
SHUIP HAXHIHASANI (1882-1967), DEPUTET NË TIRANË NË VITET 1943-1944
Shuip Haxhihasani ka lindur në vitin 1882, në fshatin Pirok. ka ndjekur shkollimin e tij në Perandorinë Osmane në Stamboll, pra kishte kryer shkollimin me emrin Ferije. Është djali i Haxhihasanit. Pra, Hasani plak është nip i Mehmet Pashë Derallës nga Gradeci .
Prej vitit 1908, me ardhjen e xhonturqve, kanë bashkëpunuar sepse Haxhihasani në atë kohë ka udhëhequr me ekonominë e Pollogut me Korçën, Elbasanin, dhe Prizrenin kur ishte në moshë 26 vjeçar. Siç është sot Oda Ekonomike ai aso kohe ka qenë kryetar. E vetmja rrugë për të përparuar ky popull është investimi në shkollim. Ai në atë kohë ka pas 1800 qile tokë. Ka pas edhe dy vëllezër të tjerë Haxhi Rexhepin dhe Haxhi Dullën. Në periudhën e viteve 30 të shekullit të XX, ai kyçet në lëvizjet për bashkimin e myslimanëve dhe bëhet kryetar i Komunës së Sanakosit. Ferki Arifi në vitin 2010 më ka dhënë shumë të dhëna se, Shuip Haxhihasani në vitin 1944, prej Monopollit ka nxjerë 43 veta të burgosur dhe aty ka dhënë dikund afër 30 copë lira. Për këto ka fakte të gjalla të trashëguara nga djemtë e atyre që janë liruar që sot janë afër moshës 80 vjeçare. Pas vitit 1945 Shuip Haxhihasani burgoset dy herë. Herën e parë burgoset në Gostivar në vitin 1949, ku qëndron në burg një vjet e gjysmë dhe herën e dytë në vitin 1953, qëndron 5 muaj në burg. Shuip Haxhihasanit i konfiskohen vreshtat, disa toka në fshatin Falisht dhe disa të tjera. Këtu flitet diku prej 230 qile tokë. Sot e sot në tokën e Haxhihasanit e Rexhepit qëndron Domi në fshatin Pirok. Në atë kohë ua kanë marrë tokën më qëllim që ti shpërngulin në Turqi. Haxhihasani i rregullon dokumentacionin për tu shpërngul në Turqi dhe fale miqësisë që ka pas ai me Balezat me Agallarët prej Gostivari, pra me mbështetjen e atyre ai ka qëndruar në këto treva sepse ata i kanë ofruar mbështetje.
Po besoj se duhet të jenë dokumentet në arkivin e stacionit policor të Gostivarit. Për shkak se në vitin 1949 me komunistët e ri e kanë formula dosjen se gjoja se në shtëpinë e Haxhihasanit janë gjetur 300 pushkë. Për këtë shpifje ia kanë gropuar të gjithë shtëpinë prej te druri i manit e deri te hani ku kemi prit edhe mysafirët. Ky han ka qenë për mysafirët dhe nevojtarët që kanë ardhur kanë ngrënë e kanë pijë por edhe kanë flejt. Prej vitit 1918 me ardhjen në pushtet të mbretërisë SKS i konfiskohet e gjithë pasuria, Haxhihasanit, Haxhi Rexhepit dhe Haxhi Dullës. Rreth 70% e tokës dhe gjoja t’u jepet familjeve të varfra dhe në fakt ua kanë dhënë kolonëve sllavë. Në Vitin 1997 kemi bë disa përpjekje që të na kthehen ato toka, mirëpo nuk janë bë akoma. Shuip Haxhihasani varrin e ka tek shkolla afër Ismailit dhe Ametit djemve të tij. Aty gjithashtu gjendet edhe varri i Haxhihasanit.
Për personalitetin e Shuip Haxhihasanit ka pas të interesuar që kanë ardhur nga Tirana, Korça, Struga, Ohri e Prizreni. Haxhihasani babai i Shuipit ka marrë pjesë në Lidhjen e Pejës në vitin 1899. Në vitin 1908 ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit. Shuip Haxhihasani djali i Haxhihasanit ka marrë pjesë në vitin 1943 në prefekturën e Dibrës. Ekzistojnë dokumente me vite dhe data si deputet i kësaj zone në kohën e Shqipërisë. Përherë të parë pas Lidhjes së Prizrenit në 1878, më 1941 janë bashku nga të gjithë trevat shqiptare nga Çamëria e deri në Tivar, Sanxhak, Kosovë e Preshevë. E vetmja kohë që janë bashkuar të gjithë shqiptarët.
Se si është reflektuar periudha e komunizmit ndaj kësaj familje, nipi i Shuip Haxhihasanit thotë se, ata gjithmonë janë përndjekur edhe atë deri në vitin 1968. Kjo ka qenë familje e shkolluar me traditë mbi 100 vite. Amet Haxhihasani në vitin 1933 ka shkuar në medrese në Shkup. Në vitin 1937 ai e mbaron medresenë dhe prej aty niset për në Itali për në Milano. Në Milano shkon në dy fakultete në fakultetin e arkitekturës dhe në atë të juridikut, në juridik ka qenë me korrespondencë. Në vitin 1942 atij i ndodhën një fatkeqësi dhe ia vrasin vllain Ismailin, të cilin e vrasin në Pirok. Ai rast sot e kësaj dite nuk është zbardhë. Në këtë rast kanë dorë edhe njerëz prej Piroku, të cilët kanë bashkëpunuar me komunistët. Ka qenë shumë rëndë për t’u shkolluar jashtë. sepse është dash të shkrish tokë dhe shumë pasuri. Njerëzit e ngritur të asaj kohe kanë bashkëpunuar si edhe sot që bashkëpunojnë. Familja Pollozhani nga Livadhia kanë qenë një ndër familjet që kanë dhënë kontribut për çështjen shqiptare. Edhe ata kanë shkolluar dhe investuar në shkollim në atë kohë si në Vjenë, Bukuresht e Stamboll etj. Vetëm me shkollim kemi mund ti bëjmë ballë armikut, sllavëve dhe osmanilive. Ka pas lidhjet e vjetra të karakterit fisnor si nip i Derallëve. Sllavët në bashkëpunim me bashkëpunëtorët ia vrasin njërin djalë, për ta gjunjëzuar këtë familje që të shpërngulet nga trojet tona. Trysnitë ia kanë shtuar me të vetmin qëllim se ka qenë personalitet aristrokat, pra nëse arrinin që atë ta shpërngulninatë, atëherë çka mbetej për vigjilencën.
Dëshmitë flasin se ka qenë deputet në Kuvendin e Tiranës në vitin 1943, nga prefektura e Dibrës. Sot ne për shkaqe ekonomike nuk mund t’i grumbullojmë të dhënat nga Prizreni e nëpër qytetet tjera si dhe në arkivin e Stambollit.
Shuip Haxhihasani në vitin 1923, shkoi tre muaj në Bukuresht ku takohet me shumë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare. Ajo ka qenë si qenë si qendër e lëvizjes prej ku kanë filluar edhe arsimimi i këtyre trevave. Intelektualët më tepër kanë qenë të theksuar në Shqipëri sesa në trojet e Pollogut. Intelektualët kanë kërkuar gjithmonë që të lëvizin gjërat në Pollog, kanë qenë dorë e zgjatur për ne. Pushtuesit hegjemonist të monarkisë serbe me çdo kusht kanë bërë trysni institucionale që t’i shpërngule shqiptarët për në Turqi. Prandaj, Shuip Haxhihasani me shokë janë përpjekur që të bëjnë gjithçka që mos shpërngulet shqiptarët e Pollogut për në Anadolli.
Duke e ditur se përpos mundësisë ekonomike edhe shkollimi e ngritja e vetëdijes kombëtare kanë qenë mundësitë reale që të ndalohet shpërngulja. Për këtë edhe kjo familje janë munduar që këtë porosi ta çojnë në vend.
Sipas dëshmive Shuip Haxhihasani kyçet në politik me intelektualët shqiptar me etnitet boshnjak ku edhe daja i tij del deputet zone bëhet fjalë për vitin 1920, 21, 22 ku marrinm mbi 10 deputët. Pastaj kyçet edhe ne politikë në rrafshin lokal ku zgjidhet edhe kryetar i Komunës së Sanakosit. Atë kohë kur ka qenë kryetar i Komunës së Sanakosit shumë familje kanë dash të shpërngulen prej këtyre trevave. Shuip Haxhihasani ka qenë një ndër iniciatorët që mos të shpërngulen për në Turqi duke i ndihmuar me tokë, miell etj etj. Në atë kohë ka pas 30 mijë dhen ka pas 160 rrogëtarë. Shumë prona malesh ka pasur dhe atë duke filluar nga Kamjani deri në Kuçibabë.
Zyrap Haxhihasani është djali vllait Shuip Haxhihasanit, djali i Sejfullahut si mjek. Ai është mjeku i parë shqiptar në trevën e Pollogut. Por flitet se ka qenë edhe Xhafer Sulejmani. Xhafer Sulejmani është i ardhur nga Skrapari. Ai kur e sheh se familja Haxhihasani ka nxjerrë mjekun e parë, bëhen miq, me çka Xhafer Sulejmani ia jep vajzën Zyrap Haxhihasanit. Dr. Xhafer Sulejmani ka lidh miqësi me familje të mëdha sepse aristokracia e ka kërku nivelin e vet. Zyrapi në vitin 1941 shkon në Milano te Amet Haxhihasani. Zyrapi e ka pas minxhë Shuipin, kurse Ameti ka qenë djali i Shuipit. Ameti kur kthehet në vendlindja në vitin 1942 kthehet si profesor i matematikës dhe i fizikës në Gjimnazin e Tetovës deri në vitin 1948. Në vitin 1949 ai shkon në normalen e Shkupit ku fillon të nxjerrë kuadrot e para. Remzi Nesimi, Xhevat Gega janë nxënësit e Amet Haxhihasanit. Amet Haxhihasani e krynë edhe fakulltetin e dytë në Zagreb në vitin 1961. Kur e kryen fakultetin e largojnë nga puna deri në vitin 1963. Më pas nga 1963 tre vjet shkon si sekretar i komunës së Preshevës. Prej vitit 1966 vjen dhe bëhet drejtor i Silikës dy vjet. Prej 1969 punon tek ankesat dhe lutjet si shef në nivel të Republikës së Maqedonisë deri në pension deri në vitin 1984. Më 19 tetor 1944, partizanët e pushtojnë Tetovën, ndërsa shqiptarët fillojnë të internohen si është rasti i Monopolit ku sipas dëshmive janë liruar 43 persona nga Monopoli dhe ato kanë pasardhësit e tyre edhe sot. Ka të dhëna se në periudhën e Amet Zogut në vitet 1924, 1939 z. Amet Haxhihasani djali i Shuip Haxhihasanit ka marrë bursë nga shteti shqiptar nga Mbretëria Shqiptare. Nga viti 1937, 1938 dhe 1939 kjo dhe shumë familje tjera aristokrate kanë pas lidhje miqësie me familjen e Mbretit Zog që ka ndikuar në masë të madhe të krijohet një traditë shkollimi dhe atdhedashurisë. Prej familjes së Shuip Haxhihasanit ka afër 50 familjarë me fakulltete. Janë 5 magjistra dhe 2 doktora shkencash të dalin së shpejti. Shuip Haxhihasani ndërroi jetë në vitin 1967.
**********
Dëshmi
Bisedë e zhvilluar me 23 tetor 2012 me Avni Sejfullahu, nipi i Shuip Haxhihasanit nga Piroku.
Burimi: MR.SC. ISMET JONUZI-KROSI “QËNDRESA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVINË TITISTE 1944-1990”, SHTYPSHKRONJA „LUMA GRAFIK“ Tetovë-2018, Fq. 163 dhe 164/
Comentarios