Si për Lamtumirë, për Nebil Çikën, mik të të gjithëve që besonin në dinjitet të shprehur... Ta kujtojmë sa herë që shtrohet dilema: Të flasim apo të heshtim? Të themi atë që duhet thënë por që e kërkon një Çmim për tu paguar, apo atë që e thonë të gjithë dhe kështu të bashkohemi me atë që fiton? Të jemi natyrshëm Emër i një Mbiemri dhe Jete të trashëguar si Fat e Bekim, apo të bëhemi me këdo që ndodh të gjendet në krye tonë si Fat e Mallkim? Të kryhemi së bëri dhe pastaj të shfaqemi apo të Jetojmë mes të Gjallësh duke e mirëkuptuar mos/Përkryerjen si njerëzore? Të pranojmë atë që në lejohet, nën sloganin “Unë punoj me të gjithë”, apo të marrim pjesë vetëm në punë me dritë të plotë?
Nebil Çika I Riu, si Nebil Çika I Vjetri, dalloi ditën nga nata, jetoi duke dalë përditë prej territ dhe la dritën prapa... Mbase Njeriu lindet e mbetet brenda emër-Mbiemrit të vet. Zakonisht ne e quajmë FAT. RESPEKT për Karakteret. E lehte ikja për Andej...
Comments