Copërave fashitur
U futa brenda skutave të shpirtit,
Me ngashërim foshjor u ula në gjunjë,
Litarë shpërndarë si rrënjët e lisit,
Thellësisht mbërthyer me to edhe unë...
Kërkova brenda tij copërat ti mbledh,
Se vitet ndër copëra me kishin kthyer!
Iu luta pa zë, pa ndroje të mos më zverdh,
Si gjethen e rrahur q'ë shkul dhe hedh rrëmbyer...
Seç belbëzova brenda vetes dhe thashë:
Kjo botë qenka një kopsht me hile!
Vjen si një fllad pa bujë e pa dallgë,
Ku copërat fryjnë si erë detrave me trille!
Pastaj e kupton...,
e dinë gjithë copërat bashkë,
Të mbledhura si lule erëmirë flladitur,
Vallë në memorje apo rrymë ajri?
Zoti e dashtë!
Copëra jete, vitesh e zgjimesh fashitur!
Pastaj...
do t'fryj e retë në vallëzim do të çahen,
Bleta nektarin ndër lëndina do t'gjej,
Errëra copërash do të shpërndahen,
Me blegërimë shqerash andej këtej...
***
- Kokën ndër duar e mbaj...
Ju ndodh të ndiheni pa kokë?
Sot kokën time e kisha ndër duar!
Biseda kalvar e gjatë dhe e ngrohtë,
E dija, ndër duar mbaja diçka të çmuar!
Shihja syte e mi që flisnin tërë lëng,
Buzët që më drejtoheshin të drithëruar,
Mjekra çuditërisht qëndronte në vend,
Befas, vura re diçka të pashpjeguar...!
Si mundet, pyeta veten, koka ime kjo?!
Si nuk e paskam në vendin e vet?!
Eh, kush merret tani me ty, mos më keqkupto:
Sa punë më ke hapur moj e shkretë!
A thua me një urdhër e vendos dot mbi?!
Me këto duar ta vendos mbi supe, a mundem?!
A thua u dashka pak diplomaci?!
Oh ç'qenka mirë,
i them vetes: pse të ngutem?!
Eh moj kokë, moj kokë që s'më bindesh,
Tani fillove nga nazet edhe ti,
Unë fjalos me vetëdijen e ti që s'ndihesh,
Për kokën tënde, të paskam zili!
Ju ndodh ndonjëherë të ndiheni si kot?
Sot kokën time ndër duar po e mbaj.
Përballë, i them: dy duar janë për një kokë!
Ajo s'ka ku shkon, do të bindet pastaj...!
Qershor 2024
Gj. Sh.
ความคิดเห็น