top of page

GRUA-BOTA KUNDËRSHTO DHUNËN!



Vullnet Mato


GRUA-BOTA KUNDËRSHTO DHUNËN!


Grua-bota kundërshto dhunën,

nga egërsirat që imitojnë faunën!

Ti duhet të jesh, aq krenare,

sa është dielli i jetës planetare;

 

Erdhe me kavaleri meteorësh,

kur Toka kish mungesë banorësh,

solle gjenezën jetës së rifillimit,

gjenet e gjallesave të popullimit.

 

Dhe këtë botë e krijove vet,

pse të jesh e ndrydhur në jetë?!

Kush mundohet të lë në hije,

është vet në errësirë paditurie;

 

Është furtunë që merr kot,

pa ditur nga erdhi në këtë botë,

bën gratë, nënat, të lotojnë,

kur gëzimin së pari meritojnë.

 

Grua, e bukura, mes lulesh

zbukuron vendin, ku ulesh,

vështrimi yt, porsi magnet,

në të gjitha zemrat troket,

 

Burrat çmenden pas teje,

të ndjekin, si shiu mes reje

sa të lagin me epshin e tyre,

të trajtojnë sikur je lavire.

 

Të nëpërkëmbin burrecët,

ngritur mbi pleh si buburrecët,

s’ta dinë vlerën e vërtetë,

kur ti qëndron më lart se mbret.

 

Mbretëreshë në tokë e dete,

kudo ku frymojnë, gjallesa jete.

Pa ty, askush s’merr frymë jetike,

nga pelenat, te raketa kozmike

 

Të mundojnë e të dhunojnë,

daljen nga barku, yt harrojnë,

se dorën ua ka bërë të rëndë,

gjaku i bardhë, i gjirit tënd.

 

Linde heronj, të globit mbarë

mendjendritur, shkencëtarë,

kontinentet, miliarda banorë,

pranverën e blerimit njerëzor.

 

Ndonëse mundohen ca qafirë,

të të lenë prapa në errësirë,

por sa herë globi lëviz rrotën,

ti je gjysma, që ndriçon botën.

 

Grua-bota kundërshto dhunën,

nga egërsirat që imitojnë faunën!

Ti duhet të jesh, aq krenare,

sa është dielli i jetës planetare.



SI MUND TË RINOHESH PËRSËRI!

 

Nëse dielli të fal

 

më shumë energji nga rrezet,

qielli të shton në sy,

më tepër vezullime yjore,

era të dhuron,

freskinë nga mëngjeset,

mund të bëhesh prapë,

si në vitet rinore...

 

Nëse shkëmbinjtë të japin

në muskuj forcën,

ujëvarat shkathtësinë

e vrulleve kërcimtare,

lëndinat, mbirje bari te flokët,

mund të kthehesh sërish

në moshën djaloshare...

 

Nëse lulishtet të falin

pak nga hijeshia e tyre,

çiftet shtojnë për ty

një puthje më tepër,

nëse dashnorët të japin

pak ngazëllim fytyre,

mund të bëhesh prapë

i ri dhe i bukur patjetër...

 

Kështu mund të shijosh

të tjera bukuri rinore,

të arrish shkencën

e mrekullive të reja,

mund të lundrosh

në hapësirën ndëryjore,

mund të njohësh edhe miq,

 

nëpër botë të tjera...

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page