Dhe vjen një ditë në erën që nget,
Do të flladis diku në male,
Lëndinave do të çel me lulet,
Qiellit do të vështroj në paqe!
Kur yjet të shuhen dhe drita të feks,
Do t'më kujtoni me mall shpirti,
Të prekur nuk do t'më lini në harresë,
Një qiri me flakzë do të ma ndizni!
Aty ku kam ecur e vrapuar,
Nuk do ti takoj më miqte e mi,
Rrëmbyeshëm shiu do t'më ketë caktuar,
Një vend me yje, aty e qetë do t'rri...
Por ti mos m'u zemero që prap shkëlqej,
Për mua as lotët mos i mbaj!
Çapitu i qetë deri andej...
Kujtomë, por mos u ndjej në faj...
Kujtomë si yll errësirës me natë
Ose si zanë që të vështron me mall,
Ti i përmalluar për sytë e mij të zjarrtë,
Ca bulëza djerse do të ndjesh mbi ballë!
Dhe kur të jesh mërzitur shumë,
Buzëqeshjen time kërko ta shohësh...
Unë si petale do të fle gjumë
Sdo t'flasësh dot, i mbytur prej lotësh!
Dhe vjen një ditë në erën që nget,
Unë me flladin do të jem bërë një,
Lëndinave, ëmbël do të çel me lulet,
Qiellit e heshtur do t'ju vështroj pa zë!
Qershor 2024
Gj. Sh.
Një poezi që të rikthen në atë që ne e quajmë „Jetë“. Udhë e gjatë, e shkurtër, e shtrënguar në një situatë me të cilën poetja prek një ditë që nget tërësinë dhe prekjen… Një ditë kur duket se e gjitha ka nisur pak a shumë kështu…
Unë të dua shumë, por nuk do ta dish kurrë këtë. Sepse unë po kaloj dhe ti do të mbetesh. Unë jam një grimcë pluhuri dhe ju jeni një shkëmb. Njëherë e një kohë, shumë kohë më parë, u shkëputa prej teje dhe u hapa fjalë për fjalë në horizontin ku jetuam bashkë. U përpoqa të të mbaj më gjatë. Gjithçka që më lidhte me ty u zbërthye si një fije rrufeje që…