
1. Një ëndërr
Një ëndërr kam si shumë të tjerë,
ju lutem më leni ta ndjej,
Nga realja një vijë e ndan,
Ndonjëherë i qetë mbi ëndrra flej.
Më pas më del përpara,
Por jam në një botë tjetër,
Them po,do ta realizoj,
Është dashuria ime e vjetër.
S'dua të këputet në mes,
Dhe as të thahet si bari,
S'dua të jetë një ëndërr,
S'jam as i fundit dhe as i pari.
Ndaj ta shijojmë një ëndërr,
Të besojmë për t'a bërë realitet,
Ç'do orë, ç'do çast do jetuar,
Në kohë do shijuar kjo jetë.
2. Lindja e një fëmije
Një britmë e lehtë, që shkund botën mbarë,
Është një fëmija në jetë, gëzimi i zemrës së parë,
Sytë e tij të vegjël, një botë e re në shikim,
Një ëndërr e realizuar, një bekim.
E qara e saj, melodi e një jete të re,
E pastër si bora plot dritë e shpresë,
Prindërit buzëqeshin me lot gëzimi në sy,
Është një jetë dhuratë, loti të më mbesë.
3. Dashuri
Fjalë dhe ndjenjë,
Përtej linjës njerëzore,
Afër ndriçimit diellor,
Afër qetësisë hënore,
Brenda kurorës së tokës,
Brenda shpirtit molekular,
Plot dhimbje, buzëqeshje dhe ëndrra të mbetura në sirtar.
Fjalë dhe ndjenjë,
Afër imagjinatës së mendjeve të shfrenuara,
Larg zallamahisë të një shpirti të coptuar,
E ndodhur brenda nesh në gushë, buzë dhe faqe,
E mpleksur mes ndjenjës dhe qetësisë,
Duke qëndisur më shumë afinitet dhe paqe.
Dashuria në ditën e dashuruarve,të jetë e thellë,e zjarrtë,rebele,
E flaktë si vlaga e një toke,
E shenjtë si një pëllumb paqeje larg njollave të gjakut,
Ti shkoj për shtat si fëmijës së vogël,
Dhe dashurisë e thinjave të një plaku.
Duajeni dashurinë,
Si një diapazon i gjallë fisnikërie,
Duajeni të pastër,të bukur e të flaktë,
Shijojeni aromën e saj si erë lirie.
4. Njeriu dhe fjala
Unë një qënie që brenda vetes endet,
Një mendje trazuar që kurrë s'ndalet,
Fjalën e hedhim si fllad, ndonjëherë si stuhi,
Pa menduar,pa ndjerë, shkaktojmë dhe mërzi.
Fjala shigjetë e lëshuar në ajër,
Fluturon shpejt,se kthen dot mbrapa,
Ajo djeg,ajo shpon, ndonjëherë lëndon,
Aspektin njerzor në shpirt e shkatërron.
Ah llogjikë ku je,kur nxjerr vetëm vrerë.
Ku egoja shpërthen si stuhi me erë,
Nuk mendoj,nuk dëgjoj, vetëm flas pa kufi,
Pa kuptuar se tjetri mbart plagë në gji.
Respekti mes nesh një urë e harruar,
Në rrugën e unit që shpesh kam gabuar,
Kur zemra pendohet dhe fjalët kërkon,
Një ndjesë e thellë botën e shëron.
Shpirtra binjakë jemi ,unë dhe ti,
Lejmë pas çdo mërzi, shijojmë këtë jetë,
Fjalët janë të çmuara, janë dhe dashuri,
Bota është e vogël, s'ka pse t'ketë mëri.
Comments