„Skënderaj i Skënderbeut“: Një libër me mjaft interes i Sokol Demakut
Sokol Demaku botoi para disa kohësh librin e tij me rrëfime, ese dhe skica të titulluar „Skënderaj i Skënderbeut“ (2021) . Në këtë libër përfshihen materialet shkrimore Shpati; Mrizi i Zanave; Kodra e Thatë; Fusha e Drenicës; Edhe hëna natën djeg këtu çdo gjë; Edhe krojet duhen tharë; Rrapi i vjetër.; Lisat binakë; Fusha e Mëllenjave; Taborri i Sulltanit në Vendin e Shenjtë; Hakmarrja; Tradita vëllavrasëse për pushtet; Një Tyrbe për Muratin; Marshimi kolonial turk në Ballkan dhe Rrugëtimi i Gjergj Kastriotit në trojet arbërore. Libri sqaron se në faqet 64, 65 dhe 66 këngët popullore janë marrë nga Letërsia popullore shqiptare. Autori i këtij libri, Sokol Demaku, është poet, prozator, mësues, publicist, redaktor. U lind më 1954, në Arbri të Drenicës, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë kreu shkollën Normale dhe studioi Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Në Universitetin Göteborg të Suedisë ka diplomuar lëndën e matematikës, në Shkollën e lartë në Borås studioi pedagogjinë. Ka ushtruar profesionin e mësuesit dhe drejton revistën e përmuajshme “Dituria” që del në Suedi dhe një radio lokale “Radio Dituria”, si dhe nga qershori 2013 edhe një kanal TV në shqip në Borås-Suedi. Nga viti 2012 është anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimatrëve të Suedisë. Ai ka kryer së fundi studimet e magjitraturës pranë Universitetit në Göteborg të Suedisë në degën e Pedagogjisë.
Sikurse shihet Sokol Demaku, është një krijues i formuar, por dhe një aktivist i ndjeshëm në mjaft situata dhe çështje që kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën, traditën dhe kërkimet në mjaft fusha, përfshirë dhe ato që kanë rrënjët në vendlindjen e tij. I tillë është edhe ky libër, që na jep me një gjuhë të thjeshtë, mjaft fakte, rrëfeja, përmbledhje gojëdhënash, shënime nga kërkimet e tij, anë të shumta diskursive të traditës dhe historisë, dhe së fundi ai e ngre lart lidhjen madhështore me krahinën e Skënderaj, ku figura e Heroit Kombëtar është më shumë se një arsye sipas autorit.
Mjaft nga përfshirjet e Sokol Demakut në kët libër kanë një karakter mjaft njohës, mjaft interesant ky nga pika e këndvështrimit hulumtues, material-seleksionues dhe rrëfyes. Kështu Demaku duke i shkuar në majë të gjilpërës këto situata kulturologjike ka mundur të japë dhe konisderoj mjaft domethënëse materialet e tij interesante duke ia transferuar me vlera lexuesit. Libri është me pak faqe dhe kësisoj ai mund të lexohet këndshëm, por dhe pse me pak faqe, ai ka një vlerë mjaft të madhe, sidomos për nxënësit që rriten jashtë territorit të prindërve të tyre, jashtë dheut të origjinës, e pse jo dhe për mjaft të tjerë që e shohin veten brenda këtij libri. Kështu duhet theksuar se „Skënderaj i Skënderbeut“ mbetet një libër me mjaft interes i Sokol Demakut për të gjithë.
תגובות