top of page

„Sikur kjo të ishte shfaqje“


Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Smajli, autori i shkrimit Fatmir Terziu dhe Besnik Krapi

Sikur kjo të ishte shfaqje


Me artistët e mrekullueshëm nga Kosova, Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Smajli dhe Besnik Krapi. Bazuar në dramen e Almir Imshireviq dhe me Regji nga Agon Myftari „Sikur kjo të ishte shfaqje“ shpaloset në autobusin numër 4, ku gjatë kohës së luftës në Prishtinë hyn një i ri i moshës 26 vjeçare i veshur me tuta sportive dhe me një triko të zezë. Në afërsi të hotelit "Union" fatkeqësisht plumbi i snajperit e thyen xhamin dhe e qëllon të riun në qafë. Një zonjë e veshur në të bardhë, e cila qëndronte pranë tij fillon të bërtasë. Kur e sheh gjakun në këmishën e vet i bie të fikët... Dy orë më vonë... ajo është parë sërish te Xhamia e madhe... në afërsi të kafenesë "Romantika" por kësaj radhe në shoqëri të një shoqe më të re nga mosha...e cila i thotë..."Unë ngandonjëherë e bëj edhe nga katërmbëdhjetë herë!" ... Lëpin akullore... dhe buzëqesh… Është një lojë fenomenale, të cilën pata rastin ta shoh me lojën e tyre të mrekullueshme në Londër.



41 views1 comment

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Dec 02, 2021

Një foto me katër artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe në qendër Prof. dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, i qeshur e tejet i kënaqur, siç thotë dhe vetë, nga aktrimi i tyre i mrekullueshem. Seç ka një emocion më të veçant fotografia me bashkatdhetarë të përtej kufirit. Mahnitesh sesi e gjen kohën Profesor Fatmiri me tërë ato angazhime, jo vetëm për në të tilla evente, por edhe për një kafe e bashkëbisedim me shqiptarë të thjeshtë dhe për t'ua bërë të njohur çdo sukses. Në mënyrë të veçantë ne krijuesit i jemi mjaft borxh për dashamirësinë e mbështetjen pa kufi. Me shumë mirënjohje dhe respekt, K.Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page