top of page

Skënder Përpepaj në Kuvende të ndryshme


Biznesmeni Skënder Përpepaj në Kuvende të ndryshme


Biznesmeni i fuqishëm i fushës së ndërtimit në Britani të Madhe, Skënder Përpepaj, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me dekoratën e lartë „Nënë Tereza“ është parë kohët e fundit mjaft aktiv në një takim të zhvilluar në Prishtinë. Ai në këtë takim ka qenë në krah të figurave të shquara shqiptare, Ambasadorit Mal Berisha, studiues dhe publicist i mirrënjohur, mjaft aktiv në mjaft angazhime për çështjet strategjike, diplomatike me karakter Kombëtar, Akademikut Rexhep Ferri e disa figurave të tjera.

Takimi i Prishtinës thuhet se ka qenë një Kuvend Mbarëkombëtar që është zhvilluar më 13 maj të këtij viti dhe ku sipas burimeve mediatike thuhet se aty kanë qenë diplomatë, poltikanë, profesorë, biznesmenë, gazetarë, shkrimtarë, luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare. Thelbi ikëtij takimi thuhet se ka qenë Integrimi Ndërshqiptar Ndërballkanik“.

Gjithashtu pak ditë më parë është anoncuar dhe një njoftim se në Kuvendin e Alpeve që do të mbahet më 31 korrik të këtij viti është i ftuar nderi edhe Skënder përpepaj me këtë motivacion nga publikuesit „Biznesmen, humanist, i dekoruar nga Parlamenti Britanik e Presidenca e Shqipërisë, drejtori i parë i “Gazeta e Alpeve”, Drejtor i ACABS për Mbretërinë e Bashkuar e Vendet e Komonuelthit.“

13 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page