top of page

Sintezë brilante e poezisë së tij ndër vite


Poezia e Fatmir Terziut: “me më shumë mall” Sintezë brilante e poezisë së tij ndër vite

Fatmir Terziu ka shkruar poezi, tregime dhe romane të bukura, paçka se në kohët e sotme në trojet shqiptare mungon kritika ketrare. Jemi qarë shumë prej saj , ne poetët e viteve 80, por ja që e kërkojmë sot këtë institucion të letërsisë shqipe. Ka mijëra poetë e të vetëquajtur poetë që kanë vërshyer në rrjetet sociale. Nuk kam asgjë me ta, por të shkruajnë pa gabime gjuhën e pastër dhe të bukur shqipe. Prof. Fatmir Terziu, lektor në universitetet e Londrës nuk e hedh shkronjën shqipe në letër pa e nxjerrë atë nga shpirti, pa e përpunuar e ripërpunuar në mendje. Poeti i vërtetë njihet edhe me një poezi sepse si ai nuk shkruan tjetëkush. I tillë është Fatmir Terziu. Ai shkruan me shpirt. Do të bëja një krahasim me këngëtaren e madhe Vaçe Zela, të cilën e adhuronim, por nuk e njihnim fizikisht, por e dallonim nga zëri. Do të ju ftoja të lexonit vetëm një poezi të Fatmir Terziut, atë me titull:”me më shumë mall” dhe fare mirë e ndjen futjen e poetit në botën shpirtërore njerëzore, komunikimin e tij me qiellin e me yjet, me Perëndinë. Poezia e tij është komunikimi i njeriut me shenjtin e tij.

Sakip Cami

29 views1 comment

1 Comment


Minush Hoxha
Minush Hoxha
Feb 27, 2023

Saktë! Jep në poezinë e tij një begati për respekt anise me një gjuhë e metafora që kërkojnë një përpelitje intelektuale më të pazakont për tu përceptuar ajo që ofron. Ka në poezinë e tij rimen, muzikalitet in poetik, thellësinë meditative, aktualitetin dhe një leksik fare të begatë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page