top of page

Shënimet e lamtumirjeve me stilolapsin xhel




Shënimet e lamtumirjeve me stilolapsin xhel

Nga Fatmir Terziu


Lotët më kanë tejkaluar shumë herë,

por këtë trishtim nuk e bëjnë kurrë

më pak se një det.

Një masë e lëngët.

i përshtatet të gjithëve.

Duhej të kishte pasur një nekrologji për dhimbjen, jo për Ju.

Zbehjet mbi këto dridhje

brenda lëkurës time

mund të kishin qenë zëvendësuar nga një kontroll realiteti

jo nga Ju, kryezgjimet e dhimbjes,

“Ju vallë u përzgjodhët të ekzistoni”

brenda lamtumirjes?!

Emri juaj

aritmetika me një shifër të rëndë:

dyzetë e nëntë,

bën që një psherëtimë të shpëtojë nga buzët,

që nuk ndjehen sikur më përkasin mua,

fëmijë, djem, vajza, Njerëz në sinkron

fjalët e të cilëve gjithmonë

duhej të ishin të veçanta

jo, ikje të dhimbshme nën beton.

Skematika e spitaleve si një shenjë tjetër në trurin e lodhur,

të lindur në trishtim,

një ndjenjë e zorrëve kërcitës të bitisur

si një fëmijë

me inatin ndaj një lodre të krisur mbi një djep.

Asnjëherë mos t’i besosh kohës

për shkak të asaj që të jep.

Vdekja, duke qenë e vetmja gjë nuk dëshirohet.

Por ti, nëna e qeshur e betuar me gjirin e Rozafës,

kush e tha,

mitologjikisht e deshe në sytë e fëmijës

së grabitur prej saj.

Bredhja e së cilës për tërë jetën ndriçoi me ethe

Jetën tonë.

Ndaloi duke krahasuar depresionin me dantellën,

kufizoi besimin se lamtumirja është poetike,

duke parë gjërat ashtu siç ishin

na therrën.

Më shpesh sesa ikja, u lamtumir për të ndjerë thellë emocione,

sekonda që vdes,

ndryshimi i zemrës që dridhet.

Kjo botë nuk është e butë.

Kjo botë është beton i shkrifët. I lagur me lotë.

II. Ndjenjë trishtimi.

Ti i kishe njohur lulet që kishe dashur për funeralin tënd të parakohshëm,

duke ditur se ato buqeta që Ju nderuan atë ditë

ishin lulet e shpërthyera prej zemrës,

u hapën venat si një dimension

të kujtonin ditët ku projektohej jeta në ëndërra.

Familja e lamtumirjes pyeti veten,

a mund ta bëjmë atë brenda një dite tjetër?

Vdekja na frikëson për atë tashmë e kemi marrë,

akoma, nuk kemi frikë të vdesim

ne ende do mbetemi të gjallë

është gjithçka që meritojmë të presim

edhe atje tutje në errësirën e largët.

Kështu që presim ditën të shpërthejë dhimbja

nga fyti i ngrirë,

duke pranuar ditët se një ditë,

një shpirt

do të ringjallet brenda trupit të shtrirë,

e do rikujtojë gjurmët që ecte dikur ky Njeri i huaj,

që më përket edhe mua.

Por kam mësuar kaq mirë,

si të vuaj nga një buzëqeshje,

duke frikësuar rrahjen e zemrës time,

sa e padrejtë

nuk dua të marr frymë thellë,

Ju e lamtumirët, ndërsa unë shënoj me xhel pene

si anëtar i lëvizjes së teksteve

asnjëherë mos e tejkaloj dëshirën

për të kalbur fantazmat që qëndrojnë nën shtratin e thyer

prej dhimbjeve tuaja të lamtumirjeve.

III. Lamtumirje të dërguara nga universi.

si ka mundësi që dikush të qëndrojë në të njëjtën dhomë si britmë?

Si mund dikush të shohë rrokaqiejt dhe perëndimin e diellit,

dhe të hajë me dhëmbë betonin që e konsumojnë kuletat e fryra?

Si ndahet një psherëtimë lamtumirjeje gjatë dhimbjes

njohja e njerëzve do të zgjatej pa dhimbje,

fuqia e një plage në bark,

i ngjan një publiku të hutuar

duke dëgjuar përrallëtreguesin magjik të radhës.


23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page