Nga Luan Çipi
Dikur ne, si moshatarë,
Mësonim e loznim tok,
Kurdoherë të pa ndarë,
Si vëllezër, si miq e shok.
E ndanim në mes kafshatën,
Njëri tjetërin ndiqnim pas,
E bënim ditë dhe natën,
Në një shkollë e në një klasë.
Vitet ikën, ne u ndamë,
Nga sho-shoqi të larguar,
Nëpër botë u shpërndamë
Mërguar, si të harruar:
Në Greqi e Itali,
N’Amerikë e Kanada,
Në Zvicër e në Angli,
Migrimi, dukej shaka!
Në Boston, vajti dhe mbeti
Shoku ynë i vegjëlisë
I urti Namik Shameti,
Mik besnik i shoqërisë.
Në NjyYork, familjarisht,
Emigroi Sezai rektori,
Me tituj shkencore ishte
Gradë doktori e profesori!
Në Bolonjë shkoi Lili Dodi,
Dikur ndihej si skelar,
Ish nëpunës, shef i zoti:
Kudo, zinte vend të parë.
Zakoja i Xhelarak,
N’Amerikë emigroi
Nga natyra zjarr e flakë
Dhe atje zëri i gjëmoi!
Shokët tanë të mirë, kudo ku shtegtuan
Qëndruan në krye, dolën mbi të tjerë,
Na nderuan vendin, veten e lartësuan
Si bashkatdhetarë, qytetarë me vlerë!
Për ditë i kujtoj, shpesh i grish me emër,
Dhe pse kohë larguar e pa i parë në sy,
I kam thellë në mendje, në shpirt e në zemër,
Për ditë flas me ta, si t’i kem përbri!
Tiranë, më 5 Maj 2022
Comments