për drejtësi në Athinë, dhe aty nisi të ushtrojë profesionin e avokatit në vitin 1899.Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature,ku  punoi gjatë viteve 1902-1908 avokat në vendlindje,e  Manastir dhe anëtar i gjyqit të shkallës së parë në Dibër.

Në vitin, 1908 drejton në SHBA,  gazetën "Dielli" . Më 24 dhjetor 1911 drejton mbledhjen për krijimin Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A. Më 28 prill 1912 , është themelues dhe anëtar i komisionit qendror të Federatës të Vatres. Në vitin  1913 merrë pjesë në Kongresin e Triestes, si i dërguar së bashku me Faik Konicën

Më 6 qershor 1913 emërohet në krye të gjykatës civile e penale.

Më 1914 u emërua kryesekretar i ministrisë së Drejtësisë.

Në maj të 1919 drejtonte botimin e të përkohshmes  gazetës, "Agimi". Më 1921 u emërua ministër Arsimi në qeverinë e Iljaz Bej Vrionit.Në legjislaturën 1921-1923 u zgjodh deputet i prefekturës së Dibrës.




Më 8 janar, 1922 ai hapi një zyrë avokatore në Rrugën e Dibrës

Në vitet 1925-1926 botoi gazetën "Indipendenca Shqiptare", kur edhe u rizgjodh si deputet i prefekturës së Korçës gjer në vitin,1928

Në  vitet,1929 - 1944 me ndonjë ndërprerje ,punojë si  anëtar i Këshillit të Shtetit, ndërsa më 1940 zëvendësisht kryetar i tij dhe drejtor i zyrës ligjore të këtij institucioni.

Kristo Flloqi ,krahas detyrave të ndryshme shtetërore që kreu, në fushën e drejtësisë, ai punojë pa nderprerje edhe fushën e artit dhe të lëtersisë.

Gjatë këtyre viteve ai me vullnet të hekurt , falë pasionit të tij  dhe dashurisë për atdheun e Shqipërinë, ai shkroi :

-16 drama e tragjedi,

- 28 komedi, 2 opereta,

- 8 poema , poezi e satira ,

-6 vepra në fushen e gjuhës e letersisë  ,

-4 vepra  në fushën e drejtësisë .

Por sot falë punës këmbngulse e plotë pasion e vendosmëri të pasëardhesve të familjes Flloqi, Znj.Diana Flloqi Kaçulini e bashkshortit saj ,studjuesit shkodran Henrik Kaçulini ,veprat e shkrimtarit, dramaturgut e poetit Kristo Flloqi pa shohin driten e botimit dhe  po njihen nga shqiptarët dhe brezi i ri sot.



Poema, “Epopeja e Skënderbeut “ u zbulua për herë të parë nga studjuesi i talentaur, Henrik Kaçulini,pas 86 vjeteve siç thesonë ai ,në faqen-3 të parthënjes :

“Epopeja e Skënderbeut, u zbulua dhe botohet për herë të parë prej meje, pas 86 vjetve që autori ka përfunduar origjinalin. Ajo  përbëhet  prej 20 këngësh, prej të cilave 6 të parat janë botue nga ,Kristo Flloqi tek gazeta “Drita” në 1938, 7 të tjerat i kam gjetur në AQSH-F.429-001, e në vijm, 7 kengët e fundit nuk kam aritur ti gjejë.”

Zbulimi dhe botimi këto ditë,në vitin e 619 vjetorit e lindjes Skënderbeut  të poemës, “Epopeja e Skënderbeut”, të dramturgut e poetit shquar, Kristo Flloqi ka rëndësi të madhe kombëtare ,për shqipëtarët, sepse nxjrrë në dritë, një  veper letrare me rëndësi të madhe kombëtare kushtuar Skënderbeut ,por dhe fletë qartë për talentin e shkelqyer të shkrimtarit e poetit Kristo Flloqi në fushën e poezisë e letesisë shqipe.

Prandaj falenderojme nga zemra, mbesen e poetit , Kristo Flloqi,Znj.Diana Flloqi e  studjuesin shkodran, Henrik Kaçulini ,sepse vetem në saje të punës tyre këmbëngulse disa vjeçare, sot sheh dritën e botimit  pas 86 vjetve kjo poemë kushtuar Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotit Skëndebeut.

Me një pjesë nga  poema “Epopeja e Skënderbeut” e shkruar nga Kristo Flloqi para 86 vjetve ,pershendesim, vëllezërit shqiptarë kudo nëpër botë:

KTHIMI NË KRUJË

Eja Zan e ligjërona

Zgjujtësin e atij trimi

Si e ke zakon këndona

Zjar e flagën e kuximit,

Na trego shpejtësine tija

Dhe Dëshirën e lirisë,

Aftësitë ato vettija,

Të fatosit të Shqipërisë....

Zbrit prej majës së Tomorrit

Prej asaj selis hynore,

Jepi shirt atij krahrorit,

M,atë harpen tingëllore,

Na radhitë ato beteja ,

Që habitnë Botë mbarë,

E që shprepnë si rrufeja,

Që gjëkundi s,ishin parë!

Agoj hylli i Lirisë,

Dit, të bardha kishte le,

Ishte Or, e Shqipërisë,

Fat i mirë për Atdhe,

E zbardheu e ndriti Qielli,

Edhe shkrepi dit e re,

Ret, u zhduknë,  shkelqeu Dielli,

Sepse leu një Skenderbe,

Që shpëtojë Atdhen, e dashur,

Prej vargonjëve të robrisë,

Dhe shqiptarve buzë -plasur,

U  dha dritën e Liris,...”

Pjesë nga poema “Epopeja e Skënderbeut”e Krito Flloqit, faqe-69-70,

Botimet “M&B”-2024



146 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page