Sa shumë luftra ke
kaluar,
Dibra jonë, qëndrestare.
Kur pushtuesit të kanë sulmuar,
Të kanë djegë, Dibër plot halle.
Por, dibrani, s'është dorëzuar,
Dhe kur kullën e ka pa n'flakë.
E i kanë djegë dhe fëmijë e gru,
Mbi pushtuesit, ka marrë hak.
Dibra jonë e pamposhtur,
Ke nxjerrë trima, si
luanë,
Që s'janë shitë e blerë me pare,
Por luftuan, për vatan.
Kryetrimi,
Skënderbe,
Me 300 dibranë u kthy.
I dha Dibrës,19 fitore
Dhe nderoj, vendlindjen e tij.
Dibra e Madhe
Dibra e Vogël,
Në Fushë të Gjoricës,kanë luftu.
Hajredin Pasha me ushtri,
Humbje t'madhe ka pësu.
Mjaft sulltani u mundu,
Në Dibër solli, shumë tabore.
Dibrën tonë, me e nënshtru,
Por ushtria, i mbet
n'llogore.
Në shekuj luftërat,
kanë vazhdu,
Malet tona, u bënë kala.
Kur armiqtë, na kanë sulmu,
Kanë lënë kockat,
n'Dri të Zi, kanë ra.
Dhe Serbia e provoi,
Kur sulmoi, mbi Kolosjan.
12 mijë, i ngelën
të vrarë,
Luftuan trimat,
dibran-kuksian.
Si dy vëllezër,
të pandarë,
Kur Atdheu i ka kërku.
Dibër e Kukës, janë bërë bashkë.
Dhe armiqtë, i kanë luftu.
Comments