SI NDIKON EMRI I PERSONIT NË FATIN E TIJ?
„Emri i një personi është tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në çdo gjuhë.“ - Dale Carnegie
Emri është pasuria e parë që fitojmë në këtë botë. Është si një dëshirë, apo një lutje për sukses në jetë dhe për cilësitë me të cilat mund të kapërcejmë sfidat tona. Të gjithë prindërit emocionohen kur vjen koha për të zgjedhur një emër për fëmijën e tyre dhe këtë detyrë e marrin shumë seriozisht. Ndonjëherë ata kanë një makth të vërtetë duke menduar, duke diskutuar dhe duke debatuar se si ta quajnë foshnjën, dhe ata tërhiqen aq shumë sa harrojnë se emri është diçka që mbetet për gjithë jetën. Ndoshta kështu janë shfaqur disa pseudonime personale fantastike dhe të zhurmshme (siç dëshmohet nga regjistrat përkatës botëror).
Prandaj, të dashur prindër, mendoni me kujdes dhe merrni një vendim të mençur.
Sipas disa psikologëve, emrat tradicionalë preferohen nga pseudonimet e pazakonta dhe të çuditshme. Si shumë gjëra të tjera, edhe emrat personalë i nënshtrohen tendencave të modës. Në vitin 2021, për shembull, tek ne kanë qarë më së shumti emra që kanë ardhur nga kopjimet televizive, apo dhe nga qasjet e ambientit ku ndodh prindërimi i foshnjës. Është fakt që ndjejmë simpati më të fortë për njerëzit me të cilët ndajmë të njëjtin emër. Edhe nëse bëhet fjalë për të huaj. Kjo „ngjashmëri“ dhe „përshtatshmëri" që në fillim shkurton distancën dhe heq disa barriera. Për shumicën e njerëzve, ngjashmëria, pra të kesh diçka të përbashkët me të tjerët, krijon një ndjenjë rehatie dhe është qetësuese. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët dhe adoleshentët. Në moshën e brishtë dhe delikate të shkollës, të qenit i ndryshëm ndonjëherë barazohet me refuzim, izolim dhe vetmi. Sigurisht, kjo nuk vlen për fëmijët që janë individualistë të fortë që në moshë të re. Që ata të mbajnë një emër tradicional do të thotë të përzihen me turmën, të jenë një nga të shumtët.
Mos harroni gjithashtu se përshtypja e parë është më e rëndësishmja. Imagjinoni shumë vite pas, fëmija juaj shkon në një intervistë pune, afrohet dhe prezantohet me shefin e tij të mundshëm. Nëse emri është shumë i çuditshëm, mund të krijojë një përshtypje të parë negative, e cila bëhet plotësisht e pavetëdijshme. Në këtë rast është një pengesë që duhet kapërcyer për të njohur personin. Sipas një studimi, emri mund të jetë një pengesë dhe një hendek për tërheqjen e partnerëve të mundshëm romantikë në faqet e takimeve në internet.
Disa shkencëtarë pohojnë se njerëzit me të njëjtët emra kanë një fat të ngjashëm. Merrni për shembull Anne Boleyn – gruan e dytë të Henry VIII – të cilës iu pre koka me akuzat për magji dhe tradhti. Një fat të rëndë pësuan edhe Anna e Austrisë, Anna Romanova dhe të tjerë. Fatet e këtyre grave janë sa të lavdishme, aq edhe tragjike.
Sipas besimeve popullore, emri ka fuqi të madhe dhe është vendimtar për të gjithë jetën e një personi. Prandaj, në të kaluarën, shumë prindër u vendosnin fëmijëve emra të tillë që janë simbol i shëndetit dhe i jetëgjatësisë (Guxim, Dhurata, Jeton, Bujar), i forcës dhe trimërisë (Gjergj, Mujo), i cilësive të karakterit (Fisnik, Bujar), për suksesin në jetë (Fatmir, Fatlum), për bukurinë dhe shembëlltyrën qiellore (Ylli, Hëna) etj. Nga ana tjetër, emra të ndryshëm të kopjuar pa kuptim nga filmat kalimtarë të khërave, (Semiramida, Kaljana) janë të pafavorshëm, sepse ngjallin asociacione pështjellëse.
Kurse disa shkencëtarë thonë se çdo shkronjë në alfabet dhe në emrin e një personi ka një dridhje të caktuar. Nuk është thjesht një kombinim i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve, por një program real që prek një person që nga lindja deri në vdekje. Sipas tyre, emri i përsosur përbëhet nga një numër tek shkronjash. Është mirë të kesh më shumë rrokje, sepse shkronjat e shumta bartin vibrime të shumta dhe të ndryshme dhe në këtë mënyrë pasurojnë personalitetin. Dhe shkronja më e rëndësishme në të është e para.
Prandaj, zgjidhni me kujdes dhe mençuri se çfarë emri do t'i vini fëmijës tuaj, me çfarë urimi do të fillojë jetën e tij dhe ndoshta si do të jetë fati i tij.
Comments