top of page

Situata diskursive e poezisë


Situata diskursive e poezisë ...


Nga Fatmir Terziu


Tashmë dihet se librat me poezi dhe poezia në fatin e saj sublim janë të lexueshme vetëm nga një pjesë e konsiderueshme. Si një fakt që ka ardhur nga lodhja poetike ndër vite, ajo që shihet më së shumti është dhe një kundërshti ndërsa shikojmë botimin faktik të librave me poezi. Janë me dhjetra botime të tilla edhe në mesin e shqiptarëve në Suedi. Shkruajnë shumë, por konsiderata në këtë pikë do të jetë tek Yllka Sheqiri[1] me disa poezi të përgatitura nga poeti dhe shkrimtari Rizah Sheqiri, Adem Pllavci me librin e tij poetik „Qiriu i Naimit“ (Borås, 2022) , që është botim i redaksisë së revistës ”Dituria”, Sokol Demaku me librin e tij me përmbledhje poetike „Plagë zemre“ (Migjeni; 2022), vëllimi poetik me poezi të zgjedhura nga Rizah Sheqiri, „Zog në Furtunë“ (Migjeni; 2022), përmbledhja poerike „Në ritmin e zemrës“ të Anxhela Shurdhi Zisos, dhe „Tempulli i Poseidonit“ të autores Gladiola Busulla Jorbus.

Pra ndërsa statistikat konfirmojnë atë që shumë kanë dyshuar prej kohësh: poezia po lexohet nga një pjesë gjithnjë e më e vogël e publikut shqiptar të kudondodhur, poetë të rrinj e me emër krijojnë gjithandej dhe botojnë librat e tyre. Poetët dhe kritikët që e kanë intuituar këtë kanë fajësuar shumë gjëra, por në pjesën më të madhe kanë fajësuar shpërndarjen migrative në shkrimin krijues. Ndërsa ata kanë bërë rekomandime të ndryshme se si të korrigjohet situata, këto mjete janë të destinuara për dështim ose, në rastin më të mirë, për sukses shumë të kufizuar, sepse migrimi tashmë nuk është thjesht një simptomë e tendencave shumë më të mëdha dhe më të gjera, por dhe një plagë edhe në këtë pikë. Këto prirje nuk ka gjasa të ndryshohen nga ndërhyrja e disa poetëve, kritikëve dhe administratorëve të artit, as dhe nga ndonjë mjedis ku shpirtgjerësia ndikon krejt ndryshe nga realiteti, sikurse ndoh në këtë atmosferë në mesin e këtyre shkrimtarëve dhe poetëve në Suedi. Nuk jam i sigurt se kjo është një gjë, që është e fuqishme të luftojë këtë gjë të keqe, por sidoqoftë zbut dhimbjen dhe inkurajon brezat të shkruajnë edhe në gjuhën shqipe aty ku janë dhe vendosenn të jetëojnë. Ose, në çdo rast, nuk jam i sigurt se është më keq se sa do të sillte një përmbysje e rënies së lexuesve fakti që poezia në këtë mjedis po merr një respekt të gjerë edhe nga shkrimtarët dhe poetët vendas. Më lejoni të shpjegohem, duke konsideruar dhe shembujt e cituar më lart.

Pjesa e lexuesve që lexojnë poezi, edhe pse është realitet dhe jo thjesht të duket se është përgjysmuar gjatë këtyre viteve, prapë poezi të tilla si „Zog në furtunë“ të Rizah Sheqirit, „Princeshë e frikësuar“ të Yllka Sheqirit, „Qetësia e një nate“ të Sokol Demakut, apo te „Kroi i Kalasë“ të Adem Pllavcit, sikurse „Në ritmin e zemrës“ të Anxhela Shurdhi Zisos, dhe „Tempulli i Poseidonit“ të autores Gladiola Busulla Jorbus tregojnë se përforcuesit e poezisë nuk duhet të jenë të shqetësuar nga trendi ilëvrimit të kësaj gjinie në lëminë e saj dhe në territorin midisës të vendlindjes dhe angazhimit të saj, në mjedisin suedez. Poetët dhe adhuruesit e tillë të poezisë shqipe dhe dygjuhëshe në disa raste, kanë disi më shumë besim te realiteti dhe situata diskursive e poezisë, se sa te statistikat dhe akoma më shumë besim te intuita dhe vëzhgimi personal, sesa ajo që lexohet në përgjithësi, madje dhe tek ajo që merret në konsideratë shkrimi kritik. Ata e kanë kuptuar këtë gjendje për më shumë se dy dekada, duke filluar shumë përpara se tendenca statistikore të bëhej e tillë mëdyshëse në të gjithë realitetin e saj të zymtë, numerik dhe në disa raste vetëm stigmatik në sferën botuese, promovuese dhe vetëm kaq. E kundërta dhe sublimja që i përket frymëzimit dhe shtysës frymëzuese vjen nga angazhime të tilla kulturore, artistike, poetike, tradicionale, të cilat në sinkron angazhojnë dhe frymëzojnë si në rastin e „Migjeni“-t tërë këtë grup krijuesish në rrafshin qytetës të zonës ku jetojnë, punojnë dhe angazhohen, por dhe më gjerë në rrafshin e aktiviteteve që variojnë si gjeografikisht, ashtu edhe cilësisht.

Ndërsa diku, e sidomos në vendlindje, poezia bashkëkohore nuk është më pjesë e dietës së rregullt intelektuale, në mesin e tillë krijues, mes këtyre krijuesve, ndodh ndryshe. Njerëzit me interesa të përgjithshme intelektuale, që mendojnë se duhet të lexojnë, ose të paktën të dinë për vepra mbi shoqërinë moderne, historinë e kohëve të fundit, ose romane që përpiqen të përcjellin diçka për mënyrën se si jetojmë tani, nuk ndjejnë më të njëjtin keqardhje për poezinë bashkëkohore, por ama poezi të tilla „Zëra të trishtë/jehojnë nga amfiteatri i çudirave./Pa tigra, luanë e gladiatorë./Arenë boshe,/ku zemrat,/Për vdekje përleshen./Ligjet e pashkruara të jetës./Atij që mbi supe të shkel,/Këmbët do t’i puthësh./Përtej Lindjes dhe Perëndimit,/I gjithë globi/është një amfiteatër sfilitës.“ (Jorbus, „Tempulli i Poseidonit“; fq 7; apo „Zgjohuni!/Shpata e padijes/mori drejtimin./Po shkatërron gjithçka./Injoranca po mbizotëron gjithandej./Me forcë e dhunë/duan e kërkojnë pushtet./Korrupsioni tentakulat gjthkund,/në çdo/derë që troket përkund.../Po ku vallë po na çon e gjithë kjo?/Pra zgjohuni njerëz!/Merrni shpatën e dijes/dhe drejtoni./Me forcën e kulturës/Injorantin dituroni!“ (Ziso; „Në ritmin e muzikës“) tregojnë se fillon të duket, në fakt, një aktivitet anësor, që sfumon dhe sfidon atë që na qaset gjetkë pak si kiropraktika ,ose akupunktura për mjekësinë kryesore, e çuditshme, e mistershme, por me një kult të vogël ndjekësish që betohen për të dhe që në fakt me poezi të tilla realizohen pozitivja, ajo që duhet, dhe natyrisht që shkon tek preambula, kur një komb apo pjesë e tij në lëvizje nuk lëvron kulturën. Evetë, gjuhën dhe traditën, krijimtarinë e tij është i destinuar të vdesë.

Në këtë pikë Influenca diskursive e krijimtarisë shqiptare në Suedi ka një bazament të gjerë e të ndjeshëm, një bazament që sfidon, por që jep një shembull mjaft adekuat për atë çfarë duhet e s'duhet, për atë që në fakt vetëm poezia mund ta bëjë. Atëherë kush dhe pse duhet shënuar anashkalimi i poezisë? Fajtori kryesor në anashkalimin e poezisë ndoshta mbetet ajo që është larg këtij diskursi, por që në fakt mbetet mjaft afër në tematikën tonë. Nëse gjeografikisht, kredencializimi dhe angazhimi i poetëve në programet e shkrimit të detajuar e të angazhuar mungojnë, aq sa mungon dhe ndihma aktive kulturologjike, materiale dhe sinkronike të shteteve amë, ajo që shkon dhe mbetet është individuale, pra është Poeti, individi dhe grupi që e mban gjallë atë, ai grup që e frymëzon. Ndërsa dikush prirej ta mendonte poetin modern si artist, një prirje ta mendojë poetin bashkëkohor si një profesionist, dhe, si një profesionist të vërtetë, kur ai është në fakt është i mëdyshur, i braktisur, i izoluar brenda botës së shokëve të tij, ku fjalën e mbajnë me dryn vetëm „profesionistët“ zyrtarë, natyrshëm edhe realiteti diskursiv do të flasë herët apo vonë. Pra, do të ndodhë që poeti, në vend që t'i përgjigjet botës së drejtuar nga audienca e tregut të librit, t'u përgjigjet vetëm bashkëmoshatarëve të tij, me efektin që audienca thjesht shkrihet, në realitetin krijues të shqiptarëve në Suedi, kjo mund të hidhet poshtë pasi vlera të tilla poetike, që lexohen dhe tejkalojnë tregun sikurse thotë poeti Sokol Demaku „Ne e kemi dashur këtë,/Koha ka treguar,/Deri sa shpërtheu kënga, Në horizont gjithandej./Ne e ndjejmë së bashku,/Në gjuhën tonë të zjarrtë,/ Në trupin tonë shaka përkëdhelur/ Në vallen ekstazë.“ ( Demaku, poezia „E dashur“ fq 44, vëllimi „Plagë zemre). Për këtë Viron Kona, poet dhe shkrimtar, kritik dhe analizues i mirë i poezisë së tillë, na vjen në ndihmë kur shprehet tek Parathënia e librit të Demakut se „Trysnia shekullore përçarëse dhe barbaria kanë ndikuar e depërtuar deri te njerëzit tanë në vendlindje, apo dhe në emigracion, ku ndodh që janë të dukshme shfaqet e urrejtjes, ndasive, krahinorizmit, mërisë, zemërimit, egoizmit, smirës, etj. Ato na kanë penguar shpesh herë të bashkëjetojmë të qetë dhe në harmoni.“ (Kona, 2022; 8).

Poezia shqiptare në emigracion, sikurse kjo e krijuesve shqiptarë në territorin suedez, nuk duhet t'i përkasë një nënkulture, nuk duhet të mënjanohet si një pjesë e rrjedhës kryesore të jetës intelektuale, sikurse s'duhet të mbetet si e ardhur e një grupi relativisht të vogël dhe të izoluar. Përndryshe poezi të tilla, „Sa herë jemi bashkë/Kokën tënde/E vë në krahërorin tim/Të të deh melodia/Që zemra zemrës ia cicëron/Në gjuhën e dashurisë/Dhe/Pyes veten i mahnitur/Çudi/Kaq shumë mundka/Të dashurojë/Njeriu“ (Sheqiri: „Zemra zemrës“; 2022); fq 74) por, natyrisht dhe poetë të tillë, sikurse Rizah Sheqiri, nuk do të kishin fatin të lexoheshin, madje dhe të na sublimonin influencën diskursive të krijimtarisë shqiptare në këtë rast. Po kështu dhe poezia „Parrënjësi“ e poetes Yllka Sheqiri, natyrisht nuk do të jepte atë mesazh të fortë, se „Falja nuk bëhet me vetëdëshirë/kur e ndërron atdheun për më shumë lodra“ (Yllka Sheqiri, poezi të seleksionuara 2023).

Duke përfunduar në këtë pikë, duhet të shihet qartë dhe saktë fakti, se askush nuk duhet të mendojë se ata botuan punën e tyre në libra, në portale, revista të lexuara, dhe botuan vetëm dhjetra nga qindra, as se edhe emrat e tyre nuk njihen nga shumica e anëtarëve të klasave të arsimuara, as se edhe ndjekja e tyre, siç ndhjehet, ka vetëm karakter diikursiv, por ajo që është ekzaktësisht e ndjeshme, se ata janë në udhën e mbarë, lexohen, transmetohen, kultivojnë dhe ndiqen, njihen dhe përkthehen, dhe janë mbi të gjitha mbi çdo ndikim kulti. Por përtej kësaj asgjë tjetër nuk duket e krahasueshme [me botën e shkrimit të tyre]. Nxitja e poetëve të tillë është një vizion, dhe mes disa prej tyre një program, një besim se natyra e jetës vërtetë ka ndryshuar rrënjësisht dhe se artistët tani duhet të ndryshojnë në përputhje me rrethanat. I ri dhe i ndjeshëm është edhe qëndrimi i tyre ndaj lexuesit, të cilin ata, ndoshta të parët ndër shkrimtarët e historisë së lëvizjes së tillë diksursive, zgjodhën në mënyrë radikale për ta shpërfillur atë që i mënjanon, i seleksionon, i deaktivizon. Ata nuk ishin dhe nuk mbetën jashtë në épater. Nëse ajo që shkruanin dhe shkruajnë ishte dhe është e vështirë për ata që e shohin vetveten në një mjedis të huaj e të pa kompromis, ata nuk e shihnin dhe nuk e shonin këtë si problemin e tyre, por si një mesazh që puna e tyre mbetet punë krijuese, aktive dhe shumë e domosdoshme. Kanë shkruar ashtu siç kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë …. Në një farë mënyre, përmes cilësisë së shkrimit të tyre, autoritetit të sakrificave që bënë dhe bëjnë për artin e tyre, atmosferës së seriozitetit të rritur të përcjellë si në vepër ashtu edhe në jetë, poetët e tillë, në një mjedis të tillë janë të fituar dhe vërtetë e ndjejmë se fituan atë që ata e synuan.

[1] Yllka Sheqiri u lind në Prishtinë me 13 shtator 1987. Ishte vetëm katërvjeçare kur bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe të mesme, drejtimin natyror, i kreu në qytetin e bukur Karlskrona. Në këtë qytet një kohë të gjatë qe aktive në grupin e vallëtareve ”Fëmijët e Lirisë” pranë Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Ardhmëria”. Më pas u aktivizua Në shoqatën ”Muzik i Blekinge” e në grupin ”Spaider”. Më vonë ajo themeloi dhe udhëhoqi grupin e fëmijëve ”Gliter”. Në Universitetin e Lundit Yllka ka studiuar dramaturgjinë. E më pas ka studiuar për film, regji, skenar dhe produksion filmik. Yllka si fëmijë ka ilustruar disa libra për fëmijë të babait të saj. Arti, vallja dhe krijimtaria letrare qysh herët u bën pasion i saj i veçantë. Është prezantuar në disa antologji me poezi për fëmijë, p.sh. në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në librin shkollor ”Urat tona”, etj. Disa vite me radhë ka shkruar skenarë për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka udhëheq kursin themelor për gjuhën ”Gjuha çelës për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona. Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore” e Dantes (2006) që është vën në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund. Në vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e parë me poezi në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë nuk dëgjoj gjithmonë) për të vazhduar pastaj me përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por), të botuar tre vjet më vonë - më 2008. Librin për fëmijë me titull ”Sa shumë unë” - ”Så många jag”, e ka botuar më 2015. Libër ky që u nominua për Çmimin " Selmapriset" 2016 dhe mori çmiminspecial. Poezi nga kjo përmbledhje janë përfshirë në librin e leximit për klasët e katërta në gjuhën suedeze. Është koautore e një Antologjinë me ese “Vilka ordspår lämnar du?” – ” Çfarë gjurmë fjalësh lini?” Poezia e Yllkës është vlerësuar nga kritika e poashtu është përfshirë edhe nëpër shumë antologji. Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hedh në shkretëtirë)” Yllka është prezantuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Ek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të Shtëpisë Botuese Verbum. Një antologji me krijime letrare që botohet në qindra mijëra kopje dhe shpërndahet te të rinjtë suedezë që hyjnë në moshën e pjekurisë. Më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe “Vulkan”. Yllka është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm. Më 2010, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Göteborg është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës ditore suedeze Göteborg Posten. Poezia e Yllkës u shpërblye edhe në konkursin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Ndërsa në Festivalin e VIII-të të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me vendin e dytë për poezinë ”Pa titull”. Yllka Sheqiri u prezentua me poezitë e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010. Pastaj në Festivalin e Poezisë Poetry Slam në Borås në pranverën e vitit 2011, etj. Poezitë e Yllkës në shqip e suedisht janë publikuar gjithandej nëpër revistat e gazetat më prestigjioze letrare e kulturore në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, siç janë revista letrare ”Pelegrin”, revista ”Metafora”, revista letrare ”Groblad”, gazeta ”GP”, si dhe në shumë revista letrare e artistike që botohen edhe në mënyrë digjitale gjithandej në botë.Yllka u prezentua me poezitë e veta në Festivalin e pestë të Poezisë dhe të Këngës të Blekinges që u mbajt më 23 tetor 2010 në Karlshamn në Suedi. Ndërsa më 8 tetor 2011 Yllka ishte pjesëmarrësja, poetja nikoçire dhe moderatorja e këtij Festivali (Blekinge Vis- och poesifestival 2011 që këtë vit u mbajt në Karlskrona). Lotët e virgjër” është edhe njëra nga antologjitë ku janë prezantuar babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqiri e ku kanë marrë pjesë 143 poetë. Në Festivalin e Filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn, Çmimin e publikut në kategorinë senior, për film të shkurtër artistik, e mori filmi ”Në pus pa fund” me skenar dhe në regji të Yllka Sheqirit. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” nga juria profesionale Yllka u nderua me Çmimin për aktrim. Në festivalin e filmit “Tellus 2009”( 18-20 shtator 2009) u nderua me Çmimin e publikut. Më vonëfilmi "Pikat budallaqe" /”Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit bën jehonë në gjithë Suedinë.Ky filmi është recensuar nga BTJ dhe është shpërndarë nëpër shumë biblioteka dhe filmoteka të vendit. Filmi është i luajtur në gjuhën suedeze, por me titrim në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Për filmin kanë shkruar edhe masmediat e njohura elektronike, portalet elektronike dhe websajtet e njohura. Për filmin janë shkruar, xhiruar e transmetuar reportazhe në gazetat ditore e reviale, nga më të mëdhat në Suedi, si në ”Expressen”, “Aftonbladet”, ”Metro”, “BLT”, ”Sydostran”, ”Commercen”, ”Vårt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop”. Pastaj në Radio Blekinge, P-4, Sveriges Radio P 2, SVT 1, SVT 4, në revistën “Barn & Cancer” si dhe në revistën më të njohur për gra “Amelia”, etj. Më 2014 Yllka dhe Rizah Sheqiri janë prezentuar në një antologji poetike suedeze bashkë me 38 poet e krijues tjerë suedez të cilën e botoi Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges.Yllka Sheqiri ka shkruar edhe skenare filmi të shkurtër që janë realizuar nga kolegët e saj gjatë studeimeve, ka ralizuar edhe një varg shfaqejesh me Grupin fëmijëve në Göteborg, ka përgatitur, organizuar dhe moderuar Mini shoën vjetor për festat e fundvitit, etj. Është edhe anëtare e Klubit Letrar të Blekinges dhe vitin 2011 ka qenë e deleguara e këtij Klubi në Mbledhjen solemne vjetore të Akademisë Suedeze. Yllka Sheqiri ka më 2016 ka qenë producente e Festivalit Ndërkombtar të muzikës teatrit dhe vallzimit që në çdo 2 vjet mbahet në Göteborg të Suedisë. Ka realizuar disa filma të shkurtër artistik, filma të animur e dokumentar. Ka punuar një kohë edhe si producente teatri Në Gëteborg, ndërsa aktualisht është udhëheqëse e një projekti për integrime kulurore. Jeton e punon në qytetin Geteborg të Suedisë.(R.Sh)

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page