top of page

SI MANARE TË RRISË VETË.      


 SI MANARE TË RRISË VETË.

 

        Nga Servet Dauti

 

Mora rrugën nëpër male ,

Thashë të dal' pak për heva ,

Rrugën ma pret një sorkadhe,

Hodhi sytë dhe më pa !

 

I fola por nuk qëndroi ,

U bë erë e suferinë ,

Male dhe kodra kaloi ,

Më kot' e  prita të vijë.

 

Do të kërkoj të të gjejë,

Sorkadhe ta vura synë,

Natën do përgjojë në hënë,

Kur të dalësh në lëndinë.

 

Të prita por ti nuk erdhe,

Djers' të ftohta më ranë,

Apo më ndoqe për ere,

Ndaj e ndërrove meranë?

 

Në mëngjes pa gdhirë mirë,

Do shkoj' të pres' te burimi,

Aty sorkadhja do vijë,

Atje do bëhet takimi.

 

Dëgjoj' ca hapa të lehtë,

Nëpër gurgullimë te ujit,

Ja ku po vjen qet' e qetë,

Gushëbardha si pëllumbi.

 

Sorkadhe e vogël kërthinjë,

Shatëhedhura lastarë,

Si manushaqja në prillë,

Mua zemrën ma ke marrë.

 

Zgjata dorën që ta kapë,

Më rrëshqiti porsi ngjalë,

Vrapin e la më të kaptë,

Të paktën thuajmë një fjalë.

 

Sorkadh mali kur të pashë,

Mëndjen time turbullove,

Prit të shkojë dhe ky behar,

Se jam e Vogël milore.

 

Ajo bukuri e  rrallë ,

Ai syri yt i shkruar ,

Ma ka bër' zemrën plagë,

Mos më ler' që të vuaj.

 

Largohu tani or djalë ,

Më presin shoqet e mia ,

Veçse hëna kur të dalë ,

Të pres sipër te lajthia.

 

Sorkadhe mëndjen ta bleva ,

Do të të marrë që sivjet ,

Nuk do pres që te vijë vera ,

Si manare të rrisë vetë.

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page